Rama batuta nga Tepelena: Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit nga... Tërmeti

22 Maj 2018, 12:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka qenë në një takim në Tepelenë ku ka vlerësuar punën e kryebashkiakut Tërmet Peçi.

Shefi i qeverisë tha se posteri gjatë zgjedhjeve në këtë bashki ishte; ‘Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenën’.

Ndërkohë, nisur nga kjo ai shkëmbeu një batutë duke theksuar se kundërshtarët mendonin se Peçi do të shkatërronte qytetin.

“Faleminderit për mikpritjen tuaja. Faleminderit grave dhe vajzave që janë këtu të pranishme. Dhe më bën gjithmonë përshtypje që kur vij këtu ka shumë vajza dhe gra q marrin pjesë në takime, dhe duket se pushtetin e vërtetë e kanë ato.

Qëlloi pak si çuditshme, pas thoshte posteri: Tërmeti e vetmja rrugë për Tepelenë. Për shumëkënd kjo mund të përktheje dhe u përkthye;

Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit të Tepelenës nga Tërmeti. Ishte e pamundur të ecje në këmbë në këtë zonë, pa drita dhe në rrugët me gropat.

Edhe vet Tërmeti më pati thënë; Aman komandant të vëmë dritat se po gjejmë dhe shtëpinë tonë me të pyetur”, tha Rama.

1 komente në “Rama batuta nga Tepelena: Erdhi dita e qametit dhe shkatërrimit nga… Tërmeti”

  1. moni says:

    Po mire o « komandant », po nuk ua vrasin syrin ato posterat murale me sfondin ne ngjyren e Rilindjes dhe me Ju duke luajtur basketboll? Nuk ju kujton dike? Mua me kujton « merhumin » qe vetem ne hale mbetem pa ja vene bustet dhe portretet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje