FOTOT: Ja si e ruajnë traditën pehlivanët shqiptarë në Maqedoni

15 Maj 2018, 10:02Lifestyle TEMA
FOTOT: Ja si e ruajnë traditën pehlivanët shqiptarë në

Studeniçani (ose Karshiaka) është një ndër fshatrat-komunë të shqiptarëve të Maqedonisë, ndër më të njohurat. E rrethuar me komuna maqedonase, si Sopishta, Kisella Voda, Zelenikova dhe Velesi, ajo me shpirt kombëtar e inteligjencë njerëzore, arrin të ruajë identitetin pa u ndikuar nga fqinjët sllavë.

E gjitha kjo falë karakterit unifikues të banorëve që me vite të tëra vetëorganizhen në aktivitete e manifestime me karakter tradicional.

Të dielën që sapo lamë pas, shoqata qytetare për arsim, kulturë, sport dhe ekologji “AKSI”, organizaoi për të tetën herë më radhë një manifestim ku në qendër është mundja.

“Etno Fest-Tradita vazhdon”, quhet aktiviteti me performanca të rralla ku burra kërlesheshin trup më trup në sytë e qindra bashkëfshatarëve.

Sporti i mundjes përbën traditën e vjetër shqiptare të Karshiakës së Shkupi (Studeniçanit), dhe manifestimet nëpërmjet këtij sporti janë pjesë specifike e etnologjisë së kësaj treve.

Në mënyrë që të përfitojë karakter më të theksuar kulturor, ky manifestim përveç organizimit të garave të mundjes, shoqërohet edhe me prezencën e këngëve dhe valleve të ndryshme popullore.

Duke qenë se manifestimi zgjat me orë të tëra, organizatorët, elementet e traditës shqipëtare, gjegjësisht të kulturës karshiakase i shfaqnin edhe nëpërmjet llojeve të ushqimit.

Ata kishin përgatitur për pjesëmarrësit specialitet të kuzhinës tradicionale shqiptare si flija dhe tatli me krunde.

Në këtë manifestim, morrën pjesë mbi njëqind mundës (që me gjuhën vendase quhen dhe pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Turqia dhe sigurisht Maqedonia.

Ndryshe, Karshiaka shquhet për sportin e mundjes, dhe jorastësisht në finalen e kësaj gare arriti Muhamed Vejseli, pikërisht nga Studeniçani.

Përveç banorëve të Karshiakës, ky organizim tërheq vëmendjen e shumë qytetarëve dhe sportistëve nga vende të ndryshme, madje nuk mungoi as legjenda dhe kampioni botëror i mundjes, Shaban Tërstena.(tesheshi)

9 komente në “FOTOT: Ja si e ruajnë traditën pehlivanët shqiptarë në Maqedoni”

  1. Alban says:

    Ja keto jane rrenjet e kultures se lashte greke, qe ruhen sot e kesaj dite nga shqiptaret.

  2. Tradita e Turqve mes Maqedonasve Muslimane. says:

    Kjo eshte tradite e Turqve ne Turqi dhe jo e Shqiptareve. Shqiptaret e Maqedonis kane shekuj qe shqip mund te flasin por nuk jane me shqiptare. Mundja , pasi je vajosur, eshte tradite e Turqve dhe jo shqiptareve.Mesoni mire faktet.
    Keta mund te quhen Maqedonas Musliman por ne asnje menyre shqiptare.

  3. Isuf kapertoni says:

    Ti qe ne titull e dhjet muhabetin, pehlivan eshte fjale osmane qe do te thote mundes. Shkurt na thua qe keta kane ruajtur kulturen osmane dhe traditat osmane

    1. ben says:

      pehlivan domethene akrobat dhe jo mundes. Te pakten kjo ka qene kuptimi I kesaj fjale ne shqip.

  4. Zike Arapi says:

    Aferin raca e paster ariane!

    1. Maelga says:

      Ja, ja!
      Arian denbabaden !!!!

  5. vito says:

    BRRAVO ju lumt qe ruani traditen shqiptare te krahines tuaj , vetem keshtu ne nuk do zhdukemi si komb ,brravo , shum fest e bukur per SHQIPTARET e trevave qe jan brenda kufirit maqedonas , brravo.

  6. Janullatos arxidoglyftis says:

    Kjo eshte mundje TURKE !
    Te lyhesh me vaj e te besh mundje e ka origjinen nga tyrkije.
    Po vute re gje qe gjate mundjes kundershtaret i fusin gishtin njeri-tjetrit ne bythe , ahere eshte stil grek !

    1. D says:

      Jo. Greket vetem gishtin ne bythe fusin, dhe thone u lodha. Si ua vodhen leket Gjermanise? Ja kshu, nje gisht ne bythe ketu, nje grykore atje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje