Negociatat, Rama: Debati i madh në Sofje për Shqipërinë dhe beteja me Macron që ende vijon

22 Maj 2018, 08:44Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama foli të hënë në “Mbrëmje në ABC News” se ka një ‘betejë’ që vazhdon me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili i qëndron filozofisë së tij se BE duhet të reformohet më parë dhe pastaj të hapen negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse na pranojnë, na pranojnë vetëm si rezultat i punës së jashtëzakonshme që kemi bërë dhe që të gjithë e njohin. Edhe në Samitin e Sofjes, në drekën e liderëve ne kemi pasur një diskutim shumë të gjerë dhe praktikisht për shkakun tim dhe për shkak të asaj që ju thatë, që nuk rri dot pa kundërshtuar, u krijua një hapësirë e madhe debati për Shqipërinë, edhe për Maqedoninë, por Zaev nuk ishte aty prezent.

Dhe nëse ata na pranojnë, pra nëse ata e konsiderojnë këtë, e konsiderojnë vetëm për shkak të rezultateve tona të jashtëzakonshme, ndërkohë që po të niseshim nga pozita e tyre strikte, ata as nuk do ta konsideronin fare këtë gjë, sepse flas për Macron, ai është i bindur në filozofinë e tij që duhet një herë të reformohet Europa pastaj të merremi me vendet e Ballkanit perëndimor dhe të hapim negociata të reja.

Dhe ky është debati. Kjo është ‘beteja’ midis meje dhe tij, në kuptimin që vazhdon edhe sot që flasim. Por është një debat shumë i konceptuar dhe më thënë të drejtën është një debat shumë sfidues dhe është kënaqësi e madhe ta bësh me një njeri, si ai që është intelektual i një rafinimi të lartë. Ndërkohë që gjëja që pengon shumë është këto që bëjnë këta këtu (Opozita)”, tha Kryeministri Edi Rama për gazetaren Mirela Milori.

Komisioni Europian ka rekomanduar tashmë rekomandimin e pakushtëzuar për hapjen e negociatave me BE-në për Shqipërinë dhe Maqedoninë, teksa vendimi përfundimtar nga vendet e BE-së do të merret në datat 28 dhe 29 Qershor.

2 komente në “Negociatat, Rama: Debati i madh në Sofje për Shqipërinë dhe beteja me Macron që ende vijon”

  1. BE 2025 Gazetar says:

    Macroni ta tha hapur se pa plotesuar parakushtet nuk ka Evrope.

    Cfare ka per tu diskutuar apo komentuar ketu per kete keshille te tjeshte dhe te rendesishme per ecurine e Shqiperise ne familjen Evropiane.

    Kushtet jane dhe do jene dhe as shitja e detit as perqafimet dhe buzeqeshjet e pritjet nga Macron e Merkel nuk do te shpetojne nga mashtrimet qe i ben ketij populli duke i premtuar se dicka do ndodhe ne Qershor kur dihet ti nuk ke plotesuar asnje nga keto kushte:

    Lufte krimit te organizuar brenda dhe jashte shtetit
    Veting serioz dhe jo shkurtime kuadrosh
    Pamvaresi te gjyqesorit dhe institucioneve
    Peshkaqent dhe jo peshqit para drejtesise dhe ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje