Nga Astrit Patozi
Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes “Sulltani”.
Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare.
Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso “Babalja”.
Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.
Do t’i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre.
Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dh thirrje dëshmitarësh.
Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë.
Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky.
Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t’i japin paracetamol për t’i qetësuar dhimbjet.
Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension?
Hera e pare dhe shpresoj e fundit qe jam deri diku dakord me Patozin ….
Po lere ce pyet u be nami. Taksapaguesit shqiptar po lene lesht nga kjo histori si Rruga e Kombit.. Ju prish gjiza popullit sa gjela jane ne maj te plehut.. Mbase apandesiti I ka plas ty me opoziten por te tjereve u intereson puna dhe cfare te shtrojne ne tavoline.. Ka dhe si ty me sorollopa te tjere qe mendojne per Babale ..
Ti Astrit formo partinë dhe bëj opozitë në parlament nëse ke bythë. Të tjerat i di populli mirë.
O PATOZ ME GLASA PULASH QE QELB DYNJANE:
Prokurorija gjene e pare ARRESTON ne flagerance kus pergjon jeten e nje individi sikur te Ishim ne diktature qofte ai Salinjan edvin apo pithi i nenes sate e nuk ka rendesi fare nese nje i pergjuar eshte trafikant apo jo se ai pergjigjet per veten e vet e nuk terrorrizon me pergjime e frike nje popull te tere me regji serbe e xhihadiste salisjane e krriminale…
ti more patos nga kavaja ke dash te thuash dicka ,por nuk ke thene asgje.
ne nuk kemi prokurori se jane te gjithe ne sherbim te kriminelit sali dhe nuk dine nga tja mbajne dhe ke te hetojne dhe arrestojne,kryeprokurorja eshte nje e mefshte qe nuk e nxjer qimen nga qulli.
por ne nuk kemi as opozite ,por nje tufe kriminelesh dhe hajdutesh qe ben cfar i desht trapi ne keto 28 vjet.
ti qe na hiqesh si i ndershem, ke 2 vjet qe do te formosh nje parti,por e shikon se asnje hajdut i i pd nuk po te ndjek ,prandaj rri urrte e mos ha moot
Ta tha kryeministri qe eshte e sajuar.Po Ti vete o Derdimen nuk e ke kuptuar se e gjithe kjo perralle eshte e stisur keqas ne Guzhinen e SHQUP-it ku ke bere pjese dhe Ti mor i zgerlaqur????
ZMero ku ishte fshehur ky birboja deri tant?
@lennard
Kryeministri na tha edhe per Ilir Meten, qe eshte presidenti me i mire, qe kemi pasur ndonjehere…
E besove ti, o Derdimen?
Fillove ti besh biografine dhe karakterin dhe zonjes Marku? Po prit mor burre. Apo do ate prokurorin qe kur ishe ti krye depodet i PD, qe fliste se do bente namin…