Është shitur apo jo hotel “Plaza” në qendër të Tiranës? Behar Male: Ja si është e vërteta

7 Maj 2018, 18:49Politika TEMA

Një ditë më parë, në media qarkulloi një lajm se hotel “Plaza” është shitur.

PD tha se pas kompanisë kineze që u përfol për blerjen e “Plaza”-s, në të vërtetë qendron biznesmeni Gaz Demi dhe vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Por si është e vërteta?

Behar Male, një prej dy aksioneve të këtij hoteli, thotë se ky lajm nuk është i vërtetë.

“Lidhur me informacionin e shpërndarë në media mbi shitjen e Plazës, sqarojmë se nuk është i vertetë dhe për më tepër nuk jemi kontaktuar nga asnjë kompani kineze”, thotë ai.

“Eshtë e vertetë se në hotelin tonë flenë një numër i konsiderueshëm kinezesh por kjo s’ka lidhje me shitjen e hotelit”, thotë më tej Male.

Sipas tij, shprehje interesi për “Plazën” ka pasur kryesisht nga kompani amerikane, franceze etj.

Kësisoj, “The Plaza Tirana” vazhdon të jetë në pronësi të dy kompanive shqiptare “Agna Group” me themelues Vasil Naçin dhe TID me themelues Behar Malen.

6 komente në “Është shitur apo jo hotel “Plaza” në qendër të Tiranës? Behar Male: Ja si është e vërteta”

  1. butrinti says:

    PARA KATER VITESH JANE PIKERISHTE KETA SHPIFESA QE THOSHIN SE OLSI PASKESH BLERE NJE SHUME KATESHE NE KRAH TE NEVI PIRIT NE CIKAGO . KETE MA THANE EDHE MUA MEQE KISHA PUNUAR ME OLSIN KETO JANE THJESHTE MASKARALLEQE TE SAJUARA PER ZHURME MBASI NDODHEN NE GJENDJE DEPRESIONI POLITIK.

    1. Illyrian Kings says:

      Qe Olsi Rama ka ardhur ne shqiperi nga amerika me vjedh sa ti dalin syte per sa kohe qe vellai i tij eshte ne pushtet kjo nuk ka diskutim..

  2. Jimi says:

    Ti po ja fute kote, ti s’di gje hic !? Me mire se e di qytetari dixhital i qoftlargut nuk e di ti!?

  3. ola says:

    Po Ridvan Bode qe ti e ke pat mik dhe e ke sa aksione ka? ti e fute ne politik dhe ai ta shperbleu

  4. shqip says:

    Kinezi dixhital e paska vene ne loje te çmendurin.dixhital ( Sali kafsherorin ) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje