Deputeti socialist paralajmëron Bashën: Dosjet me 230 milionë eurot në Durrës-Kukës dhe '21 janari', s'janë mbyllur...

8 Maj 2018, 08:37Politika TEMA

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, u shpreh te “5 pyetjet nga Babaramo” në Report TV se hetimet për abuzimet në “Rrugën e Kombit” dhe “21 janarin” janë çështje të pambyllura nga drejtësia.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe kryetarit të PD për Saimir Tahirin, Balla tha se sfidon Lulzim Bashën të kërkojë rihapjen e hetimeve për abuzimin 230 mln euro në rrugën Durrës-Kukës dhe vrasjet e 21 janarit kur ai ishte ministër i Brendshëm.

Balla sqaroi se hetimi për “Rrugën e Kombit” u mbyll për shkak të afateve, pasi Basha nuk u paraqit në gjykatë.

Sipas tij, nuk ka asnjë vendim gjykate që të ketë vulosur abuzimin financiar në rrugën Durrës-Kukës që mban firmën e kryetarit të PD, atëherë ish-ministër i Transporteve.

“E sfidoj Lulzim Bashën, mbi të cilin rëndojnë një sërë akuzash, nga vrasjet e 21 janarit, 230 mln euro abuzime në Durrës-Kukës, t’i kërkojë prokurorisë të hetojë këto çështje.

Për dosjen e Bashës nuk ka vendim Gjykate, por për afatet.

Prandaj, le t’i bëjë një kërkesë prokurorisë për Durrës-Kukës ku t’i thotë: “Nuk jam gjykuar për 230 mln, por ka një vendim gjykate për raportet mjekësore ku nuk jam paraqitur në gjykatë se isha sëmurë, isha jashtë shtetit, shpreh gatishmërinë time të rihapet kjo dosje”.

Po kështu edhe për 21 janarin. Nëse u dhemb shpirti për këtë popull apo duan drejtësinë në këtë vend”, deklaron Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar te PS.

8 komente në “Deputeti socialist paralajmëron Bashën: Dosjet me 230 milionë eurot në Durrës-Kukës dhe ’21 janari’, s’janë mbyllur…”

  1. AL says:

    Z. Balla, cfare kerkon nga rrugacet .

  2. M says:

    Te shkoje si breshka te nallbani ?!
    Keto dosje i mbani vetem per kercenim e shantazh , perderisa ka akuza pse nuk hetohen e te ndiqen penalisht qe te ndahet shapi nga sheqeri
    Drejtesia vonon por nuk haron
    Pergjegjesia mbi ju “as e qi as e leshon”

  3. Lutjet e Taulantit tek kisha dhe xhamia says:

    Lutju bashes te shkoje ne burg se do ta vrase ndergjegjja pas ketyre lutjeve qe ben ti Taulant
    Se pasi te kete mbaruar pune me te parin lutju dhe salihit se me siguri do ta plotesoje deshiren por ai ka nje merak qe sic ka thene nuk vrau dot Edi ramen dhe mund te mos plotesohet deshira e dyte
    Lutuni shkoni ne kisha e xhamija dhe dhe pastaj prape nga e para edhe per votat lutuni se do fitoni prape

  4. shqip says:

    O Taulant leri keto se Jane demode . Kur thoni asnje gjyqtar nuk do i shpetoje drejtesise , do te thote qe e keni ne dore te beni drejtesi . Luli me dhe pa raport nuk ka vend per ta sfiduar . Po merreni dhe çojani kerkesen prokurorise . Ne shtetin e se drejtes Jane hapur proçese edhe pas 1/2 shekulli . Show kemi tre dekada qe shohim . E di çfare ndodh kur nje Force politike punon kundra interesit kombetar , kur baltos çdo gje te ketij vendi ? Ndodh qe ne vendet normale çrregjistrohet nga ministria e drejtesise . Shpallet e jashteligjshme . Tani ti flet , Po eshte sikur i kendon siper . Ne tere ato qe thoni ju dhe basketbollisti i Dinamos , çfare ngelet ? Perveçse nje dite e re , dhe nje buzeqeshje e re e qytetarit dixhital . Ore Taulant ! Kur erdhet ne pushtet (?) , thate se gjetet nje grope financiare 1miliard € . Perveç S Kseres asnje i hetuar e jo me i denuar . Qe edhe Spirua gezon shendet te plote , e kenaqet me shakate plote kripe te Duçes ( Saliut ) . Te pakten na e kurseni talljen se jemi ” gjynah “. Ndersa Lu-ja , permend ca lista e ca emra , Por deri ke Doshi e Roshi shkon . Yllin ne ngjitje nuk e permend . Pse ? Apo ……. !?

  5. Babuç says:

    Ore pse ngjan kaq shum ky me ate Ermalin nipin e E . Hoxhes …. !!

  6. Andrea says:

    Cfare prallis or Balla, merreni ,gjykoheni ,dhe raseni brenda , Cfare jane keto budalliqe , ti kerkoje Lulushi prokurise t’a hetoje, turp ,ska ku te shkoje.

  7. eri says:

    Sa vite keni ne pushtet e asgje nuk bete. Vetem vazhdoni e i bini nje kavalli…pse nuk eshte brenda pra Basha , apo nuk keni fakte te dokumentuara vec hani mut gjithe kohes. Po ju nje mut jeni te gjithe bashke….nuk ka gje me turp se te jesh ne pushtet tash sa vite e vetem akuzoni?…

  8. Star says:

    Or Babuc pse nuk e din ti. Ngjan se jane nga i njejti baba biologjik por me nena te ndryshme. Babai eshte Iliri,varkari i te cilit ishte shpellari .Kurse nenat jane njera gruaja e Xhemalit kurse tjetra eshte mbesa e sh.Ramiz. I lutem moderatorit qe ta postoje .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje