Gjatë bashkëbisedimit që ka pasur dje në Lezhë, një qytetar i ka thënë Ramës se të gjithë politikanët e kanë mendjen tek xhepi dhe interesi i tyre.
Kjo ka bërë që Rama të reagojë i revoltuar, duke thënë se ka marrë shumë kosto mbi vete, për të bërë këtë punë që bën
“Nëse unë nuk do mendoja për vendin dhe për popullin, nuk do merresha me këtë punë.
Shumë njerëz mendojnë se kjo punë është qejf i madh. Shumë njerëz mendojnë që kush bën këtë punë, nuk ka si ai.
Në fakt, kjo është një punë që unë e bëj pikërisht sepse mendoj për njerëzit dhe për vendin dhe besoj shumë që ky vend mund të bëhet dhe besoj shumë që, nëse bëhen gjërat e duhura, fëmijët e këtij vendi, nesër nuk do kenë hallet dhe problemet që kanë pasur prindërit e tyre.
Dhe për të bërë këtë punë e për ta bërë si duhet, ka një kosto që ty nuk ta rrok mendja.
Ka një kosto familjare, ka një kosto të madhe shpirtërore, ka një kosto të madhe fizike dhe është një punë që ka një peshë mbi kokë dhe mbi supe, që po nuk e provove, nuk e kupton.
Kështu që është e drejta jote dhe e drejta e shumëkujt që të mendojë se këtu jemi të gjithë njësoj. Por përsa më takon mua, unë e kam pasur të qartë që kur kam qenë shumë më i ri e nuk kam qenë në këtë punë, që në fund, dy metra dhe mbeten”, tha Rama.(TemA)
E paske kuptu me ne fund
mund te ngeli dhe pa ato dy metra
se fundin asnje se di si mund ta kete.
megjithate edirama meriton vdekjen
me te keqe.
ne te besojme prandaj te votojme
Nje dallavetexhi nuk mund ti thote dot keto fjale.Une te besoj!
.. ai qe mendon se ne fund 2 m dhe mbeten, ben gabim te madh , kushdo qofte ..! Kjo thenie eshte pesimiste dhe shume e pa pranueshme .. Jeta eshte e pa fundme , pamvaresisht se eshte ne forma te ndryshme . Shpirti jeton ne perjetesi , me shpirtra te tjere te cilet nuk kane bere mekate ..!
Po ne shendetesi kur do behet vetingu se na grine ka leket doktorret vampira. ..
Po pra por keni vjedh aq shum sa sdini ku te coni leket, edhe thoni he se edhe 2 metra na kan ngelur,, yyyyyyyy rrac e keqe, je manipulator i papam, te urrej.
Edhe dy metrat duhet hipoteka.
Edhe dy metrat duhet hipoteka. Ndryshe ska leje varrimi.
E vertete eshte o Edi , por diferenca nuk eshte se marin 2 metra dhe te gjithe , por tek rruga se si shkon deri tek momenti kur marin te gjithe 2 metra , dikush vete i ngopur dhe dikush i vobekte ,dhe i vuajtur , dikush thote qe: Bera cdesha e rojta si doja , dhe dikush tjeter thote qe : Me mire te iki , jam torturuan pa mase , punova nje jete dhe nuk me del te roj si duhet , keshtu qe me mire te iki……….sinqerisht ta them qe do te desha shume te besoja te kunderten , ate qe thua zotrote , por ajo eshte nje peralle ………
Rama, si me i zgjuari tek publiku i “degjesave” e ka kuptuar qe pas vdekjes nuk merr me shume se dy metra..
Prandaj sa eshte gjalle po shfrytezon te gjithe pasurite e vdekatareve te tjere.. S’ke ci thua, eshte pragmatist..