“Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali...”

21 Maj 2018, 22:26Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, në Ora News, tha se në atë që ai e quan shantazh ndaj Fatmir Xhafajt, është përfshirë edhe një gjyqtar që ka shkuar në Itali duke kërkuar dosjen e Agron Xhafajt.

Unë po ju them me bindje dhe informacion, emra nuk kam, po ju them që është një gjyqtar që ka shkuar edhe në Gjykatën e Kasacionit në Itali dhe ka kërkuar dosjen e të dënuarit, Agron Xhafaj në Itali.

Kërkesat në Itali lënë gjurmë. Kur kam deklaruar ditën e premte kam pasur këtë informacion. Ndaj këtij procesi shantazhimi janë bërë bashkë interesa politikanësh të korruptuar dhe gjyqtarë të cilët është jo vetëm drejtuesi i reformës në drejtësi, por është një prej ideatorëve të vettingut në drejtësi.

Këtu ka të bëjë me një shantazhim të ministrit aktual të Brendshëm edhe me punën e tij për reformën në drejtësi.

Ka interesa kriminale të subjekteve të caktuara të lidhura me eksponentë të PD-së që janë në hetim e sipër nga organet e Policisë së Shtetit. Gjyqtari është ende në sistem”, tha Balla.

Ndërsa i pyetyr nëse do të ishte ministër i Brendshëm në rast të dorëheqjes së Fatmir Xhafajt, Balla tha:

“Unë jam Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Mua nuk më lejohet të mbaj asnjë pozicion ekzekutiv. Dëshira ime është të vazhdoj të mbaj pozicionin që mbaj dhe më ka besuar Asambleja e Partisë Socialiste”.

3 komente në ““Një gjyqtar i përfshirë në shantazhin ndaj Xhafës, ja ç’bëri ai në Itali…””

  1. Zigur Qarri says:

    Gabim ka bere gjyqtari,qe ka kerkuar dosjen Agron Xhafajt ne Itali,ky eshte spiunllek.
    Gangsterat qe kerkohen neper Bote,nuk duhet te tradhtohen nga gjyqtaret dhe Shteti
    i tyre.Per hir te vertetes duhet te pranojm,qe ata gjenerojn valute ne tregun shqiptare,
    me shume se kushdo tjeter.Taulant Palla ka te drejte,gjyqtari duhet hequr nga sistemi,
    sepse demton ekonomine.

  2. Lili says:

    O mos u merzit bre,se cdo sytetqr ne evtope ka te drejte me kerkuarme pa nje vendim gjykate. Bile ne shumicen e vendeve keto publikohen edhe ne internet.

  3. mmoisiu says:

    More z.Taulant ,neqoftese ky gjykates ka shkuar me koken e tij ose sigurisht te Sali qenit ,mberthejeni per leckash se lecka ai nuk ka ,ka kostume firmato ,arrestojeni qenin ,plaseni ne nje qeli ta rregullojne ustallaret.Cfar prisni ,more keni gjak ju socialistet apo ne venat tuaja rrjedh vetem uje ,trembu prej Sales,trembu prej Like floririt ,pale kur trembeni dhe nga Vasili dhe Monike Cizmja eshte kulmi i cburrerise !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje