Rama dhe Bushati në Dropull, dëgjesë me pakicat greke: Dialogu me Greqinë...

21 Maj 2018, 20:39Politika TEMA
Rama dhe Bushati në Dropull, dëgjesë me pakicat greke: Dialogu me

Dëgjesë publike me minoritetin grek. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtmë zhvilloi një dëgjesë publike lidhur me hartimin e akteve nënligjore për ligjin e pakicave me minoritetin grek në Grapsh të Dropullit.

Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, drejtuesi politik i qarkut deputeti Bledi Çuçi si dhe përfaqsues të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, Kryeministri Rama u ndal tek vëmendja që qeveria shqiptare i ka kushtuar zonave ku jetojnë përfaqsues të pakicave kombëtare, duke sjellë në vëmendje edhe ndarjen e re administrative.

Ministri Bushati theksoi se qeveria Shqiperia është pararojë në rajon në hartimin e këtij ligji dhe është e interesuar në zbatimin e politikave dhe projekteve zhvillimore.

Ministri Bushati u ndal edhe tek dialogu i nisur me Greqinë, për të cilën tha se janë adresuar problematika 70-vjeçare, ku minoriteti konsiderohet një urë lidhëse dhe bashkë me qeverinë greke ekziston dëshira e zbatimit të projekteve zhvillimore të cilat synojnë integrimin më të mirë të minoritetit në jetën politike dhe shoqërore.

“Qeveria e Edi Ramës ka hapur një faqe të re në rindërtimin e besimit të marrëdhënive me Greqinë duke adresuar një dosje që kanë problematika 70 vjeçare, ku konsiderohet minoriteti si një urë lidhëse”.

Dëgjesa publike me minoritetin grek është paraprirë nga dy dëgjesa të tjera të zhvilluara më herët në Tiranë me komunitetin rom dhe egjiptian dhe në Shkodër me komunitetin Serb dhe Malazez.

2 komente në “Rama dhe Bushati në Dropull, dëgjesë me pakicat greke: Dialogu me Greqinë…”

  1. The Punisher says:

    Ah ju shkerhdhefsha robt me gjithe “minoritete”. Pthuuuu bastarde te ndyre.

  2. llaman says:

    Vetem degjese nuk kemi ketu nga minoriteti. Nqs Rama kupton me degjese qe minoriteti te degjoje ate, atehere asgje e re, perseritje e vizitave te Enverit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje