FOTOT: Kur fati “të troket në oborr”, çifti gjen kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari

17 Maj 2018, 14:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Kur fati “të troket në oborr”, çifti gjen

Një çift në Staten Island të New Yorkut, u ka trokitur “fati në derë”.

Çifti është befasuar shumë kur gjatë punimeve në kopshtin në oborr, kanë hasur në një valixhe misterioze të mbushur me para e stoli të vjetra.

Brenda saj kishte 52 mijë dollarë dhe stoli me diamante, si dhe shumë unaza floriri.

Megjithatë, ata e kuptuan që valixhja kishte të bënte me një vjedhje.

Përveç arit dhe parave, në këtë valixhe kishte edhe një letër, në të cilën ishte adresa e një shtëpie, e cila gjendej në lagjen në të cilën banojnë çifti që gjetën paratë.

Pasi shkoi në shtëpinë në të cilën ishte adresa në letër,  burri zbuloi që fqinjët e tyre ishin plaçkitur në vitin 2011.

Kështu, ata kthyen çdo gjë të gjetur te pronarët e plaçkitur. (TemA)

2 komente në “FOTOT: Kur fati “të troket në oborr”, çifti gjen kasafortën me mijëra dollarë e stoli ari”

  1. vini says:

    Si sme bie mu nje fat si ky se ja coja un te shpia

  2. shvejku says:

    Kjo eshte vetem nje perralle per femijet!
    Kurse une gjeta nen catine e shtepise 10 lingota floriri dhe tani rroj si mbret ne Londer!
    Ky ishte fati,prandaj e shfrytezova!
    Morali i ndershmerise ka marre fund ne 1990-ten!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje