Është shoqërua me debate të shumta mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë me përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.
Deputetët e PD kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa.
Por deputetja e PS, Elisa Spiropali duke iu përgjigjur akuzave të PD tha k se opozita po bën puç, por këtë herë jo me armë por puc duke sajuar audio-përgjimin.
REPLIKAT
Bardh Spahia: Fatmir Xhafaj duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të ishte subjekt i ligjit Antimafia. Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge
Spiropali: Keni bërë një puç, që nuk është me armë, por që kush e ka bërë do mbajë përgjegjësi. Jeni bërë turp ndërkombëtar.
Edhe pas 100 vitesh do ju shkruhet emri në librat e historisë, se nuk ishte parë kurrë që deputetët e opozitës të merren me sajimin e një videoje të tillë.
Mos e sulmoni Ministrinë e Brendshme, lëreni të bëjë detyrën, që e bën me përgjegjshmërinë më të plotë.
Bumçi: Këto janë deputetët që mbrojnë markoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës. Eid Rama di vetëm narkodrogën. Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafikant.
Spiropali: Kryetar keni marrë peng këtë komision. Aldo, kemi durim të madh, por jemi këtu për të folur për problemet e shëndetësisë.
Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysma e asaj që ka mbjellë në Lazarat. Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj.
Si e keni ‘Babalen’? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ‘Babales’ tuaj.
Balliu: Droga është kriter për ju. Nëse nuk je i lidhur me drogën, nuk mund të jesh në qeveri. Sa për ‘Babalen’, në çdo vend të botës nuk është kapur nga një përgjim intelektual, se Agroni nuk fliste me njerëz intelektualë, ai me këto rrinte. (TemA)
Po kur flet per intelektualet Debili i Fahri Balli-Sigurimsit.Pika qe ti bjere ketij fare Parlamenti Grotesk.
Na hapen barkun kta ngelen me nje refren..
Po komisionet ca lidhje kane te merren me kete muhabet apo hajde bllokojme te madh e te vogel.
Obobo kur fket dhe ky tit vasili per pergjime e mashtrime o zot.
Pisat e pd-ke,dine vetem te shpifin,dhe t’i vene zjarrin shqiperise.Edhe populli duke e ditur kushe jane keta maskarenj, i ve festen qe i takon sipas kokes diten e votimeve.Jane vertete budallenj.Edhe pse e dine se qeveria rrezohet me voten e popullit,perseri kata vazhdojne avazin e mukjes.Pika qe nuk u bje.
Ore jeni opozit po nuk behet opozita ne kete menyre se lat nam