Kryeministri Edi Rama mori pjesë në fushatën e llogaridhënies publike në qytetin e Lezhës, ku i bëri thirrje qytetarëve edhe njëherë të përdorin platformën online për çdo problem që ndeshet në dyert e zyrave të shtetit.
Rama ceku një sërë temash nga aktualiteti ku veç të tjerash vendosi theksin tek taksat.
“Përveçse zgjidhen problemet e njerëzve pa humbur kohë, çdokush që shkruan merr përgjigje brenda 10 ditëve dhe praktikisht zgjidhja jepet sa herë që qytetarit i takon. Por mbasi jepet zgjidhja, drejtuesi i institucionit nis një hetim pse është vonuar zgjidhja e problemit.
Kjo është rruga e duhur për të zgjidhur sa më shumë çështje të njerëzve dhe për të pastruar zyrat nga individë që nuk e meritojnë të marrin rrogën pasi nuk kryejnë si duhet detyrën.
Në këtë fushatë ne nuk duam të bëjmë një paradë suksesesh. Në 6 muaj kemi bërë shumë, por jemi të qartë se ky mandat ka një peshë të madhe për ne dhe na duhet shumë punë.
Është shumë i rëndësishëm komunikimi i drejtpërdrejtë për të trajtuar shumë tema që janë shumë të rëndësishme për njerëzit.
Brenda çmimit të karburantit ne paguajmë edhe taksën e qarkullimit, e cila në rajon paguhet e ndarë. Këto janë dy taksat që kemi rritur. Nuk duhet të ngatërrojmë faturat e ujit dhe të dritave, pasi ato janë detyrime që qytetarët paguajnë për mallin që konsumon”, tha Rama.(TemA)
Kur?ne shtator si Llalla?
PO mor. z. kryeminister po ne krye te drejtorive rajonale te OSHE – se ke dhe ndonje drejtor qe ne opinionin publik te qytetit njihet si hajdut qe ka bere 1 vit burg vjedhje me tendera ( denuar 4 vjet per vjedhje) por meqenese drejtesia eshte blere ai ka dale nga burgu dhe me tenderat e vjedhur ka ndertuar nje magazine me te madhe se te vete OSHe -se dhe pastaj drejton gjithe tenderat ne dispozicion te magazines se tij dhe duke vene biznesin e tij ne dispozicion te Oshe- se . Cudia me e madhe eshte se keto drejtora fituan dhe konkursin ku duhej qe te njihnin dhe gjuhen angleze qe ishte si kriter kur ai nuk di mire shqip e jo me anglisht, por ai e fitoi dhe ka mb i 7 vjet drejtor se ka mare me tapi ate post pasi te gjithe e dine se ai e ka blere ate post,,,dhe mashtron me shifrat me mbifaturim kur jane me mijra ankesa tek zyrat e kujdesit ndaj klienit per mbifaturim per te maskuar humbjet reale qe jane mbi 30%,,,