"Butari, shqiptari i Selanikut"

22 Maj 2018, 11:20Blog TEMA

Nga Gerta Banushi

Nuk është e para herë që Kryetari i Bashkisë së Selanikut sulmohet.

Që prej zgjedhjes se tij si kryetar i Bashkisë së Selanikut ka qenë shënjestër e sulmeve nga ekstremistë e majtë e të djathtë grekë. Por ajo që ndodhi ditën e shtunë i vuri kapakun me anë të dhunën fizike ndaj kryebashkiakut.

Janis Butaris u qëllua brutalisht nga aktivistë që merrnin pjesë në përkujtimoren e gjenocidit kundër pondëve, pakicës greke që u shpërngul me dhunë nga Azia ku u vranë afro 300 mijë njerëz.

Sulmi ndaj Butaris nuk ishte gjë tjetër veçse një goditje e paralajmëruar për të disatën herë nga ekstremistët, të cilët nuk i kursyen shkelmat e sendet e forta kryetarit të Bashkisë së dytë më të rëndësishme në Greqi.

Por kush është Janis Butaris? Vizion Plus sjell profil të 75-vjeçarit.

Ai drejton Bashkinë e Selanikut prej vitit 2011. Është biznesmen, pasardhës i themeluesve të kantinës së verës me famë botërore“Butari”.

Nuk i ka mohuar kurrë rrënjët e tij voskopojare. Babai i tij Stelios Butaris ishte vllah nga Voskopoja, ndërsa e ëma ishte nga Krusheva në Maqedoni.

Vet Kryetari i Bashkisë së Selanikut në një intervistë në vitin 2010 për gazetën greke “Ethnos” ka deklaruar se: “Origjina ime është nga Krusheva dhe nga Voskopoja. Si të thuash … ndjehem pak grek i diasporës. Nëse dëshironi, patriotizmi ose helenizmi është përtej kufijve”.

Ajo që nuk u pëlqen ekstremistëve, janë mendimet e Butarit për të kaluarën historike të Greqisë.

Që në fillimet e tij si kryetar bashkie, ka ngjallur mjaft reagime me deklaratat për ngritjen e një memoriali për turqit si dhe një për hebrenjtë. 75-vjeçari ka deklaruar se ndërtimi i këtyre monumenteve do të tërheqë turistët hebrenjtë dhe turq në Selanik.

Në vitin 2014 Janis Butaris ishte përsëri fitues i zgjedhjeve. Rezultati ishte befasues për një kandidat që garonte si i pavarur. Në raundin e dytë ai la pas kandidatin Stavros Kalafatis.

Ka pasur mjaft polemika dhe përplasje me fenë në Greqi, konkretisht me Mitropolitin e Selanikut Anthimos.

Pak kohë para zgjedhjeve në tetor të vitit 2010 gjatë një kremtimi në Kishën e Shën Dhimitrit, Butari kishte deklaruar: “Unë nuk jam kundër kishës, por Anthimos më kujton muxhahedinët”, ndërsa kleriku vetë e quajti një tradhtar bullgar. Megjithë ndërmjetësimin e politikaneve të tjerë ai nuk i kërkoi kurrë falje klerikut.

Butari, ky njeri mendjehapur, i cili ftoi në Selanik kryeministrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë Zoran Zaev për të festuar Vitin e Ri 2018, është një personalitet i rrallë, një politikan i pavarur në mandatin e tij të dytë, i cili është përballur me betejën më të madhe gjatë këtyre viteve, betejën e historisë me fantazmat e saj.

75-vjeçari nuk i trembet askujt, për të shprehur mendimin e tij të lirë e për t’i thënë gjërat ashtu siç janë.

Çështjet e nxehta të kohëve të fundit midis Greqisë e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë në lidhje me emrin, kanë nxitur valën e reagimeve të ekstremistëve pre e të cilëve ra edhe vetë Butari.

Sulmi i kësaj të shtune ndaj Kryebashkiakut të Selanikut do duhej të hapte në Greqi diskutime të mëdha, se sa i fortë e i rrezikshëm është nacionalizmi grek për çështje të ashtuquajtura kombëtare dhe se si Greqia duhet të ripozicionoje veten në rajon lidhur me identitetit e saj.

Mbase do të duhet ende kohë që autoret e sulmit të arrijnë të shohin historinë dhe të vërtetën në sy. Të pranojnë se një ditë në Ballkan kufiri do të jetë thjesht nocion gjeografik e jo pengesë.

Deri atëherë Janis Butaris, shqiptari i Selanikut për të cilin mosha është si vera që familja e tij prodhon, duhet të luftojë shumë.

12 komente në ““Butari, shqiptari i Selanikut””

  1. F. K says:

    Me pak fjalë janis butaris ja fut si kau peles, të jesh politikan nuk do të thotë të deklarosh gjënë e parë që të vjen në koke

  2. PA EMER says:

    .. PYETENI O ZOTERINJ DHE ZONJA GAZETARE , SE PREJ NGA ESHTE ZOTI BUTARI ?! NJEHERE THONI QE PRINDERIT E TIJ ISHIN NGA VITHKUQI I KORCES , TANI NA THONI BUTARI NGA VOSKOPOJA..!.. DHE TJETRA , TE MOS ARROJME SE VLLEHET E SHQIPERISE MORREN PARA NGA PALA GREKE , 400 EVRO NE MUAJ , PER SHUME VITE , SE BASHKU ME MINO RITARET QE RROJNE NE SHQIPERI , APO “VORIO EPIRIOTET ” , GJE QE NDOSHTAJ NDIKOJ NE KEQESIMIN E GJENDJES EKONOMIKE TE SHTETIT GREK , QE U SHPREH QARTE ME MASAT E RREPTA QE MOREN QEVERITE , PER TE PERBALLUAR FALIMENTIMIN . DUA TE PYES , JU QE E QUANI VETEN GAZETARE , APO VERTET JENI GAZETARE , NESE VLLEHET E SHQIPERISE E DINE VERTET SE PREJ NGA JANE ..?! QE TA MESOJME DHE NE TE SHKRETEN ..! PER MENDIMIN TIM , VLLEHET SI POPULL ISH ENDACAK, LLOGJIKE ESHTE TE JENE KRENARE PER VENDIN KU JETOJNE ME FAMILJET E TYRE , JO VETEM NE SHQIPERI APO GREQI , POR DHE KUDO GJETKE ..! SA PER KRIMINELET QE DHUNUAN BUTARIN , QEVERIA GREKE DUHET TE MBAJE QENDRIM , SI DHE DREJTESIA DUHET TE REFLEKTOJE ASHPER ..!.. POR HISTORIA TE JETE E SAKTE , PER NJE POPULL QE LLOGJIKA TA THOTE SE C`ORIGJINE KA , PASI DESHMI ASHTE VERTET , GJUHA QE FLET ..!

    1. kuc says:

      Eliot BUDALLAI! Nje katunar si ty duhet te mbaroje shkollen fillore ?

  3. Alban Hamzai says:

    Z.Gerta !Nuk e di nese jeni gazetare apo dicka tjeter.Por kjo nuk ka rendesi .Rendesi ka kjo:per cdo gje ajo qe vlen eshte e verteta .Ne rradhe te pare ju e emertoni J.Butaris “shqiptar” sepse babai i tij ishte Vllah (nena Greke).Po vllehte cfare duhet te thone ? Dhe kryesorja :J.Butaris u godit nga Pondet (dhe jo nga ekstremistet) pasi fyejti deri ne palce kujtimin e 350.000 grekeve ponde te vrare nga Turqia .Pak kohe me pare Butaris kishte deklaruar se “nuk i behej vone se turqit kishin vrare pondet “. Dhe per kete qendrim,ne emer te gjakut te ketyre 350.000te vrareve dhe qindra mije pondeve te tjere te perzene nga vatrat e tyre ,Janis Butaris duhet te diskretitohet para gjithe popullit grek,te zhduket nga skena politike greke e le te merret me hardhite e tij .Prandaj shkruani te verteta ,sepse nje pjese e atyre qe lexojne gazetat mund te dine shume me teper se ju .Ju lutem shume botoni komentin tim!

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Po kush ja dha votat ktyetarit te Selanikut O Demokratdhier i greqdhise ! Kush eshte pakice zyrtare ne greqdhi ? Po gjaku a eshte i kuq per njerezimin? Pse jo shqiptar por grek? Pirdhuni HIena te ciuvilizimit! Fundii jashtqitjes!

