Balla tallet me protestën e PD: Të shtunën piknik me Lulin dhe Dj Babalen para Kryeministrisë

22 Maj 2018, 21:40Politika TEMA
Balla tallet me protestën e PD: Të shtunën piknik me Lulin dhe Dj

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka ironizuar protestën e opozitës që do të zhvillohet ditën e shtunë me 26 qershor përpara Kryeministrisë.

Nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetin social facebook nga Balla, shkruhet se në datë 26 maj ora 11:00 te lulishtja e Kryeministrisë do të ketë piknik me Lulin dhe me DJ Babalen (dëshmitarin ‘X’ Albert Veliu).

Opozita kërkon largimin e ministrit të Brendshëm, pasi akuzon, ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj se mbrojti vëllain për t’i shpëtuar ekstradimit në Itali ku është dënuar me 7 vite burg.

Javën e kaluar PD publikoi edhe një përgjim misterioz, që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe dyshime, ndërsa Agron Xhafaj u vetëdorëzua në Itali.

1 komente në “Balla tallet me protestën e PD: Të shtunën piknik me Lulin dhe Dj Babalen para Kryeministrisë”

  1. Malo Kanina says:

    Sekretarit të përgjithshëm të partisë në pushtet, për asnjë rast nuk i lejohen provokimet dhe talljet me kundërshtarin. Por duhet vënë në dukje, në këtë rast, që zoti Balla, pak, për të thënë aspak ndryshim ka nga Paloka, Noka, Stazimiri e kompani. Të qënurit serioz me kundërshtarët, veçanërisht kur je në pushtet, është domosdoshmëri. Kjo veç të rrit në sytë e opinionit të shëndosh publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje