Në pjesën e dytë ndoqët: Në Tragjas s'na dhanë drogë, Goni s'ishte në lokal, gazetarin nuk e thirri Prokuroria. Po...ky Ermali ku është?!

21 Maj 2018, 22:52Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Mijëra shqiptarë kanë ndjekur mbrëmjen e së hënës pjesën e dytë të telenovelës ‘Dhe i vetëm, trim në luftë’.

Bëhet fjalë për vijimin e dëshmisë së Albert Veliut, të njohur fillimisht si “Bashkëpunëtori X”, më pas si “Dëshmitari X”, si trafikanti i dënuar më parë, apo si i arratisur i mbetur në tentativë.

Partia Demokratike prej pak ditësh ka paralajmëruar vijimin e audio-përgjimit ku pretendon se është përfshirë vëllai i ministrit të Punëve të Brendshme. Nga ana tjetër, paraardhësi i Xhafajt në detyrë, Flamur Noka, po sot deklaroi për ‘bomba’ të pareshtura që do të zbulojë kjo audio.

I transmetuar në emisionin ‘Ajsberg’, materiali nuk përmbante më as dëshmi. Qoftë edhe të rreme. Ishte një reportazh rreth Tragjasit të Vlorës ku Veliu së bashku me gazetarin pyesin banorët e fshatit për të blerë drogë. I pari u shfaq kryeplaku që deklaronte se vetë nuk kishte.

I dyti një kalimtar që tha se nuk merrej më, pasi sapo kishte dalë nga burgu për atë punë. Dhe audio e PD-së në asnjë moment nuk nxori se ku u blenë ato 20 kilogramët e “Babales” që u nis për 100, por nuk i dilnin lekët…

Partia Demokratike ka nisur qysh në krye të herës një vorbull në filxhanin e kafesë, nga falli i të cilit presin të gjejnë të ardhmen. Një keqinterpretin i qëllimshëm i videos së parë, që vijon me një të dytë të nivelit qesharak.

Së pari, PD ka hedhur akuzën se Agron Xhafaj merret me trafikim lëndësh narkotike. Krijuan në media idenë se Xhafaj e shiste, por në fakt Babalja e kishte gjetur në vend tjetër dhe nga Xhafaj kërkonte vetëm t’i hapte detin e të kalonte i qetë. Së dyti, video e sotme nuk provoi se Babalja është takuar me Xhafajn.

Dëshmitari i PD e kërkon në lokal, e kërkon në telefon, e kërkon rrugëve. Flet në telefon me të, por zëri i Xhafajt nuk dëgjohet sa për ta krahasuar me atë të videos së parë.

Dhe së treti, emisioni mbyllet me lajmin ‘bombë’! Mediat sot kanë gënjyer, gazetari deri mesditën e së hënës nuk është thirrur në Prokurori ndryshe nga çfarë kanë shkruar 4-5 portale.

Për të na kursyer të hënën para ekranit, pasi kalojmë në punë  orë  të tëra para kompjuterit, na e thoni sa më parë nëse ka pjesë të tretë.

Ose zhvendoseni transmetimin të dielave dhe konkurroni “Portokallinë”.

PS: Ai Ermali ku është?/javanews

8 komente në “Në pjesën e dytë ndoqët: Në Tragjas s’na dhanë drogë, Goni s’ishte në lokal, gazetarin nuk e thirri Prokuroria. Po…ky Ermali ku është?!”

  1. The Punisher says:

    Ja gazetaria Shqiptare. Te vjen per te qare dhe per te qeshur. Ky vend nuk ka per t´u bere ndonjehere.

    1. malsori pa mal says:

      Natyrisht po tè rrijmè e tè dègjojmè ata gangot e PD, ky vènd nuk do tè bèhet kurrè. Ndaj njerèzit normal tè kètijè vèndi duhet ti thonè PD-istève MJAFT !!! Vèndi i tyre èshtè nè burg dhe çelsat e tijè tè hidhen nè det !

  2. "BOHOTINA" says:

    Pjesa tradhetare e kombit PD, nuk ia fal Fatmir Xhafes, qe pas 25 vjetesh qetesi, vjedhje e rrumpalle, tronditi vendin me reformen ne drejtesi qe udhehoqi. Kjo eshte e gjitha qe jane derdhur si te terbuar.

  3. H says:

    Këto janë shpifje si metodë politike që orkestrohen nga berisha. Por të gjithë bejnë sikur nuk e dinë. Kurse ata që behen vegla qorre janë viktima të mjerimit .

  4. kaloresi i urdherit te leshtelikes force e pare says:

    ne cdo fraze nje mashtrim.ne fillim deklaruan se blene 20 kg hashash,pregatiten gomonen,por u be deti kos 7 deri 8 balle dhe nuk u nisen.tani thone se nuk bleme dot hashash.keta jane pabreksa qe duan te nisin nje trafik,fillimisht me 20 kg,me vone si te shkonte.meqe atij veliut nuk i besonte kush,pra nuk gjeten mundesine,thane sepo hakmerremi me pergjime.mbrojtjenpolitike e kemi dhe ja,u krye.edhe vonesa e dorzimit te regjistrimit eshte pazar.tani pd zbythet,braktis deshmine e nisur me vrull per ti shpetuar ceshtjes penale,per ta mbyllur si ceshtje politike dhe morali.po kush eshte i pamoralshem?a eshte legjitime dhe morale pakti politik me lazaratin?kush e beri e ka pranuar publikisht dhe edhe sot nuk jep doreheqje,qofte dhe nga mandati.ata qe hodhen ne ere gerdecin?ata qe vodhen rrugen e kombit?ata qe vrane me 21 janar?pa permendur ato te para viteve 2000.une nuk pranoj te me flasin per moral te pamoraleshmit,apo ata qe i duartrokasin dhe u shkojne mbrapa.a mund te flase per moral nje prostitute?

