Ky është momenti i frikshëm kur një makinë garash ngrihet në ajër duke bërë dy rrotullime 360 gradë dhe që përfundon duke u përplasur me barrierat mbrojtëse.
Fatmirësisht piloti 20 vjeçar Matevos Isaakyan nuk pësoi dëmtime të rënda.
Ai u dërgua me menjëherë në një qendër mjekësore për kontrollet rutinë dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i tmerrshëm ndodhi në garën e njohur si “6 orët e Spa-Francorchamps” në Belgjikë. (TemA)