Rama mban Xhafajn dhe zgjedh luftën

16 Maj 2018, 18:21Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Ka qenë një vendim i vështirë ky i sotmi për Edi Ramën. Përballë një audiopërgjimi që implikonte vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, i cili ka edhe një dënim ende të pakonsumuar në Itali për trafik narkotikësh, parashikimet për qëndrimin e kryeministrit ishin thuajse të pamundura.

Me një kthesë nga ato që është mësuar t’i ofrojë në vite para publikut, Edi Rama i ka lënë vend elokuencës së njohur dhe mesazheve të ashpra ndaj opozitës, duke njoftuar moslargimin e Fatmir Xhafajt nga posti. Kryeministri ka njoftuar gjithashtu se ka inicuar një ekspertizë të përgjimit, nga i cili siç u shpreh, del se kemi të bëjmë me një manipulim. Duket pikërisht ky element, pra ekspertimi i përgjimit audio, faktori bazë i qëndrimit të ashpër të Edi Ramës ndaj opozitës dhe kërkesa insistuese për “burg shembullor” për ata që e kanë kurdisur këtë zallamahi kolektive. Pa harruar edhe gjestin e Agron Xhafajt, i cili deklaroi vetëdorëzimin pranë autoriteteve italiane për të vuajtur dënimin.

Nga aspekti politik, zhvillimet më të fundit brenda maxhorancës shënojnë triumfin e kompaktësimit, në vend të lëshimit të një komponenti delikat të qeverisjes, siç është kreu i ministrisë së brendshme. Pas ikjes së Saimir Tahirit, largimi i Xhafajt do të kishte qenë një thikë me shumë presa për shumicën qeverisëse, pasi së pari do të triumfonte idea se dikasteri në fjalë është drejtuar “tradicionalisht” nga persona të lidhur me narkotrafikun, e së dyti, pasi politikisht qeveria do të dilte tejet e dobësuar nga një ikje tjetër e bujshme.

Opozita u investua me mish e me shpirt ndaj aferës Xhafaj. E bënë këtë ata që në asnjë rast s’kanë pranuar ta venë veten para drejtësisë për akuzat që kanë pasur mbi shpinë. Më i pari Lulzim Basha, i cili nuk hoqi dorë nga postet dhe imunitetet as kur u akuzua nga Kushtetuesja për Detin, as kur prokuroria i vuri në dorë dosjen 220 milion euro të rrugës së Kombit dhe as kur në bulevard shtriheshin katër të vdekur, ndërkohë që ai ishte ministër i brendshëm. Kapja pas përgjimit të vëllait të Xhafajt shënon apogjeun, momentin kulmor të luftës opozitare. E djathta ka hedhur gjithë çfarë kishte në xhepa tek largimi i Fatmir Xhafajt e dihet që kur luan në këtë mënyrë dy janë mundësitë: ose të fitosh gjithçka, ose të humbësh gjithë çfarë ke!

Shpërthimi i skandalit më të fundit me vëllain e ministrit të Brendshëm përbënte një shkëmb të rrezikshëm nënujor për Edi Ramën. Ende pa mbyllur vitin e parë të qeverisjes, ai drejton vërtetë i patrazuar nga zhurma e opozitës, por sheh sesi skandalet e lidhura me drogën po krijojnë një unazë të rrezikshme zjarri rreth pushtetit të tij, i cili ka numrat, por duhet të ketë edhe imazhin, moralin dhe fuqinë e duhur për të avancuar drejt pjesës së mbetur të mandatit. Rama e ndjen këtë rrezik në rritje, së bashku me humorin gri të një pjese të madhe të shoqërisë shqiptare, për shkak të krizës ekonomike, papunësisë dhe mosbesimit të një pjese të shqiptarëve ndaj të ardhmes së afërt.

Një rënie e bujshme në rradhët e ekzekutivit në këtë moment, do të krijonte një masë kritike tejet të rrezikshme për balancën e fuqisë mes pozitës dhe opozitës. Nëse kryeministri ja arrin të demostrojë me prova se opozita luajti një lojë të pisët me audiopërgjimin, kjo do ta fuste edhe më thellë këtë të fundit në spiralen e krizës ku ndodhet prej vitesh, duke i dhënë maxhorancës një kartë të fortë morale në dorë për të vijuar punën.

Dalja publike e Ramës kundër audiopërgjimit shënon një zhvillim me rëndësi në përballjen aktuale mes pozitës dhe opozitës. Ajo përbën një akt konfrontimi total mbi një element të fortë besimi, siç është pastërtia e zyrtarëve të lartë të shtetit. E parë kjo edhe në dritën e avancimit të reformës në drejtësi, e cila po fillon të presë kokat e para në sistemin e drejtësisë.

Goditja e Fatmir Xhafajt, për gjithçka përfaqëson emri dhe figura e tij në raport me reformën dhe imazhin që ai ka tek të huajt, do të ishte një rënie e zhurmshme dhe me kosto të lartë për qeverinë. Rama ka vendosur sot t’i thotë “ndal” këtij procesi. Në pritje për të parë provat konkrete se ka pasur ose jo të drejtë. Tani sfida është hedhur: njëra palë do të dalë e pastër, e tjetra gënjeshtare. Kjo luftë s’mund të ketë më dy fitues.

11 komente në “Rama mban Xhafajn dhe zgjedh luftën”

  1. ai-ajo says:

    Sa te mencem qe te kemi o Skender….

  2. Lennard says:

    Dihet Z.Minxhozi se Fitues doli Rama.Sali Krimineli dhe Horrat e Tij u duken qe nisen nje Loje Te Piset.Sali Gerdeci e pranoi para Gazetaruces spurdhjake te NEWS 24 Eni Vasili se e kishin kurdisur nje kurth ,po Trapi Sali nuk e kupton se eshte Koha e Teknologjise se Larte dhe nuk shkojne gjate manipulimet.Tashti eshte Momenti qe Drejtesia reale te tregoje Vullnetin e saj dhe tu tregoje vendin qe meritojne ketyre Mavive te nxirrosur .

  3. ALBAN DEGA says:

    KUR TA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !

    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXINE, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek dhe Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  4. ALBAN DEGA says:

    MOS HARRO HIMNIN E FLAMURIT SKENDER DJALI !?

    SHKURT E BUKUR

    NGA LUFTA VEC AI LARGOHET ….

    Qe eshte i lindur tradhetor !
    Kush burre e nuk frigohet
    Po vdes… po vdes
    Si nje deshmor !

    … Fatmir Xhafa eshte ministri i Brendshem me i suksesshem dhe me i mire qe ka deri sot Shqiperia !
    Fatmir Xhafa eshte arkitekti jurdiK luftetari e mbrojtesi i paepur i Reformes e Vetingut ne Drejtesi dhe polici dy shtyllat dhe fytyrat e shtetit !
    Emri, veprimtaria dhe perkushtimi i tij ndaj ketyre reformave jetike per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise eshte aresyeja kryesore e sulmeve, shpifjeve, mashtrimeve, falsifikimeve dhe armiqeve me te medhenj e me te eger e krypeshqeve Sali Like Lul Mul Cizme … e krejt “ Bandes se Gangstereve “ dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ politike e biologjike qe jane objekti dhe subjekti kryesor i ketyre Reformave shpetimtare per shqiptaret dhe Shqiperine kunder pandeshkueshmerise dhe paprekshmerise se tyre ala Luigji i 14- te “ Lgji jam une !
    Lufta dhe intrigat, komplotet dhe destabilizimi politik i Shqiperise ne bashkepunim me Beogradin , Athinen e Nene e tyre Rusine eshte lufte per jete a vdekje, eshte lufta per koken sic e ka deklaruar ketu e 13 vjet me pare Sali Berisha dhe Banda e tij e Gangstereve te hurit e te litarit!
    Tek Fatmir Xhafa, tek Erion Veliaj dhe tek Kryeministri i duhur i Shqiperise qe duam ata shohin armiqte per vdekje dhe fundin turpshem te politikes se tyre kriminale atdherrenuese e atdheshitese te tyre!
    Cmenduria e Sali Berishes arrin deri aty sa ne syte e gjithe shqiptareve dhe nderkombetareve tha se do ta vriste kryeministrin Edi Rama me snajperet e tij , sic vrau kater protestues fakira, krejt te pafajshem me 21 janar 2011 , kur pa u thare akoma gjaku i tyre ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” deklaroi se do te kishte vrare edhe 300 te tjere, ndersa ambasadori amerikan ne Tirane Arvizu e shpalli “ burre shteti “ per kete akt te mirefillte genocidi te denje per Gjykaten e Hages !
    Ndaj vigjilence !
    Syceltesi !

  5. Johani says:

    Zoti minxhozi e ke gabim ne konstatimin tuaj sepse nuk eshte mbajtja e Xhafes zgjedhje per lufte,por vendosmeri per ta mbrojtur te drejten nga shantazhuesit dhe ish vrasesit qe krijojne llojlloj skenaresh tash e 5 vite per ta rrzuar qeverine dhe njollosur shqiperine qe fatkeqesisht jeni edhe ju disa analist dhe gazetar qe i ndihmoni si ai lela qe del ne tv me qen dhe na flet sesi duhet vrare vllezerit e femijet dhe ledhatuar majmunat dhe vrasesit,prandaj zotrrote reagimi yt do te ishte me vend nese kjo klike perkrah ministrin Xhafaj dhe jep deklarata pro tij,ndryshe çdo shqiptar sot ashtu si edhe amerika dhe europa ndihen krenar kur shahen nga kjo goje-bythe,te krahasosh ministrin Xhafaj me sali berishen,lul bashen,alibeajn,paloken,salijanin,griden,noken,ristanin,fazlliqin,bumqin,monen,vasillin,braikarin,e dsia flliqsira tjera eshte sikurr te thuash se hero kombetar kemi millosheviqin e sheshelin se jo Skenderbeun e Ismail Qemalin,eshte turp per ty zotrrote gazetar analist qe ndyni fleten e bardhe per kete katedori qe nuk turperohen per asgje.

    1. ppa says:

      johan…i ke bere diagnozen e duhur kesaj fare analize ordinere e turpshem oportuniste per autorin…edhe me naivi kuptonte qe kishim te benim me nje shantazh alabakesh….ke tjerrur kot me kot nje politik story kafenesh.

  6. Trebeshina says:

    Shkrim i kthjellet i nje gazetari profesionist dhe serioz. Pergezime “Tema” qe afroni firma te tilla prestigjioze.

  7. Alban Dega says:

    MOS HARRO HIMNIN E FLAMURIT SKENDER DJALI !

    Nje analize shtetuese qe as Skender Minxhoxi nuk do ta kishte qendisur me bukur!

    NGA LUFTA VEC AI LARGOHET ….

    Qe eshte i lindur tradhetor !
    Kush eshte burre e nuk frigohet
    Po vdes… po vdes
    Si nje deshmor !

    … Fatmir Xhafa eshte ministri i Brendshem me i suksesshem dhe me i mire qe ka deri sot Shqiperia !
    Fatmir Xhafa eshte arkitekti jurdiK luftetari e mbrojtesi i paepur i Reformes e Vetingut ne Drejtesi dhe polici dy shtyllat dhe fytyrat e shtetit !
    Emri, veprimtaria dhe perkushtimi i tij ndaj ketyre reformave jetike per te sotmen dhe te ardhmen e Shqiperise eshte aresyeja kryesore e sulmeve, shpifjeve, mashtrimeve, falsifikimeve dhe armiqeve me te medhenj e me te eger e krypeshqeve Sali Like Lul Mul Cizme … e krejt “ Bandes se Gangstereve “ dhe “ Mafias krejt jashte kontrollit “ politike e biologjike qe jane objekti dhe subjekti kryesor i ketyre Reformave shpetimtare per shqiptaret dhe Shqiperine kunder pandeshkueshmerise dhe paprekshmerise se tyre ala Luigji i 14- te “ Lgji jam une !
    Lufta dhe intrigat, komplotet dhe destabilizimi politik i Shqiperise ne bashkepunim me Beogradin , Athinen e Nene e tyre Rusine eshte lufte per jete a vdekje, eshte lufta per koken sic e ka deklaruar ketu e 13 vjet me pare Sali Berisha dhe Banda e tij e Gangstereve te hurit e te litarit!
    Tek Fatmir Xhafa, tek Erion Veliaj dhe tek Kryeministri i duhur i Shqiperise qe duam ata shohin armiqte per vdekje dhe fundin turpshem te politikes se tyre kriminale atdherrenuese e atdheshitese te tyre!
    Cmenduria e Sali Berishes arrin deri aty sa ne syte e gjithe shqiptareve dhe nderkombetareve tha se do ta vriste kryeministrin Edi Rama me snajperet e tij , sic vrau kater protestues fakira, krejt te pafajshem me 21 janar 2011 , kur pa u thare akoma gjaku i tyre ne Bulevardin “ Deshmoret e Kombit” deklaroi se do te kishte vrare edhe 300 te tjere, ndersa ambasadori amerikan ne Tirane Arvizu e shpalli “ burre shteti “ per kete akt te mirefillte genocidi te denje per Gjykaten e Hages !
    Ndaj vigjilence !
    Syceltesi !

  8. Fajin e ka Agron Xhafa qe Shqiperia akoma vazhdon te kete Sali Berishen ,Lulin dhe Liken! E thote edhe tropojani salinian Mustafaj! U harruan krimet e Saliut,Like floririt,220milionet e Lules,Gerdeci me Zenin dhe Mediun bashke me Aldo bythqirin,CEZ, Piramidat,grushti i shtetit,lufta kunder jugut dhe gjenerali bashke me te,21 janari! E ka fajin Geron Xhafa qe keta po bejne te gjitha perpjekjet per te shpetuar per ta hequr vemendjen nga krimet e tyre! Por shume shpejt do te lahen te gjitha Sali-Like-Mona-Basha-Zeni-Argita-Medi-tosi-Andi-Zheji-Rakipi! Me rradhe beni durim dhe besoni ne Zot qe ajo dite te vije!

  9. ppa says:

    johan…i ke bere diagnozen e duhur kesaj fare analize ordinere e turpshem oportuniste per autorin…edhe me naivi kuptonte qe kishim te benim me nje shantazh alabakesh….ke tjerrur kot me kot nje politik story kafenesh.

  10. Sorge says:

    Ju po nxitni luften se nuk doni demokraci dhe shtet ligjor por vetem shpifni
    Ne po ju japim rezultatin e shpifur tuajin.
    Ju jeni arniq te kombit shqiptar shpifes dhe mayhtrues

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje