Kryeministri Edi Rama u pyet edhe për vendimin e taksimit të Rrugës së Kombit i ftuar në Top Show, që solli pasoja të papritura për qeverinë e tij.
Ai mohoi që ky vendim të ishte shenjë e arrogancës së qeverisë, por pranoi se kishin gabuar, duke u nisur nga qëllime të mira.
“Kjo është një çështje komplekse, por që nuk kemi të bëjmë me arrogancë. Bëhet fjalë për një gabim total tonin, që erdhi pasi u nisëm nga një qëllim i mirë.
Ne gabuam pasi ajo kontratë ishte bërë dy vite më parë dhe erdhi për t’u implementuar në një moment kur nuk ishim të përgatitur as ne dhe as komuniteti.
Ishte një risi në Shqipëri dhe ne gabuam strategjinë për ta prezantuar dhe impelemntuar ashtu si duhet”, deklaroi Rama.
Sa i përket fatit të mëtejshëm të Rrugës së Kombit dhe kontratës me koncesionarin, kryeministri Rama tha se qeveria po studion një opsion të ri të funksionimit të sistemit të taksimit në atë aks.
“Që të mos gabosh është e pamundur, por ka një ndryshim mes gabimit padashje dhe atij që bëhet për qëllime të caktuara.
Gjithsesi është me rëndësi që të nxjerrim mësime nga ky gabim dhe të tjerë, për të mos i përsëritur më në të ardhmen.
Në rastin konkret, ne do të japim një opsion të ri të funksionimit të taksimit të asaj rruge. Jemi duke studiuar formën e duhur dhe të përballueshme nga qytetarët, por taksimi është i pashmangshëm, pasi është një rrugë që nuk mund të mirëmbahet ndryshe”, deklaroi Rama.
ka nje arsye qe vetem ne shqiperi ekziston shprehja “beju nenen te te thone baba’
ka nje arsye qe vetem ne shqiperi ekziston shprehja “beju nenen te te thone baba’.
Gjera te nxitiara e te pastudiuara, po nuk edhte e rastit. I rrisni cmimet dhe taksat sipas deshires. Financa eshte llogari Jo hajde futja. Popullit s’i meren leket sipas qejfit.
ore i mjer ne logjik,shteti nuk mbahet dhe avancohet ne ekonomi e bugjet me ngritje çmimi Taksash,por me zhvillim industrie.bujqesie turrizmi e mbi te gjjtha nje ushtrie te fuqishme.
taksat paguhen gjithkund ne shtete te evropes,por taksa sipas fitimi te rroges dhe standard jete.
pra taksa per shqiperin dhe kosoven vetm 15-20 euro abone viti per autoudhen,se shqiptaret nuk fitojn si ne zvicer dhe nje shumice jane pa pune.
18 euro nje drejtim per kamiona eshte me shtrejt 30 her se ne autoudhen e zvicres.
Plase tu bo gabime dhe keto jane te pa faleshme,a e di qe kur gabon ngel ne klase pranej thirri menjes o palle.