  5. vito says:

    KY vend nuk do behet kurr per arsye se; se pjesa me e keqe e kti populli ben shum shkelje ligji kamuflime krime intriga nuk le gje pa ber dhe esht futur ne te tera instancat e politikes dhe medjas ,kta njerez nje pjes i mbron imuniteti dhe nuk pjerdhin per ligj , kurse pjesa tjeter ka liçenc gazetarie dhe po ti kerkosh ne prokurori per shpifjet mashtrimen skandalet, , hidhen shoqatat e gazetarve dhe therrasin se po na shkelen te drejtat , pra o SHQIPTAR , ky vend do behet kur ti hiqet imuniteti deputetve dhe gazetarve dhe ku te ter te jen te barabart per çdo shkelje ligji ,gazetarve i duhen ven kusht perpara se te kerkojn te drejtat e tyre duhet te jen korrekt persa i perket etikes se gazetarit , ne te kundert ne burg dhe heqje liçence , ateher do behet ky vend , se e kan mbytur mashtruset intrigantet antishqiptaret kondrabandistet dhe kriminelet te gjith te mbrojtur me vrasje ne shpin dhe vjedhje e shkelje ligji pa fund , kerkojn te vin dhe ne pozita te forta pushteti per tamar me qaf komplet kte popull me keq se çe kan mar, , kjo esht kalbesira e i sistemit qe le te lir te livadhisin te ter llumin e nje populli pa kufizim se jerzit me rrezikshmeri per komunitetin duhet te jen te kufizuar persa i perket vendeve te punes me pergjegjsi .parrulla e te drejtave te njeriut ,po mer me qaf popujt ,se po abuzojn pafundesisht shkelsit e ligjit me kte parrull duke ja ven perpara drejtesis per ti mbyllur gojen qe mos japin llogari per çfar kan katranosur.

  6. vito says:

    KY vend nuk do behet kurr per arsye se; se pjesa me e keqe e kti populli ben shum shkelje ligji , kamuflime krime intriga nuk le gje pa ber dhe esht futur ne te tera instancat e politikes dhe medjas ,kta njerez nje pjes i mbron imuniteti dhe nuk pjerdhin per ligj , kurse pjesa tjeter ka liçenc gazetarie dhe po ti kerkosh ne prokurori per shpifjet mashtrimen skandalet, , hidhen shoqatat e gazetarve dhe therrasin se po na shkelen te drejtat , pra o SHQIPTAR , ky vend do behet kur ti hiqet imuniteti deputetve dhe gazetarve dhe ku te ter te jen te barabart per çdo shkelje ligji ,gazetarve i duhen ven kusht perpara se te kerkojn te drejtat e tyre duhet te jen korrekt persa i perket etikes se gazetarit , ne te kundert ne burg dhe heqje liçence , ateher do behet ky vend , se e kan mbytur mashtruset intrigantet antishqiptaret kondrabandistet dhe kriminelet te gjith te mbrojtur me vrasje ne shpin dhe vjedhje e shkelje ligji pa fund , kerkojn te vin dhe ne pozita te forta pushteti per tamar me qaf komplet kte popull me keq se çe kan mar, , kjo esht kalbesira e i sistemit qe le te lir te livadhisin te ter llumin e nje populli pa kufizim se jerzit me rrezikshmeri per komunitetin duhet te jen te kufizuar persa i perket vendeve te punes me pergjegjsi .parrulla e te drejtave te njeriut ,po mer me qaf popujt ,se po abuzojn pafundesisht shkelsit e ligjit me kte parrull duke ja ven perpara drejtesis per ti mbyllur gojen qe mos japin llogari per çfar kan katranosur. moderator te lutem.

  7. Andre says:

    Nga c’ka kam lexuar dhe degjuar nxjerr konkluzionin se Albert trafikanti nuk e njeh Ermalin, po keshtu gazetari Jetmir’ i Sales nuk njeh jo vetem Ermalin, por edhe Agronin e akuzuar prej tij, sepse ne kohen qe diteziu-n Jetmir e futen ne loje, Agroni ishte ne Itali, iu dorezua autoriteteve italiane. Pra, Jetmiri nuk ka pase mundesi ta shohe Agronin nga afer, megjithate ne lojen e ndyre per t’i bere “varrin” Agronit, pranoi te futej ne rol kryesor.
    Edhe dje ne vazhdim te sajeses, (Agroni kuptohet qe ndodhet ne qeli ne Itali), degjuam trafikantin Berti Veliu, qe bente sikur e kerkonte Agronin, megjithese e dinte qe nuk ishte i disponueshem.
    Dje, u fut edhe Mulja ne loje. Eshte sulmues i zoti, sepse jo me kot e ushqen Saliu.
    Ne fund te komedise me disa akte, deri tani me Dy, dihet kush do te dalin te humbur : Albert Veliu dhe Jetmiri i Sales. Ta gezojne ndeshkimin e Drejtesise. Por dihet qe do te shpetojne paq Uriah Hip-et e Saliut, te ashtuquajturit Deputetet e Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje