Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, përmes një deklarate të shpërndarë për median, thekson se “Dita e Europës” hodhi themelet e një kontinenti të bashkuar në paqe dhe harmoni.
Kjo forcë politike nënvizon ndër të tjera se “9 maji” le të shërbejë, jo vetëm për të festuar, por për të reflektuar mbi përpjekjet për përmbushjen e aspiratës së kombit shqiptar.
“Kjo ditë simbolizon vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, që kanë gjetur zbatim si asnjëherë më parë të drejtat themelore të njeriut, si e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë, që janë në themel të rrugëtimit të PDIU-së, në përpjekje për zgjidhjen e Çështjes Çame”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Deklarata e plotë
9 maji, Dita e Europës dhe përvjetori i Deklaratës së Shumanit, hodhi themelet e një kontinenti të bashkuar në paqe dhe harmoni.
Kjo ditë le të shërbejë, jo vetëm për të festuar, por për të reflektuar mbi përpjekjet, për të përmbushur aspiratën e kombit shqiptar, anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Që prej 1990-së, ëndrra e shqiptarëve ka qënë anëtarësimi në Bashkimin Evropian.
Kjo ditë simbolizon vlerat universale të lirisë dhe demokracisë, që kanë gjetur zbatim si asnjëherë më parë të drejtat themelore të njeriut, si e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë, që janë në themel të rrugëtimit të PDIU-së, në përpjekje për zgjidhjen e Çështjes Çame. (TemA)
Nje njeri qe lufton dhe sakrifikon per kombin,nuk perdor hipokrizine si nje arme per “qellimet” e tij.
E them kete,se zoti Idrizi ka marredhenie te mira me Erdoganin dhe andej i merr udhezimet.
Pyetja eshte.
Cfare eshte komb dhe lufta per nderin,historine gjakun,dinjitetin e Tij?
Perse luftoi “Heroi” juaj Epirote Jeorgios Kastriotis zoti Idrizi? Per Sulejmanet per Hamzate,per Qemalet per mijera Xhamija,per Skolia turke?
Ju zoti Idrizi kini vendosur mbi Kombin identitetin Fetare,jini kanceri i ketij vendi me histori ndryshe nga tuajit qe nuk kini akoma nostalgji per Pashalleqe Barkam,Novruz,Namaz.
Cdo te thote qe une jam “shqipetare” pir emrin,fene,festat,identitetin e kan Arabe?
Ke kujtoni ju zoti Idrizi te mashtroni?