Deputetja socialiste: E vërteta për kandidimin tim, për kreun e Bashkisë së Vlorës

8 Maj 2018, 11:28Politika TEMA

Një ditë më parë, Top Channel raportonte se rikandidimi i Dritan Lelit për Bashkinë e Vlorës, nuk është i sigurtë.

Sipas TCH, në vend të tij mund të kandidojë deputetja Vilma Bello.

Por kjo e fundit, në një reagim public, thotë se kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Të dashur miq! Duke dëgjuar emrin tim në spekullimet mediatike për zgjedhjet e ardhshme vendore, dua t’ju them, modestisht, se Vlora e ka kryetarin e bashkisë, të cilin e respektoj si një njeri me integritet të lartë moral dhe e mbështes si një kryebashkiak vullnetmirë!

Mua më është besuar përgjegjësia e lartë që ta përfaqësoj Vlorën në Kuvend, ndërkohë që, së bashku me Dritan Lelin dhe shokët e shoqet e tjera të skuadrës sonë, ne duhet të rrisim çdo ditë ritmin e komunikimit me njerëzit.

Të hapim më tutje Partinë Socialiste të Vlorës dhe t’u perkushtohemi me pasion punëve e sfidave të kësaj force politike të pakonkurueshme, por në nevojë për përmirësim të vazhdueshëm.

Kam bindjen se në Vlorë duhet të korrim një fitore të thellë si asnjëherë më parë dhe për këtë të punojmë, pa u lodhur dhe pa humbur kohe me spekullimet mediatike që vijnë e ikin si fjalët që i merr era”, shprehet ajo.(TemA)

18 komente në “Deputetja socialiste: E vërteta për kandidimin tim, për kreun e Bashkisë së Vlorës”

  1. Arben says:

    Ik o moj shushke je bere deputete e vlores paasnje merite ne ps ngelen njerezit te komunikojne me ty . Sa leke pagove qe u bere deputete ta dime te pakten ?

    1. Eea says:

      Ti arben i pd qënke koqe e a.berishës

    2. Eea says:

      Ti arben i pd qënke koqe e s.berishës

  2. Lungo Mare says:

    VILMA BELLO APO VILMA BRUTO. KE TE BESOJME. PO DASHKENI TA LINI ZI E ME ZI VLOREN. O VILMA. KTHEHU TEK UNIVERSITETI KU KE LENE ETJONA HOXHEN QE JA PUNOVE AQ BUKUR.

    1. Lume says:

      Ti qe shkruan kunder kesaj vilmes do kesh qene kunder etjones kur i doli emri

  3. lona says:

    Vilma ti je krenaria e qytetit tone ,jemodeli i qytetarise

  4. Per kazanin says:

    Filluat juuuu … te medieve….
    Per ata qe e njohin pedagoge Vilmen e dine mire qe nuk eshte as karrieriste as arriviste. Madje u cuditen qe nje njeri si ajo u be pjese e politikes. Nuk i jep vlere politika asaj, vetem i merr. MJAFT i ndotet njerezit me integritet….

  5. Xhaxho Plaku says:

    Po lerini o njerez komentet. Duan dhe nje vit zgjedhjet a te keqen. Pa Vlora e njeh mire kete Etjonen

  6. lilo says:

    Ata qe flasin e dine mire se ju jeni nje qytetare fisnike,deputete me personalitet dhe e perkushtuar, petagoge,nene dhe shoqe e mike e nderuar. Respekt per ju! Koha selekton .

  7. besa says:

    Vilma je frymezim per cdo grua vazhdo perpara lere kazanin te ziej.

  8. vilma S says:

    po ndonje aftesi tjeter ka kjo zonje deputete se vetem qytetare i thoni ha ha na hapet barkun

  9. ana says:

    Do të ishte shumë mirë edhe po te ishit ,se ju mbaj per pedagoge model!Fitorja do të jetë e sigurt dhe suksesi në krye të detyrës as që diskutohet!

  10. socialistet e vertete te Vl says:

    Vilma ka lezet per kryetare bashkie ,jo skuthi ,hipokriti i paafti Dritan Leli ,qe vetem te keqija u ka sjelle socialisteve.Te zhduket Dritani

  11. rea says:

    vilma gjeju ndonje pune ketyre qe sdine tjeter vec bejne analistin banal.Suksese ne rrugen tende.

  12. gimi says:

    Vilma mos lejo te te perkulin kromashet themi ne nga vlora .

  13. koli says:

    Vilma le te thone cte duan,por ti ec me koken lart e te jesh krenare per ate qe je per vete dhe familjen dhePS.

  14. roni says:

    Vilma suksese ne rrugen tende

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje