SKANDALI/ PD e mbajti "Babalen" jashtë burgut për ta përdorur: U dënua në 2008-n, por u burgos vetëm pas ndërrimit të pushtetit

18 Maj 2018, 09:33Politika TEMA

Për pesë vjet me radhë, Albert Veliu, lejohej të lëviste i lirë dhe të hynte e të dilte nga Shqipëria sa herë të donte, ndonëse mbi të rëndonte një vendim i formës së prerë me burgim nga ana e Gjykatës së Vlorës.

Këtij paradoksi i erdhi fundi në gusht 2013, dy muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, kur Zyra e Interpol Tiranës lëshoi urdhërin për esktradimin e Veliut, në atë moment rezident në Itali.

Periudha gjatë të cilës “dëshmitari X” qëndronte i lirë përkon në një pjesë të saj edhe me kohën gjatë së cilës Lulzim Basha ishte ministër i Punëve të Brendshme.

Mbetet e paqartë se përse autoritetet e asaj kohe nuk kanë vendosur që të ekzekutojnë urdhërin e arrestit.

Dyshime të arsyeshme çojnë në përfundimin se 51-vjeçari, një militant i njohur i PD në Vlorë dhe i pranishëm në më shumë se një mitingje të kësaj force në këtë Qark, ka shfrytëzuar lidhjet e tij partiake për të mbetur larg burgut.

Ky është njoftimi i policisë në vitin 2013, që lajmëron për ekstradimin e tij në Shqipëri.

“Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, më datën 14.08.2013, kreu ekstradimin nga Roma/Itali drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Albert Eqerem Veliu, vjeç 46, lindur në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr. 143, datë 05.05.2008, e ka dënuar me 3 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorike, parashikuar nga neni 141/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.01.2006 policia rrugore ka bllokuar mjetin tip Volskëagen Golf, me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka futur atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve”.

10 komente në “SKANDALI/ PD e mbajti “Babalen” jashtë burgut për ta përdorur: U dënua në 2008-n, por u burgos vetëm pas ndërrimit të pushtetit”

  1. Zigur Qarri says:

    Ky ka bere burg ne Itali dhe ne Shqiperi,ndersa Agron Xhafaj jo!
    Kot nuk thone,me mire nje mik se nje çiflik.Por,kur ke Vellain
    Minister,jo qe nuk denohesh,por e shet drogen me policine,
    dhe jo si Albert qyqari,qe i kan hequr edhe kafshaten e bukes,
    dhe e kan kalbur neper burgje te gjith jeten.

    1. Edkari says:

      Pra video-ja eshte e vertete.
      ku shkoj kryeministri qe tha se
      ekspertiza e huaj e nxorri fa llco.
      I mire apo i keq Alber Veliu e tregoj hapur se
      vellai i ministrit brendeshem eshte nje drogaxhi
      .Desha te shtoja se si shume e lezetshme eshte
      kthimi ne itali i vellait ministrit brendeshem vetem disa
      ore mbas publikimit te video-s.Ndoshta e zuri paniku
      si ministrin ashtu dhe te vellane qe mbuluan koken si struci.

      1. Zigur Qarri says:

        E vertet the?
        1000% e vertete.
        Kryemistri nuk tregon se cila agjenci eshte ajo qe ka provuarqse audio pergjimi eshte i montuar!!!
        Dhe kush pa,ai qe kerrcenoi me burg opoziten,nese nuk tregojn deshmiatrin X!
        Rama genjen,1000% genjen,duke demtuar interesat shtetrore,per hir te interesave partiake dhe personale.
        Po te mos ishe Kryeminister Rama,do ta jepte apo jo adresen e agjencise?

  2. Edkari says:

    Pra video-ja eshte e vertete.
    ku shkoj kryeministri qe tha se
    ekspertiza e huaj e nxorri fa llco.
    I mire apo i keq Alber Veliu e tregoj hapur se
    vellai i ministrit brendeshem eshte nje drogaxhi
    .Desha te shtoja se si shume e lezetshme eshte
    kthimi ne itali i vellait ministrit brendeshem vetem disa
    ore mbas publikimit te video-s.Ndoshta e zuri paniku
    si ministrin ashtu dhe te vellane qe mbuluan koken si struci.

  3. tgf3 says:

    O Zike……….gjalle qenke a derezi se dolen fjale te liga per ty..

  4. Ladi says:

    Ky qorri, i zi si guri dhe i trashe sa huri, nuk le rast pa vjelle mbi ngjarjet e dites, duke i sperkator ato me kuterbimin e qelbur te frymes se tij, qe gatuhet ne qenefet e njohur tashme te botes antishqiptare…

  5. Vlore says:

    20,000$ është paguar për të bërë dëshmi fallco si jo kohën e enverit

  6. Beni bo says:

    O komentuesa karuca ……ketu flitet per nje person burgaxhi ordiner qe pd e mbajti jasht burgut oer ta shfrytezuar sote me vidio kjamate fallco .Mendoni pak sa e ulet eshte si xhest qe pd lidhet me keta kriminele e badakcinje e pijanece .Mendoni si do reagojne ambasadoret e huaj me pd mbas ketij skandali kaq te ulet.problemi i Agron Xhafajt eshte dicka tjeter ne kopetencat e shtetit italian dhe ata nuk e kane kerkuar ekstradimin e tije.Ky koqja ishte denuar ne Shqiperi dhe qeveria sales nuk e fuste ne burg edhe pse ishte denuar nga gjykata sepse ishte militant i pd….turp turp dhe per ju o komentuesa te njeanshem .kjo ngjarje nuk shpeton pa burg qe te mesoni se nuk vihet ne pushtet me poshtersira te tilla.Kete radhe pd i ka ngecur sharra ne gozhde me nje kumdershtare si puna e Rames qe po e shkerdhen pd para e mbrapa .prisni se nuk keni pare gje akoma ???

  7. Moni says:

    – “Maskarade” e Lul-tullumit dhe Berishes.

    – Ky hajdut, drogaxhi, mashtrus eshte antar i Cetes-PD dhe pjesmares ne mitingje … eshte dhe nje person i itervistuar nga Lul-tullumi ne takimin me bisnesmenet ne Vlore para ca kohesh … mund ta gjeni dhe shikoni fytyren e tij te regjistruar ne disa kanale Televizionesh ….

    – Pra ky eshte njeri i shtyre me pagese nga Lul-tullumi dhe Berishen …

  8. XheJ eN Bi says:

    Karriedit dhe Loqaedit u nënë bashkë.
    Mirë Edkarti duket që nga emri dhe analfabetizmi e justifikojnë ,po Zigur Qorri ku trazohet me krunde,se besoj e di shprehjen : po u trazove me krrunde të hanl pulat.
    Zigur Qorri ,tani i jap zë drejtë Turkofagos,të ka pikadur me kohë seç’tru ke….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje