Nga Ardit Rada
Politika shqiptare ka qenë dhe mbetet mjeshtre për ta futur sistemin e Drejtësisë në qorrsokakë, edhe kur kjo e fundit mund të ketë pasur një fije vullneti për të qenë e paanshme. Si në rastin e 21 Janarit, ndalimin e gardistëve për vrasjet e bulevardit, sekuestrimin e kasetave filmike me qëllim hetimi apo pyetjen e dëshmitarëve, e të tjera si këto.
Muaji maj nisi me disa zhvillime që nuk i lanë radhë njëra tjetrës, duke filluar nga kthimi i Izet Haxhisë pas 20 vitesh, arresti shtëpiak i Saimir Tahirit dhe audio-përgjimi i pretenduar i PD-së ndaj Agron Xhafajt.
Duket se nxitimi i opozitës për t’i nxjerrë në fushëbetejë të gjitha armët njëherazi nuk është një taktikë, por synon zhvendosjen e vëmendjes së publikut dhe drejtësisë nga dëshmitari i vërtetë i ngjarjeve më të rënda në vend. Pikërisht Izet Haxhisë që mezi pritej 20 vite të dëshmonte para një gjykate shqiptare.
Janë sëpaku 16 dëshmi të ish-shoqëruesit të President Berishës që mendohet se do ta vejnë para bangës së të akuzuarit këtë të fundit. Ngjarje sa të harruara, po aq edhe me vlerë për një sërë dosjesh të mbuluara nga pluhuri duke përfshirë edhe atë të vrasjes së Azem Hajdarit.
Ndërkohë që pritet data se kur Haxhia do të dëshmojë para togave të zeza, Partia Demokratike duket se ka gjetur konkurrentin-dëshmitar të tij. Albert Veliu ishte një emër i panjohur deri më sot, dhe nga sot është një emër i diskutueshëm për fjalët e thëna. Edhe Haxhia është i diskutueshëm në ato që ka thënë para mediave, derisa të provojë vërtetësinë para një gjykate.
Por ka një dallim të madh mes Dëshmitarit Iks dhe atij Ypsilon: Haxhia iu dorëzua drejtësisë për të dëshmuar, ndërsa Veliu iu dorëzua PD-së dhe dëshminë e dha nga selia blu.
Analiza e fjalëve të vlonjatit, që sot për PD-në është “heroi” i tyre, tashmë është bërë gjerësisht nga mediat. Prej orësh janë zbardhur kontradiktat e tij për dënimet që ka kryer apo Agron Xhafajn koprac që s’i dërgoi një paketë në burg, por më pas ia futi djalin në punë si kamarier…
Nga ana tjetër, Izet Haxhia konsiderohet një “kriminel” nga Sali Berisha. Po ashtu edhe Saimir Tahiri, Agron Xhafaj e plot të tjerë që kanë qenë nën akuzë politike. Sepse t’i dorëzohesh vullnetarisht drejtësisë për t’u hetuar nuk është standard që Partia Demokratike e ka njohur ndonjëherë. Të pengosh drejtësinë dhe të mos dorëzosh të akuzuarit, kjo po! (Kujto të paktën gardsitët e 21 Janarit).
Shumë pikëpyetje ngrihen sot mbi Dëshmitarin X, që PD nuk e dorëzoi në Prokurori ashtu sikurse edhe audio-përgjimin. Madje treshja e juristëve as dënjoi t’i përgjigjej ftesës së organit të akuzës duke i mëshuar të vetës se kjo drejtësi është e kapur.
Gjithësesi, e kapur ose jo, askush nuk beson se Prokuroria do t’i marrë jetën Alibeajt, Bardhit, Salianjit apo Veliut. Thjeshtë kërkohet një dëshmi mbi ato që dinë apo kanë parë.(Javanews)
Futja ne pordhe e gri sallat sa te kaloje edhe kjo nate (per artikull-shkruesin kjo). Po mire mer zyber qe merr persiper te besh analogjira, ti nuk e kupton ndryshimin midis Izetit dhe ktij tjetrit, Izeti deri me sot thote ato qe thote qe mund te jene edhe ashtu si ai thote por qe perpara gjykates duhen mbeshtetur me prova dhe fakte perndryshe eshte fjala e tij kunder saliut, nderkohe qe ky shoku Gones te pakten ka nje rregjistrim per te mbeshtetur ato qe pretendon, i vertete rregjistrimi apo jo kjo ska me rendesi pasi kemi personin qe eshte pjese e rregjistrimit qe e pranon qe biseda eshte kryer sic eshte ne rregjistrim dhe qe ka pranuar te deshmoje per kete fakt. Nuk besoj se eshte vetem rregjistrimi pasi ata qe i hyne kesaj valle do e kene kopsitur mire dosjen dhe i gjuajne fisheket nje nga nje. Do uroja qe Izeti ato qe thote ti mbeshtesi me prova e deshmitare qe me ne fund drejtesia te shkoje ne vend qofte edhe duke perdorur nje kriminel 24 karatesh si Izeti dhe banda e tij. Nga kush prisni ju qe te deshmoje me prova e fakte per trafikante e politikane te korruptuar prej trafikanteve, prej atij qe shet gjize tek tregu? Po nga vete brenda grupit dalin deshmite dhe deshmitaret e nuk ka asnje rendesi se per cfare arsye e shesin njeri-tjetrin, rendesi ka qe ne nje forme apo ne nje tjeter haka shkon tek i zoti. le vie dell signore sono infinite thote taljoni, dhe kjo vlen dhe per rruget qe ndiqen per te bere drejtesi.
Rasti i Albert Veliut nuk ka te beje me sinqeritetin apo me karakterin e tij,por me nje fakt.
Te gjith te tjerat jan anashkalimi i ketij fakti.Eshte autentik audio-pergjimi,eshte marre
perseri Agron Xhafaj me droge,e ka nderruar emrin,ku i ka gjetur parate,i eshte fshehur
ligjit dhe a eshte implikuar Fatmir Xhafaj ne kete mesele?Ky eshte problemi tani per tani,
ketij jepni pergjigje!
Na re Zigur, kush te tha ty qe pergjimi eshte autentik? Luli? Pastaj, eshte pergjim ligjor apo jo? Si te duket ty, se beke postime me llogjike ? Nuk e ka XHafaj per detyre te tregoje qe eshte i pafajshem, por ata qe akuzojne ate personalisht duhet te provojne akuzat e tyre direkte. Emri i ministrit nuk del ne pergjim, per cfare duhet denuar saktesisht ministri?
Thjest: Alberti eshte ne regjistrim me Agronin, Izeti jo me Berishen ,debil gazetar,kone…
Na ishte sec na ishte..
nga ardit rada
Po kur Saliu urdheron ushtaret e tij qe “ate djalin (Shkelqim Haklajn) e dua te gjalle apo te vdekur me c’do kusht” dhe kjo incizohet ne kasete dhe e degjon e gjithe Shqiperia,dhe kur vertet pas pak javesh Shkelqimi vritet ne Qafen e Luzhes ne nje prite ,si ti themi e cfare duhet te bejme o miq qe komentoni si e ema e Zeqos ne maje te thanes? Apo e ka bere Edi Rama me parate e droges edhe ate?Mendjeshkurter!