Shqiptarja dëbohet nga SHBA-të, bashkëshorti: Fëmijët janë traumatizuar, vetëm qajnë

18 Maj 2018, 10:49Sociale TEMA

“Dua që njerëzit të luten për ne. Nuk kemi bërë asnjë krim. Erdhëm në këtë vend për të pasur një jetë më të mirë dhe edukim më të mirë për fëmijët. Kjo është arsyeja e vetme pse jemi këtu dhe i lutem Zotit që çdo gjë të funksionojë”.

Kështu është shprehur një nënë emigrante shqiptare me tre fëmijë të lindur në Amerikë dhe pa asnjë precedent të mëparshëm kriminal për mediat amerikane kohë më parë përpara se të deportohej për në Shqipëri të mërkurën. Ndërsa bashkëshorti i saj thotë që nuk pati mundësinë t’i thoshte mirupafshim.

Cile Precetaj, 46 vjeç, u arrestua në 26 Prill kur po shqyrtohej dosja e saj në një gjykatë në Detroit.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj, Pete Gojcaj, shprehet se fëmijët e tyre janë të traumatizuar.

“Fëmijët e mi janë të shkatërruar. Vetëm qajnë. Ata janë traumatizuar”, tha Pete Gojcaj për Detroit Free Press.

Gojcaj thotë se gruas së tij nuk i është dhënë mundësia që të përshëndetet me fëmijët e tij dhe mësoi se ajo ishte larguar vetëm kur e telefonoi nga Gjermania, rreth orës 4:00 të mëngjesit të së enjtes, ku i tha se ishte duke u kthyer në Shqipëri me dy agjentë të zyrës së Emigracionit dhe Doganave (ICE).

Mirëpo, Khaalid Walls, zyrtar nga nga ICE, tha për Daily Mail se familja e saj ishte lajmëruar për dëbimin e shqiptares.

“Familja u lajmërua për deportimin  disa ditë më parë dhe ata sollën bagazhet dhe gjërat e saj personale në zyrat e agjencisë”, u shpreh Walls.

Sipas tij, Precetaj është urdhëruar nga një gjyqtar federal i emigracionit që të largohet nga SHBA-të që në vitin 2005.

Por Precetaj e ka apeluar vendimin në vazhdim. Përgjatë viteve 2007 – 2018, ajo ishte e lënë që të jetonte në SHBA pasi çështja ishte në gjykim.

Më 26 Prill të këtij viti, ajo kërkoi në Gjykatën e Apelit qëndrimin pasi nuk ishte kriminele, por ICE kërkoi arrestimin e saj sepse sidoqoftë ishte një person që kishte thyer ligjin dhe ishte qytetare e paligjshme.

Sipas agjencisë, të gjithë ata që thyejnë ligjin e emigracionit duhen arrestuar dhe mbajtur në paraburgim derisa të bëhet i mundur deportimi i tyre.

Kur u mor vendimi përfundimtar për deportimin e saj, Gojcaj tha se ajo kishte pësuar një krizë ankthi. Precetaj ishte dërguar në spital për 2-3 orë pasi mendonte se do të vdiste, thotë bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i Precetaj është një emigrant që ka jetuar në SHBA për 30 vjet. Ai zotëron një restorant dhe ka tre fëmijë me Cile Precetajn që janë të moshës 8, 10 dhe 16 vjeç.

Ndërkohë mësohet se Cile aplikoi për herë të parë për azil në vitin 2000 me justifikimin që disa kriminelë të rrezikshëm në Shqipëri donin ta rrëmbenin dhe ta shfrytëzonin për prostitucion.(ABC News)

9 komente në “Shqiptarja dëbohet nga SHBA-të, bashkëshorti: Fëmijët janë traumatizuar, vetëm qajnë”

  1. maloket jane kelyshat e amerikes ..qysh i perzuri baba trapi? A e din baba trumpi qe keta jane kelyshet etij besnike ?keta qe dogjen dhe urrejne shqiperine edhe shqiptaret ,spo i dashka as baba i vet shpirteror trap rrumpalla?Keta qe maloksa ngazellehen per izraeline dhe baba trapin ..keta katoliksa qe e heqin veten trashegimtare te Sknderit famelarte .kur ne fakt jane kolone armneo komane (turq katolike ) te perzier me hercegiovcka ?Shiftari Nema Albancki -Thone vellezerti tane arber qe sot jane shtetas serb.

    1. trojani says:

      Kthjellohu or trim , mos e perzihej red bullin me ekspreso, se flet perçart…..

    2. eagle says:

      Kjo eshte Amerika qe idiotet Shqiptar e quajne shtet Mik.MEKSIKANET JANE TE GJITHE PA LETRA MARRIN NDIHME SOCIALE DHE KRYEJNE KRIME TE LLOJEVE TE NDRYSHME.Shteti Amerikan i mban dhe ju jep letra ndersa Shqiptaret e rregullt,me familje re rregullta,me bisnese,me shkolle, kontribojne ne jeten Amerikane dhe pa histori kriminale dhe kane mbi 16 apo 22 vjet dhe perseri i deportojne.Ky eshte rracizmi Amerikan kunder Shqiptareve

  2. arben says:

    Ndjej keqardhje për situatën e vështirë që po kalon kjo familje por ne shqiptarët duhet të kuptojmë më në fund se Amerikën e bënë ligjet e ashpra që zbatohen njëlloj për të gjithë dhe jo antiligji i shpellarit të Viçidolit që u bën thirrje njerëzve për dhunë e shkatërim.

  3. Agron says:

    Cfare “ligjesh” zoti Arben.
    E di ty qe ligji nuk ka as sy as vesh,eshte i njejte per te gjithe,pa ligj shoqeria kthehet ne tribalizem.
    Ne Amerike pa te ashtuquajturit spanjolle dhe qe kane thyer “ligjin” qe jane ne cdo basament restoranti,ne farma etj do ishte katastrofe ti kthenin ata qe kane hyre pa ligj.
    Por shoqeria amerikane ka nevoje per skllever,pa te varfer nuk mund te kete te pasur.
    Ironia eshte qe,Amerika,Anglua,Franca etj qe flasin per “Dhimokratia” kur kane edhe sot koloni dhe prandaj ka ardhur gjithe Afrika ne Evrope se jane shtetas francez apo anglez ne vendet koloniale.
    Por kete cmim e paguajne te tjeret ne emer te nje shoqerie sallamur.

  4. tei says:

    gjynah me then te drejten se paska dhe tre femije. por qeka tregy cingun, se gjith kto maloket qe smarin letra dhe eshte normale se kan hyre ne kufi me emra te rrem dhe kete gje ata nuk ta falin kalojn te gjith nga Detroit ne Windsor dhe me lloj lloj situatash dhe aplikimesh arrijn te marin letra kanadeze. nejse mo. fat te mbar asaj ne shqiperi per nja 10 vjet sa ti mbaroj denimi per te riaplikuar.

  5. Toni says:

    Keta te malsise Shkodres ose Mirdites thurrin lloj lloj mashtrimesh qe nuk i han kush. Trillojne deri aty sikur e kane jeten ne rrezik nga myslimanet shqiptare. Dhe nuk guxojne as te kryejne ritet e veta fetare ne Shqiperi. Aq te trashe jane. Dhe pastaj merziten dhe qajne bejne lloj lloj skenash neper televisionet e Amerikes.

  6. VICTOR says:

    I ka ardhur Deporteshën (Derportation) në 2005 dhe motra është akoma në USA. I ka fut 3 kalamaj si yll, i pastë me jetë të gjatë, dhe i ka futur gjum se nuk do e deportojnë. Ky është rasti kur shkon në USA me pasaportë ose ilegalisht dhe me të mbërritur kap një avokat që të marrësh letrat, dmth leje qëndrimin. Rasti në fjalë nuk ja ka dalë të marri leje qëndrimin sepse gjyqin nuk e ka fituar, por ndërkohë vajza do këtë njohur burrin e ardhshëm, ka krijuar familjen dhe njëkohësisht ka jetuar me dijeni të plotë të identitetit të saj, ka shkuar në punë pa letra( të zezë) ose ka punuar vetëm burri sepse ndoshta kishte mjaft të ardhura që të kujdesesh për familjen. Por ndërkohë në zyrën e deportimeve janë shqyrtuar vendimet e vitit 2005 të marra nga gjykata dhe kur ka dalë emri i zonjës në fjalë, autoritetet se kanë pasur të vështirë për ta gjetur sepse ajo ka jetuar e lirshme sepse ka kujtuar se e kanë harruarr. Këtu fillon shkatërimi sepse autoritetet të marrin në shtëpi në mëngjes dhe të nisin maksimumi për një javë në vendin e origjinës pa menduar nlse ti ke ose jo familje sepse ti ligjërisht duhet të ishe larguar që në 2005 nga USA. Pra ligji nuk mund ta ndihmojë zonjën në rastin në fjalë seose betejën me ligjin zonja e ka humbur që në 2005.Kurse pjesa tjetër e familjes mund të jetojë pa problem seose nuk ka problem me ligjet USA. Kurse zonja në fjalë me gjithë keqardhjen për të dhe familjen e saj duhet të presë deri sa njëri nga fëmijët të marrë passaportën dhe deri sa dosja e saj të jetë hequr nga arkivat kompiuterike, që zakonisht janë 10 vjet por ndoshta dhe më shumë. Të gjitha këto sa thashë, i thashë për ju lexues sepse jam i sigurtë që zonja dhe burri i saj i kanë ditur shumë mirë, por ata kanë ecur me shprejen shpresa vdes e fundit.

  7. o tourk'alvanos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    kete gje duhet te bej edhe Greqia me gjithe korraket shqipfoles bukeshkale dhe te pabese………………PISO STIN ALVANIA!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje