Nikollë Lesi “tërbohet” me kreun e PD: Frikacaku Lulzim Basha që dridhet nga hija e tij, s’rrëzohet Edi Rama me Facebook

9 Maj 2018, 10:26Politika TEMA
Nikollë Lesi “tërbohet” me kreun e PD: Frikacaku Lulzim

Gazeta “Koha Jonë” e cilëson frikacak dhe të varur nga kryeministri Edi Rama, kreun e PD, Lulzim Basha.

Gazeta e Nikoll Lesit e akuzon Bashën se ka frikë të bëjë opozitë dhe i kujton se Rama s’rrëzohet nga fFcebooku.

“Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?

Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën, është kthyer në liderin që demotivon çdo aksion.

Në pak muaj kabineti “Rama” është goditur nga jo pak skandale që do të vinin në pozitë të vështirë ekzistencën e çdo qeverie. Çështja “Tahiri” dhe taksa e Rrugës Durrës-Kukës janë ngjarjet më të fundit, ku reagimi nisi vrullshëm dhe më pas u zbeh si të ishin gjëra pa rëndësi. Ky handikap në vijimin e qëndresës opozitare nuk erdhi për shkak të qytetarëve, por si rrallë herë për shkak të mungesës së opozitës dhe konkretisht të Partisë Demokratike.

Kur fronti opozitar ishte gati për një reagim mbarëpopullor, ai që e frenoi dhe duket se e shpëtoi edhe një herë qeverinë ishte pikërisht kreu i PD-së, Lulzim Basha. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kreu i PD-së, në vend që të ishte njeriu që duhet të ngrinte peshë opozitën është kthyer liderin që demotivon çdo aksion.

Demokratët, pas skandaleve të fundit dhe qëndrimeve të ashpra të ndërkombëtarëve ndaj qeverisë, pyesin: Ku është PD, çfarë po pret Basha që të veprojë? Sepse ironikisht, sa herë që ndodhin ngjarje të mëdha, në vend që të jetë qeveria dhe kryeministri ata që struken nga përballja, nga skena zhduket kreu i opozitës, Lulzim Basha.

Përherë me atë buzëqeshjen shqiptaro-hollandeze ai e tkurr opozitën, duke i shkundur motivin dhe shpirtin revolucionar opozitar. Por ajo që po ndodh këto kohë me PD-në nuk është një rastësi. Është një skemë disfate që Lulzim Basha e ka përdorur që nga ardhja e tij në krye të PD-së. Në ADN-në politike të PD-së ka qenë gjithmonë aksioni, reagimi publik deri dhe përplasja e fortë në rrugë dhe në Kuvend me qeverinë. Pavarësisht të metave që ka kjo sjellje politike, fakti është se PD-ja në të kaluarën ka arritur të ketë sukses vetëm prej shpirtit përballës me qeverinë.

Në pesë vite që drejton Partinë Demokratike Lulzim Basha nuk mbahet mend për asnjë sfidë reale ndaj qeverisë “Rama”. Nuk ka ftuar asnjë palë zgjedhje, por mbi të gjitha në vend të dëmtonte qeverinë, në çdo vit të mandatit të tij vetëm sa ka thelluar përçarjen e PD-së. I vetmi moment kur PD nisi rimëkëmbjen ishte fillimi i çadrës opozitare. Në vend që ky aksion të ishte revolucioni i opozitës, Lulzim Basha më “aftësinë” e tij e kthehu çadrën në dështimin më të madh politik të PD. Marrëveshja me Edi Ramën një vit më parë është gafa më e rëndë politike, pasojat e së cilës vazhdojnë ta ndjekin edhe sot Lulzim Bashën.

Po pse Lulzim Basha nuk i çon deri në fund aksionet e PD-së kundra qeverisë? Në muajin nëntor të vitit të kaluar nisi një gjysmë reagimi ndaj qeverisë. Doli disa ditë në protesta dhe në mes të dhjetorit u tha njerëzve që nxori në rrugë: “takohemi pas festave të Vitit të Ri”.

Për reagimin e radhës u kujtua më 27 janar. Pavarësisht se qytetarët ju përgjigjen thirrjes si asnjë herë më parë, mitingu më i madh i opozitës, u mbyll vetëm me fjalimin e Lulzim Bashës. Edhe këtë herë Basha thirri qytetarët, shau qeverinë dhe e akuzoi për krimin, por nuk dha asnjë zgjidhje sesi dilet nga situata dhe çfarë do të bëjë Partia Demokratike. Vrullin e 27 janarit ku qindra mijëra opozitarë vlonin për ta rrëzuar Edi Ramën, ai iu përgjigj: “Faleminderit, tani shkoni në shtëpi!”.

Kulmi i paradokseve të Lulzim Bashës është fushata e fundit opozitare. Në fillim të muajit prill, pas ngjarjeve që ndodhen në Rrugën e Kombit, Lulzim Basha deklaroi me pompozitet se PD shpallte mosbindjen civile. Mosbindja civile është vendimi thuajse më ekstrem që një forcë politike mund të marrë në një shoqëri demokratike. Basha u duk i vendosur kur e hodhi këtë hap dhe thirri aleatët për të nisur reagimin. Pas disa protestash në rrugët e qyteteve, vet Basha e harroi mosbindjen dhe u paraqit një të enjte në parlament.

Nga mosbindje, fushata e PD u kthye në bindje totale ndaj qeverisë dhe Edi Ramës. Gjithë aksioni i fundit i Bashës u servir si një goditje e ashpër që do ti jepej qeverisë. Ndërkohë mosbindja u harrua dhe sot PD mjaftohet vetëm me deklarata në Facebook, njëlloj si organizatat jo qeveritare që reagojnë për të justifikuar fondet.

Nuk rrëzohet kryeministri Edi Rama me Facebook apo me konferenca shtypi, siç vepron PD. Apo ka një marrëveshje të fshehtë mes Ramës dhe Bashës, duke bërë sikur zihen e shahen, por komunikojnë me sms dhe kanale të fshehta?”, shkruan gazeta e Lesit.

11 komente në “Nikollë Lesi “tërbohet” me kreun e PD: Frikacaku Lulzim Basha që dridhet nga hija e tij, s’rrëzohet Edi Rama me Facebook”

  1. Berti says:

    Po pse mor katubar dreqi…psr do ze trezoget Edi Rama…ka vota e popullit dhe punon per te bete shtet…pse or cub insinuon dhe ndjell dhune e rremuje or derr i ndyre…

  2. Dymi says:

    Nikollen si duket e ka marre malli per tom-tom makutet e Saliut qe ta djegin te gjalle si ne 1997-ten. I djeg ajo prapa te shkretit. Kerkon hell qe ta kruaje. Rama vete i gjate eshte, por nuk e perdor hellin. Nikos dhe nipit te Husniut i pervelon ajo prapa per hell. Hall i madh!!!!

  3. klemi says:

    Pirdh or nkoll pirdh se shfryhesh thote populli. Si kujton zoteri se pushteti merret me protesta dhe llafe gazetash apo me vote? Sa per llafet e gazetes tende nuk e rruan njeri fare ndersa per vota mendoj se kur edi ka mbi 50 %, nuk ka pse shqetesohet fare as nga ti e as nga lulushi.

    1. Pellumbi says:

      Nuk ka zok kurve ta rrezoj qeverin Rama.Rama ka votat e popullit, populli e rrezon .Do vine zgjedhjet e ardhshe do e shohim se sa do fir.oj dhe me shume partia demokratike dhe aleatet e saj.Beni kujdes nuk rrezohet maxhoranca e sa dal nga zgjedhjet.

  4. timo says:

    Edhe ti o Nikollë bën pjesë në grupin e inatçijve kunder Edi Ramës. Juve, o derëzi, ju janë erësuar sytë dhe shurdhuar veshët nga xhelozia dhe inati kundër tij,prandj nuk e kuptoni që Edin nuk e rëzon dot as Basha e as Berisha me PD-në. Atë e rëzon ose e ngre vetëm vata popullore se Basha e Berisha nuk janë popull. Ata janë vetëm jashtëqitja e tij. Suksese në jetë o Nikollaj.

  5. Une,Lubonja says:

    Nje Lezhjan si Preci,Ndoka,dhe disa injorante te tjere! Na myti llymi Mero djali! Hajdutlliku i Lesit me Berishen eshte i njellojte me ate te Ylli Rakipit me gazeten Albania! Kane vjedhur para nga nga kosovaret qeveria ne mergim!

  6. sul korriku says:

    Tashme e dine i madh e i vogel (apo i gjate dhe i shkurter) qe Basha, Spaho, Paloka, Murizi, Bumçi, etj nuk e rezojne dot E.R.
    Por as ti e shoket e tu mor byth pambuk nuk e rezoni dot.
    Shyqyr qe kini Lulin te shkaroheni.

  7. GONI says:

    O NIKOLL O ZAGAR SHKO RREZOJE TI ME ARME MOR ROBQIR QE TE SHKOSH NE GOP TË SATEME MOR PLERE KATOLIK MUTI

  8. Viola says:

    O Nikolle me sa duket ke shkuar per kesh edhe ti ,po ose per nje kryrminister si Luli ka nevoje Shqiperia apo doni ta mbani hiq e mos keput kete vend.

  9. Pa vlere says:

    O Nikoll Lesi, o Lezhjan legen.
    Qeveria eshte zgjedhur me 1 milion vota. Ata qe zgjodhen nuk jane budallenj, zgjodhen te keqen me te vogel nga dy..
    Ça e di veten ti qe te mesosh Shqiptaret,o legen.

  10. Jimi says:

    Duke u nisur vetem nga titulli i shkrimit, se nuk kam ndermend te lexoj nje individ qe prej kohesh i ka dale boja dhe nuk paraqet asnje lloj interesi per lexuesin, i them! Ramen nga istikami nuk e luan dote, jo Luledelja, por asnje bir kurve si puna jote qe di vetem te derdellitesh e te lepihesh sa majtas djathtas. Ramen ne ate istikam e vuri sovrani dhe vetem ai vendos qe ti japi edhe nje mandat tjeter. Ju hienat politike shkoini nga mbrapa dhe prisni se mos i bien bolet dashit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje