VIDEO: Rusia zbulon “dronin nënujor”, i aftë të nxjerrë "jashtë loje” sistemin anti-raketor të NATO-s

18 Maj 2018, 13:26Lifestyle TEMA

Rusia po zhvillon një “dron nënujor” që mund të mbajë një bërthamë nukleare dy megatonesh.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, arma e Putinit është projektuar për të shkatërruar “bazat e marinës armike” dhe do të jetë në gjendje të udhëtojë deri në 130 km/h.

Gjithsesi Agjencia shtetërore e lajmeve ruse TASS thotë se presidenti Vladimir Putin njoftoi planet për një “dron nënujor” në fjalimin e tij në mars, në të cilin ai u mburr edhe me një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut”.

Në mars, Putin njoftoi se Rusia ka testuar një sërë armësh të reja bërthamore “të paprekshme ndaj përgjimit të armikut” në një fjalim ku ai vlerësoi shkencëtarët pas arsenalit si ‘heronjtë e kohës sonë’.

Gjatë fjalës së tij, Putin tha se krijimi i armëve të reja ka “nxjerrë jashtë loje” mbrojtjen e raketave të udhëhequr nga NATO. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Rusia zbulon “dronin nënujor”, i aftë të nxjerrë “jashtë loje” sistemin anti-raketor të NATO-s”

  1. Gjergji says:

    He me te lumte o ruso, beja 8 me 2 ketyre perendimoreve dhe Amerikes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje