Kryebashkiaku demokrat: Amerikën unë e kam këtu, pse do iki!

22 Maj 2018, 12:50Politika TEMA

Teksa opozita e vendit flet për braktisjen masive të vendit duke e përshkruar Shqipërinë si të pa jetueshme, tjetër mendim ka një prej kryebashkiakëve demokratë.

Ka qenë kreu i Bashkisë Pogradec Eduard Kapri i cili ka folur pas lajmeve të përcjella në media se do të braktisë vendin pasi i ka dalë lotaria amerikane.

I pyetur lidhur me të, ai ka thënë se nuk mendon që të largohet nga Shqipëria pasi i pëlqen vendi dhe dëshiron që të viojë që ta ndërtojë jetën këtu.

Kapri nënvizon se familja e tij aplikon rregullisht për lotarinë amerikane dhe më tepër për të testuar fatin.

Kryebashkiaku, sqaron se e përzgjedhur në lotari ka qenë bashkëshortja e tij.

“Pse të largohem? Unë e kam Amerikën këtu ku jam. Aplikojmë rregullisht si familje në lotari ku këtë vjet rezultuam fitues. Në fakt ishte bashkëshortja ajo që u përzgjodh. Gjithsesi nuk kam menduar ta braktis Shqipërinë. Të gjitha që dua i kam këtu”, tha Kapri. (TemA)

3 komente në “Kryebashkiaku demokrat: Amerikën unë e kam këtu, pse do iki!”

  1. Poradecari says:

    Poradecari
    MMMOOOOOOOOOOOOOOOSSSSSSSSSSSSSSSS!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    cpo humb Amerika e shkrete nga mosvajtja e ketij gjeniu vizionar qe e ka kthyer Poradecin ne nje fshat germadhe nga mungesa e investimeve, ku shkohet per turizem…per ujin e gjolit, barin dhe pemet e parkut se per gje tjeter…harroje…nuk ka!
    Ta gezoni poradecare…vete e zgjodhet kete matrapazin e paafte per kryetar…zgjedhjet po vijne dhe keni shansin t’i jepni edhe nje mandat te dyte qe te realizoje te gjitha dallaveret e pakryera dhe te punesoje ne bashki edhe ndonje soj sorollop te vetin qe ka mbetur ende i papune.
    Rofte Lllotaria Amerikane!

  2. ti more horr horri,pse aplikon dhe i djeg shansin nji njeriu qe mund te shpetoj nga skamja.
    Ti e ke ameriken ketu se ke vjedh dhe ke shfrytezuar postin per te pervetsuar prona dhe ke ndertuar hotele e pallate.
    Shqiperia eshte amerika e hajduteve politikan,por populli do bej mire te iki dhe te mbeteni vetem ju hajdutet qe te shikoni se sa do fitoni.

  3. spartak says:

    Ç’të duhet ty me hik . Ti s’ke dalë mendsh , deri sa aty ku je punësu , pavarësisht se quhet Bashki e Poradecit , siç thu vetë , ke gjet Amerikën .
    Madje , kur të mbarojë mandatin , do vijë dhe Trumpi të punojë me ty tek Amerika që ke gjet ti .
    He tu bofsha , hec përpara , se vetëm 1 vit ka mbet . Pastaj e shef Amerikën , në Shenkoll , Fushë Krujë , a ndonjë tjetër nga këto modernët që po bën apostafat BE-ja për amerikon si puna jote .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje