I ashtuquajturi audioskandal i përgjimit me vëllain e ministrit të Brendshëm në fokusin e analizës së Dr. Sabit Brokajt, ish-ministër i Mbrojtjes.
Pse Dr. Brokaj e quan këtë përgjim një sajesë false të opozitës dhe cili është qëllimi i vërtetë që fshihet pas tij.
Cili është Babalja në Vlorë dhe pse vlonjatet qeshin me këtë personazh.
Arsyetimi i Dr. Brokajt që e quan opozitën “idiote” që jo vetëm nuk ka ditur asnjëherë të bëjë punë të mira për Shqipërinë, por edhe intrigat i bën shumë keq dhe që nuk i beson askush. Për më tepër në Vlorë…
– Doktor, kemi më shumë se një javë që opinion publik po ndjek një audiopërgjim që implikon vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Opozita ka vendosur të bëjë një protestë në Tiranë për shkarkimin e ministrit të Brendshëm. A është ky një pretekst për të bërë protesta dhe sa e besueshme është opozita në një ndërmarrje të tillë?
– Po e ndjek me vëmendje gjithë këtë që po ndodh dhe më vjen vetëm keq për një opozitë të tillë. Pse e them këtë? Gjithçka është një skenar i montuar shumë keq në të gjitha aspektet. Askush me mend në kokë nuk e beson këtë skenar. Kjo që po ndodh është një lojë e ndyrë e opozitës. Kam parasysh këtu taktikat e luftës së saj politike.
Dhe i vetmi qëllim i kësaj gjoja lufte politike të saj aktualisht është për të penguar integrimin e Shqipërisë në BE, kur aktualisht jemi më afër se kurrë kësaj ëndrre evropiane të shqiptarëve. Pa asnjë mëdyshje këtë unë e konsideroj një qëndrim antishqiptar dhe antikombëtar të opozitës. Më e keqja është se kjo është një lojë antishqiptare dhe është e lexueshme se gjithçka bëhet për të penguar hapjen e negociatave me BE-në.
– Doktor, ata që flasin janë njerëz konkretë, të cilët tashmë njihen publikisht. Pse duhet vënë në dyshim audiopërgjimi dhe faktet që serviren në të?
– Fare thjesht. Për ata që kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet politike në vend sidomos muajt e fundit, natyrisht që kjo që tashmë na serviret si një skup i madh, ishte e pritshme. Do të sajohej me doemos një ngjarje e tillë. Mirëpo problemi është më i thellë se sa duket. Sepse ashtu sikurse ata nuk kanë mend të bëjnë gjëra të mira dhe me brumë për të mirën e këtij vendi, ashtu nuk kanë mend të bëjnë edhe sajesa të kësaj natyre.
– Pse e quani këtë një sajesë?
– Sepse paaftësia dhe idiotësia e tyre që pasqyrohet në të bërit opozitë, pasqyrohet edhe në këtë qëndrim që ata gjoja bëjnë në kundërshtimin që i bëjnë qeverisë. Jo thoni pse e konsideroj këtë një sajesë? Sepse është një sajesë e mirëfilltë me një qëllim të pastër antikombëtar. Kujt i intereson në Shqipëri apo kujtdo në Europë që të dërgosh emaile pambarim në të gjitha kancelaritë me këtë të ashtuquajtur skandal, sikur të ishte dhe i vërtetë.
Përveç mosvotimit të hapjes së negociatave, nuk ka asnjë qëllim tjetër. Mirëpo ato shërbejnë vetëm si bumerang për këtë opozitë, sepse vijnë zgjedhjet e radhës dhe të gjitha këto emaile dhe sajesa të opozitës do të përkthehen në votën e popullit. Dhe populli që i njeh shumë mirë problemet, që nuhat të keqen që shumë larg di të ndëshkojë pa mëshirshëm…
– Pse jeni kaq i bindur në këtë që sapo më thatë?
– Unë pak më parë u thashë se mirë që nuk janë aspak të zotë të bëjnë një punë të mirë për të vend, po pse janë dhe kaq idiotë për të bërë punët e këqija. Merre me mend të marrësh për dëshmitar Babalen dhe ta paraqesësh atë si njeriun e së vërtetës, si kauzë për një lëvizje të opozitës për të përmbysur qeverinë. Kuje e zezë!
Po a e dini ju se kush është Babalja? Me Babalen në Vlorë tallen të gjithë. Kur hapet ky muhabet qeshin të gjithë kur u përmend Babalen.
Këtë e them me siguri, pasi unë e kam mundësinë që të shkoj shpesh në Vlorë dhe e di mendjen e tyre.
Qeshin në Vlorë sepse ai shumë-shumë ka qenë një mbushës bidonash… E ja, këtë Babalen ka zgjedhur opozita që t’i përfaqësojë në këtë “betejë” politike që i ka shpallur qeverisë…
– Meqë jemi te Vlora që ka bërë histori dhe ku ju shkoni shpesh, ç’mendim ka Vlora për protestën e radhës të opozitës më 26 maj?
– Po unë ua thashë pak më parë se Vlora tallet me rastin e Babales. Për pasojë tallet dhe qesh edhe me ata që përfaqësohen nga Babalja. E them këtë me përgjegjësi se para dy ditësh isha vetë në Vlorë dhe komunikoj përditë me njerëzit e mi atje. Është e mençur dhe trime Vlora dhe e di se kur ia bën bamp. E kur tallet Vlora me këtë opozitë, mendoj se duhet të tallet e gjithë Shqipëria. Le ta marrin vesh edhe ndërkombëtarët këtë fakt… Ju në “DITA” me të drejtë e kini denoncuar si rastin e Babales ashtu dhe qëllimin e keq të opozitës në këtë rast. Prandaj dhe e gjithë kjo zhurmë po përcillet me indiferentizmin më të madh.(DITA)
DHE DOKTORI NA QENKA NE KOMA , AKOMA NUK PO KUPTON QE BERISHA ,BASHA ,META ,RAMA ,PO BEJNE TE PAMUNDURDN QE TA ZBRAPSIN SHQIPERINE NE BE , POR RAMA NUK DEL DIREKT ,POR DALIN GOMERET E OPOZITES .
JANE TE PASKRUPULLT TE GJITHE .
Jane versulur bishat kamuniste ne sulm partizani…lol
Kozmo! Po ti nga e di se edhe Rame eshte per te mos u futur ne BE,por smbrapset si Berisha Basha etej,? Nuk e kemi degjuar Ramen te flas kundra negociatave.Ai kudo qe ka shkuar,dhe cilindo qe ka takuar u ka thene qe shqiperia i ka bere detyrat e saj per ne BE.Kurse Pd dhe leshelia po,ata jane kundra dhe kane dale hapur.Megjitheate eshte mendimi i yt.
Z.Brokaj, per ju dihet qe me Xhafaj jini te pandare. Ndaj per ju gjithcka eshte sajes. Rri me mire ne pleqerine tende se te dy ini te pabesushem.
Pengesa qe opozita kerkon te beje per hyrjen europe cenon se pari te gjithe te rinjte dhe famijet e tyre qe inspirojne te jene ne Europe,te gjithe ata te rinje pa asnje dokument qe punojne fshehurazi ne europe si gjarperi nen gur.Keta te PDse nuk mendojne fare per kete shtrese qe nuk eshte pak por vetem per pushtetin qe e shohin me dylbi te kethyera mbrapsht.Turp te kene.
U rrokullise tenxherja dhe gjeti kapakun ose me mire ndau pergjysem bajgen e kaut rrota e qeres pergjysem .Kushpo flet sozia e Enver Hoxhes niperit e te cilit kane mbytur kushedi sa kineze ne det gjoja per ti kaluar ne itali .Mbylle gojen more kerme .Eshte fajii sali Berishes qe nuk te rrasi ne burg.
Faiku qenka prekur se qenka ne brendesi te çeshtjes dhe jep udhezimet e rastit. Duhet te jete shoke me Babalen apo dhe me ndonje tjeter te lagjes Partizani. O faik, merre ate qe thé dhe ik se na turperove.
Atehere, dy fjale per kete vlonjatin e rrockes qe shkon shpesh ne vlore dhe u di mendjen vlonjateve ( kuptohet nese ka ngelur akoma ndonje vlonjat me mend ne vlore)!!!
Qe babalja eshte ne radhe te pare palle kari nuk ka nevoje te kesh bere 1000 vjet mjekesi per ta marre vesh dhe nuk ka pse te jesh vetem nga vlora per tu dukur cope kari ky personazh. Edhe nga ndonje fshat i vlores po te jesh prap rrocke do te duket ky njeri. Ceshtja eshte, dhe ketu eshte katastrofa qe po realizon me sukses kryekari qe kemi per kryeminister, qe si ka mundesi ne vlore kane ngelur vetem kellira te ketij lloji! Kjo eshte masakra qe po ben ky idiot njeri qe kemi si kryeminister, i cili me politikat e tij e boshatisi kete vend nga njerezit e hajrit dhe ne vlore mbeten vetem babalet dhe fshataret komunist. Vlora per shkak te varferise, mungeses se perspektives pervec hashashit, lidhjes nepotike me pushtetin, mund te jete qyteti me numrin me te madhe te babaleve per meter katror. Ne vlore sot gjen vetem njerez intrigant, hipokrit, ziliqar, rrace kurvash, dallaveraxhinj, me pak fjale babale pa fund. Ajo me te cilen ky doktor kar qe jep intervisten duhet te merret eshte qe si ka mundesi nga vlora vazhdojne te vijne te njejtat lajme si ne 97. Si ka mundesi qe nga ai qytet vijne lajme per Agron Xhafen, per Saje Qorrin, per Habilajt, per babalet dhe nuk vijne lajme ne lidhje me turizmin, sektor i cili realisht duhet te sjelle lajme per vloren. Ky doktor kar para se te flas se cfare mendojne fshataret dhe babalet qe kane ngelur ne vlore per protesten e opozites, a thua se i plasi rrocka njeriu per protesten e opozites, te flase si ka mundesi qe epidemia e hashashit ka mberthyer prej 6 vjetesh vloren dhe nuk po e leshon. Si ka mundesi qe dy ministrat e fundit te brendshem , ishte dhe eshte lab, jane njerezit qe ja qine nenen vlores njeri me Habilajt dhe tjetri me Agronrat!! Kete shpjego mor doktor kar dhe jo babalen. Se nese sot vlora pjell babale kjo eshte vetem per faji te Rilindjes!
Mendimi im eshte, qe i humburi i madh dhe i vetmi eshte Basha ….Saliu do ta heqi nga kryetar te Pd, se Luli nuk e mbron dot familjen dhe vete Saliun para drejtesise, pra e vetmja menyre per ta hequr eshte ta fusi ate ne nje qorsokak ku atij vetem doreheqja i mbetet si opsion… dhe keshtu i hapet rruga dhenderit te tij per te mare frenat e PDse, ku dhe sheh shpresen e vetme per ti shpetuar drejtesise ai dhe familia e tij……
Kur themi BABALJA nenkuptojme PD, kur themi PD nenkuptojme BABALEN
LUL BASHA
BRAVO , ILIRI, !!E KA QA !!????