Basha, deputetët e PD dhe gazetari Olldashi s’dinë emrin e “Babales”, herë e quajnë Albert dhe herë Arben Veliu. Pse e morën me kaq ngut...

22 Maj 2018, 18:58Politika TEMA
Basha, deputetët e PD dhe gazetari Olldashi s’dinë emrin e

Video-përgjimi i dytë i lajmëruar nga ana e Lulzim Bashës dhe deputetëve të PD doli bllof, përderisa dhe vetë gazetari Jetmir Olldashi që mori përsipër këtë akt, deklaroi se as që e kishte takuar ndonjëherë Agron Xhafajn, vëllain e Fatmir Xhafajt.

Madje gazetari i PD ka deklaruar që nuk është edhe aq i sigurt se në ato përgjime është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm.

Olldashi tha se ai nuk ka qenë i pranishëm në ambientin ku u zhvillua përgjimi, por se besoi tek “Babalja” ose Albert Veliu pasi herën e parë kur ishte bashkë me të në lokalin e tij pa që kishte njohje me të.

Por se nuk mundi të shkonte për së dyti në lokalin e Agron Xhafaj.

“Pasi foli ai në telefon bëra një verifikim nëpërmjet true caller. S’kisha mundësi të tjera. Unë nuk e di nëse Agron Xhafa është i përfshirë në trafik. Unë s’kam asnjë prove, asnjë element për ta vërtetuar atë”, ka deklaruar gazetari.

Me një deklaratë të tillë gazetari Olldashi ka hedhur poshtë tërë skenarin e PD kundër ministrit të Brendshëm.

Por se sa të papërgatitur dhe me ngutje e kishte këtë skenar PD e tregon dhe paqartësia e të gjithëve, në lidhje me emrin e “Babales”.

Ai nga të gjithë ligjëruesit e PD herë quhet Albert Veliu dhe ky është emri i vërtetë i tij, e herë Arben Veliu.

Në videopërgjimin e dytë, në titrat e vendosura në bisedën me trafikantët e Tragjasit, “Babalja” quhet Arben Veliu.

Lulzim Basha, deputetët e PD Ankelejd Alibeaj e Ervin Salianji, ish ministri teknik i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe gazetari i PD Jetmir Olldashi në të gjitha deklaratat e tyre publike e kanë cilësuar “Babalen” me emrin Albert Veliu.

Ndërkohë në publikimin e video-përgjimit të dytë, pjesa e dytë më saktë, e kanë cilësuar Arben Veliu, e fiksuar kjo në titra dhe e publikuar në të gjitha mediat dhe portalet.

Kjo tregon qartë se skenari ka qënë në ngutje e sipër vetëm e vetëm që të shantazhohet Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj me sa duket, përderisa i ngatërrojnë dhe emrin dhe i vënë dy emra dëshmitarit kryesor mbi të cilin e mbështeten opozitarizmin për një javë. (TemA)

1 komente në “Basha, deputetët e PD dhe gazetari Olldashi s’dinë emrin e “Babales”, herë e quajnë Albert dhe herë Arben Veliu. Pse e morën me kaq ngut…”

  1. Timi says:

    Ne burg ….shteti prokuroria apo ku e di une duhet te veproje dhe ti jape nje mesim te mire gjithe kurvave kriminelëqe basha saluanji alubeuzuuu bardhi dhe gazetar kari Olldashi si wdhe krimbi pabuks bobolja….por edhe qeni sali berisha qe para nje jave lehte me te madhe si qen stani serb…burgun e kane hak maskarenjte…sa jete kane shkaterruar me shpifje nuk dihet…vrasesitbe ndyte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje