Gazetari Lutfi Dervishi e vendosi ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, përballë një situate hipotetike për të ilustruar ngërçin e krijuar si pasojë e mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në emisionin “Përballë” në RTSH 1, Dervishi e pyeti ministren se çfarë do të ndodhte nëse qeveria përmes një ligji vendoste mbylljen e të gjitha mediave në vend, përveç ERTV-së.
Ministrja Gjonaj tha se ligji do të duhej të kundërshtohej në Gjykatën Kushtetuese, e cila nuk mund të nisë funksionimin përpara ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë.
“Deri në fund të këtij viti, shpresojmë që insitucionet e reja do të jenë ngritur”, u shpreh Gjonaj, duke pranuar se kolapsi i Gjykatës Kushtetuese në rastin më të mirë do të jetë çështje muajsh.(TemA)
Lutfi Dervishi nje morrak qe u strehua tek rtsh dhe i eshte rritur gusha. Ta theme une: Shqiperia s’ka nevoje as per gjykate kushtetuese e as per asnje lloj gjykate deri ne zbatim te reformave. Fakti me madhor eshte Keshilli larte i drejtesise, QEVERIA E DREJTESISE SHQIPTARE dje me vendimin e saj kriminal per gjyqtaret. Pse per kete na duhet gjykata kushtetuese dhe gjyqtaret e tjere, per te na shkaterruar akoma? Te shkrihen te gjitha gjykatat, eshte gjendje lufte dhe e votuar nga populli eshte vetem qeveria. Ajo te vendos per fatet e tij deeri ne krijimin e drejtesise se re. 28 vjet krim, vjedhje, tradheti; kete ndertoi qoftelargu e tani fajin e kane te tjeret, perfundimisht u bie shqiptareve te ndershem e hallemedhenj.