Kryeministri Edi Rama në replikat që ka shkëmbyer me qytetarët në Lezhës, është ndaluar edhe tek çështja e vetingut.
Ai ka paralajmëruar gjykatësit, prokurorët dhe politikanët, se do të japin llogari një ditë.
“Këtu në Lezhë ka një çështje pronash të hapur.
Në atë çështje të hapur s’janë vetëm ata që akuzohen, por edhe gjykatës dhe prokurorë të cilët kanë marrë pjesë në ato krime.
Sikur reforma në drejtësi që bëhet sot të ishte bërë 20 e ca vite më pare, s’do kishim ardhur sot në ditën që njerëzit të thoshin, të gjithë politikanët janë hajdutë e s’po shkon njeri në burg.
Po si të shkojë, ku të shkojë? Ta çojnë gjykatësit që janë vënë atje pikërisht për të mos çuar në burg ata që i kanë vënë dhe pastaj me atë imunitet, që është më i fortë se imuniteti i çdo deputeti, bëjnë ça të duan nga ana tjetër?
Pse ky ishte vettingu? Jo jo, nuk është ashtu fare, është për të pastruar sistemin dhe ai sistem i pastruar do merret me të gjithë pastaj, nga më i gjati tek më i shkurtri, nuk diskutohet.
Të ndërtosh shtet s’është si të bësh ndërtim pa leje.
Ne morëm rekomandimin. Kush mund ta merrte tjetër?! Asnjë, lëre ca thonë e kishim gati e na penguan, këto janë përralla.
Po reformën në drejtësi e vettingun kush mund ta bënte tjetër? Askush. Ne kemi marrë rekomandimin dhe kemi hapur rrugën për pastrimin e sistemit të drejtësisë.
Ata prokurorë e gjykatës që sot janë përjashtuar, do vinte dita që do ngeleshin rrugëve, dhe rrinë duke u lutur që o Zot ishalla s’po vijnë të më thërrasin.
De do vijë dhe dita për gjykatës e politikanë, kujt ja priste mendja që do ndodhte kjo?
Ja u bë realitet, ne nuk po bëjmë shaka e lojë, po përpiqemi të bëjme shtet dhe të vendosim gurët në vendin e tyre, që muri që ndërtojmë mos jetë si në të shkuarën, ndërto ditën e prish natën”, tha Rama.(TemA)
te parin ne listen e vetingut per politikanet duhet te futni gangsterin politik Mulin, se fryhet shume ne parlament, te shpegoje si e ka ndertuar shtepine 450mije euro dhe si i ka dhene shtepi nga fondi i banesave motres dhe familjareve te tij ne Sarande,,,,
Po si mun te ndertohet nje shtet!
Kur Ai, s’ekziston.
Bukur e thate.Behet fjala per shtetin e Ramutit dhe Saliu shpellarit.
Pastaj se kuptova cfare donte te thoshte .
Sikur kishte marre te bardhe Kolumbiane ishte pradhisja.
Qdoher me humor cirke deklarata baskebollisti me qorape te kuqe edi rama.
po ku jetojne populli i shqiperis,ne alaska apo shqiperi per ju njoftur juve sesa rrenacak mashtrues jeni.
nese ka drejtesi kazani juaj ku shprazet….
Ore shpellarë mëso te shkruash pastajë mëso se cështë shteti i ligjit dhe jo djegjes dhe shkatërimeve
Po ehe ju njesoj jeni.
Rrespekte ed rama të paktën ke deshir të bësh shtet. ktu ka që në vitin 90të që nuk ka ekzistuar dëshira për ta ber shtetin . rrespekte brravo . qytetarët e vërtet e duan shtetin dhe rregullin. Ata që jan rritur me arushen nuk e kan nocionin e shtetit . se në pyll nuk ka rregulla . të ter han njeri tjetrin . fiks si në kohën kur qeveris PD ja.
Corapekuq,nuk mund te behet shtet me lutje arabi inshalla,Allah ,Erdogan apo Gylen……..!!??
sa per Zotin,Ate mos e ze me goje se e flliq,kjo pasi je trap[atheos]…………
Rrespekte ed rama. të paktën ke deshir të bësh shtet. ktu ka që në vitin 90të që nuk ka ekzistuar dëshira për ta ber shtetin . rrespekte brravo . qytetarët e vërtet e duan shtetin dhe rregullin. Ata që jan rritur me arushen nuk e kan nocionin e shtetit . se në pyll nuk ka rregulla . të ter han njeri tjetrin . fiks si në kohën kur qeveris PD ja.
E di qe “ripjellja” do te reagoje, por po e them pa shaka : ky njeri po behet i rrezikshem. I kercenon te gjithe sikur te jete Zoti i ketij vendi dhe nuk ben as perpjekjen me te vogel qe te nxise kulturen e shtetit demokratik, e cila para se gjithash fillon nga respektimi i institucioneve, sado mangesira te kene ato.
Mosturbusi i erdoganit edi prosti ik.
Te donte te bente shtet Ramuti duhej ti nenshtrohej Vetingut i pari.
–
Ai Tropojani msiper, tmsoj shkollnjahere se edhe koqevaret e flasin ma mir shqipen.
Respekte z k/minister. E dijme se me cfare njerezish po perballesh. Niveli i kultures se popullit pamvarsisht se eshte mbi nivelin e politikaneve prap se prap len per te deshiruar. Ato nuk njohin shtet vetem ate te diktatures. E kush ti bente reformat shpellari. Apo Fatos dembeli . Apo hajduti qe me vone krijoi lesheline. E dime se ne administrate dhe ne qeveri ka hajna me damke. Detyra eshte qe rastet te trajtohen me transparence. Dy jane me te perfolurat dy superministite. Por nje gje eshte reale: Shpresa per shtet eshte ma e madhja tash 27 vjet. Duhet ta justifikoni kete besim. Sa per pyetjet e njerezve ne keto takime duhet ta dini se i madhi Gjergj Fishta ka thane: Gjysma e dheut si dhite e Ndreut.