Ditën e mërkurë, Qeveria miratoi një vendim për importimin, përdorimin dhe tregtimin e qeseve plastike, që parashikon eliminimin përfundimtar të tyre. Por ministria e Mjedisit thotë se ky vendim do të hyjë në fuqi pas 2 muajsh për t’i dhënë kohë bizneseve për t’i zëvendësuar me trasta.
“Siç e patë edhe ju në tregun tek ish-Qyteti i Nxënësve tregtarët janë tepër të revoltuar, megjithëse shumica e tyre hezitojnë të flasin me frikën se dikush mund t’i penalizojë. Ato nuk dinë ende nëse ky është një vendim përfundimtar, nga ana tjetër nuk dinë se cilat janë alternativat për t’i zëvendësuar, por thonë se kjo është kosto e shtuar për ta, pasi trastat kushtojnë më shtrenjtë”, thonë tregtarët.
Sasia e qeseve që përdoren në Shqipëri, sipas Ministrisë së Mjedisit është 100 ton në muaj ose 1200 ton në vit. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Mjedisit, rezulton se konsumimi ditor është 8 qese për çdo person në një familje ku ka 4 pjesëtarë. Ndërsa për prodhimin e ambalazheve nga qeset e plastikës konsumohen rreth 20 mijë ton në vit.
Qeset plastike hidhen në mbeturina, por një pjesë e tyre e tyre përfundon në natyrë, duke ndotur mjedisin dhe rrezikuar jetën e banorëve, pasi janë të pashkatërrueshme. Sipas ekologjistëve, që një qese plastike të vetëasimilohet duhen të paktën 200-300 vite, në varësi të densitetit të qeses.
Pas dy muajsh, asnjë qese plastike nuk do të përdoret më. Vendimi i qeverise parashikon gjoba nga 1 deri ne 1.5 milionë lekë.(TCH)
Kjo eshte per te qeshur.Do ndalohen qeset plastike qe mos ndotet ambienti.Dakort.Po pse qeset na prishin pune?Gjithe pordhimet qe shiten janë te paketuara ne qese plasmasi apo ne bidona plastik.Nje bidon plastik eshte sa per 100 qese plastike.Pra duhen ndaluar ambalazhimet dhe jo vetëm qeset.Kjo behet per te shitur qese ne supermarkete.Ketu ne Greqi kur blen diçka te pyesin:don qese megjithëse edhe këtu janë ta ndaluara dhe paguan 40 leke afërsisht.
Mos jeni gje te cmendur ,a mos valle ne shqiperi kane mbetur ne drejtim vetem mbeturinat e shoqerise njerezore.cfar vendimi absurd mund te jete ky per heqjen e qeaeve plastike so gjoja ndotin ambjentin,turp i math per qeverine ne qofte se mer nje vendim te tille,qe ta pres shkurt atehere ne shqiperi duhet te nderpriten lindjet se njerezit ndyjne ambjentin dhe do te vdesin.por turp nuk keni cfar jane keto marrezira.sejcili dujhet ti dale zot punes se tije .duhet vendosur disipline kush ndot ambjentin te denohet me denimet me te renda jo te hiqet qeska sepse dikush i pa pergjegjjshem e heth e bllokon kanalet.keto vendime jane pa baze jane te turpeshme athere te pmos prodhohet asgje se cfar do gjeje qe te prodhohet ajo ka mbeturinat e saje.por po ju them edhe nje here turp nuk keni qe merni venduime te tilla qe kerkoni te zevendesoni nje material me pak te kushtueshem me nje material te klushtueshem e ta ktheni shqiperine me trasta si ne kohen e ish mbretit zog.turp te keni qe keni mare nje vem ndim te tille\NUK BESOJ SE KRYEMINISTRI RAMA DFO TA APROVOJE NJE VENDIM TE TILLE.KETU NE KANADA E KUDO NE BOTE PERDOREN QESKAT PLASTITE DHE CDO SHITES TE PYET A DESHIRON QESK SE SHUIME VETE E MARIN ME VEHTE.jU LUTEM MOS BENI SHAKARA TE TILLA.
Kanceri qe gjenerojne keto qeset ka cmim me te larte, se 2 lekshi qe paguajne tregtaret. Ky eshte vendimi me i mire qe ka marr kjo qeveri.
O sa.mire shyqyr qe i hoqet o shtet ja nje gje e mire bravo