    2. Marko Bocarii says:

      Hamza PISOGLENDI! Jani Butari nuk ka asnje prind “grek”. Origjina e familjes se tij eshte nga Krusheva, afer qytetit te Manastirit ne Maqedonine e Shkupit. E jema ishte vllahe nga Krusheva (ndoshta me origjine nga Voskopoja), i jati ishte po nga Krusheva por me origjine shqiptare nga Korca (nga Vithkuqi,Opari,Polena,Dardha,Mborja eshte popullsia e Krusheves). Nuk ka “greke” me Maqedoni!
      E verteta eshte se popullsite vendase ne Makedoni (shqiptare, bullgare, vllehj) kane patur dhe kane kontradikta te vazhdueshme me popullsite e ardhura (pontet, kapadhokinjte, karamanlinjte) ne vitet ’20 te shek te kaluar! Keta kane ardhur dhe jane futur ne vendet dhe krahinat e tyre, shpesh kane probleme pronash dhe pervec kesaj gjithmone jane perkrahur nga shteti, ne dem te popullsive vendase. Kjo ka krijuar nje kontadikte te vazhdueshme!
      Hamza mjaft the genjeshtra e mashtrime per “350 mije ponde te vrare nga Turqia”. 350 mije nuk eshte numri i ponteve “te vrare”, por i ponteve te zhvendosur nga vendi i tyre (nga Veriu i Turqise, perreth Trapezundes-Trabzon). Nga keta rreth 250 mije shkuan ne Greqi dhe rreth 100 mije ne Rusi (Gjeorgji). Natyrisht qe jane vrare e jane perzene ponde e popullsi te tjera nga Turqia, kjo nuk ka dyshim! Por ardhja e nje pjese te madhe te pondeve dhe popullsive te tjera kristiane nga Turqia (midis te cileve edhe mijra shqiptare orthodokse te Turqise) dhe largimi i popullsive myslimane nga Greqia (midis te cileve edhe mijra shqiptare myslimane te Greqise ), eshte bere me marreveshje midis dy qeverive, te Greqise dhe Turqise, pas Luftes greko-turke te Azise se Vogel 1919-1922, me Traktatin e Lozanes! Greket e sotem ne fakt, per perzenien e popullsive kristiane nga Turqia kane akuzuar dhe akuzojne Gjermanine, qe sipas tyre perkrahte Turqine!
      Pas Luftrave Ballkanike, Luftes Ruso-Turke dhe Luftes se I-re Boterore, Perandoria Osmane shkoi drejt shkaterrimit te plote. Ne Turqi shpertheu dhe nje lufte civile midis Sulltanit dhe qemalisteve (Turqit e Rinj) dhe vendi u pushtua nga Fuqite fituese te Antantes. Qemalistet fituan edhe kunder sulltanit edhe kunder Fuqive Pushtuese (Angli, France,Itali dhe bashkepunetores se tyre Greqise). Nderkohe qe plasi Lufta civile ne Turqi, shteti grek sulmoi zonen bregdetare te Turqise dhe e pushtoi. Por nuk i mjaftua me kaq, por vazhdoi fushaten edhe me ne veri, madje duke kryer krime kunder popullsive myslimane (pasi ne keto zona kishte edhe popullsi kristiane edhe myslimane, te perziere si ne gjithe Perandorine e atehershme). Por ushtrite qemaliste (te Mustafa Qemal Ataturkut), kundersulmuan dhe e fituan luften. E cliruan edhe Kostandinopojen (Stambollin) nga Ushtrite e Antantes, edhe ushtrine greke e perzune nga zonat e brendshme te Azise se Vogel edhe nga zonat bregdetare te Izmirit (Zmirnit). Gjate largimit te ushtrise greke, ndodhi edhe largimi bashke me te i nje pjese te madhe te popullsive te krishtera ne keto zona, nga frika e hakmarrjes. Pas fitores se qemalisteve, u shpall Republika e Turqise dhe ne 1923 u nenshkrua Traktati i Lozanes, ku u vendos edhe shkembimi i popullsive midis Greqise dhe Turqise (Venizellos – Ataturk). Pas kesaj marreveshje u zhvendos pjesa me e madhe e popullsive kristiane (edhe e ponteve) nga Turqia dhe e popullsive myslimane nga Greqia! Gati 700-800 mije vete u vendosen ne Makedonine e Jugut (Selenikut) dhe rreth 400-500 mije te tjere ne gjithe Greqine. Ndersa nga Greqia (nga Epiri,Makedonia dhe Thraka) u larguan rreth 500-600 mije myslimane per ne Turqi.

  4. Diti says:

    Pse dhe pontet qekan greke? Hapni arkivat te dashur greke e do shihni qe Pontet jan kaukaziane kryesisht gjeorgjiane qe flasin nje gjuhe te ngaterruar po qe e quajne veten te krishtere megjithese te gjitha zakonet i kan gati90% perqind si myslimanet .le qe jan te gjithe me te zi se evgjitet tone po vetem grek sjan . Keto luajn me ate qe kisha ortodokse ka pas gjuhe zyrtare greqishten se ajo gjuhe egzistonte e cdo ortodoks qeka grek . Nese paska grek kaq te zinj atehere kush qekan elinet origjinale se neper libra jan bjond me sy bojeqielli. E di si esht puna ketyre sikur ne katoliket e gjith botes ta qujm veten italiane se gjuha kishes eshte latinishtja. Po e di qe ka qindra mijera katolike ne Afrike ? I bie qe dhe ato jan italiane???

  5. Astriti says:

    Jani Butaris, njeri mendjehapur! Respektin me te madh per kete personalitet, qe gjithnje ka ngritur zerin per mbrojtjen e te drejtave te emigranteve dhe vendosjen e harmonise midis vendeve fqinje!

  6. Cmendina kuq e zi says:

    Autorja iu ben thirrje grekeve qe te shohin historine ne sy dhe fap “shpik” nje shqiptar me emrin Butari!
    Skizofreni mediatike!
    Goce zgjohu ti nje here pastaj jepi mend te tjereve.

    1. yyp Xhixhi says:

      Mjafton mbiemri Butari, qe ta kuptosh se kemi te bejme me nje person me origjine shqiptare dhe ty fap te iken petlla nga skizofrenia ? ? ?
      Formimin e mbiemrave ne gjuhen shqipe e kupton edhe nje femije i shkolles fillore :
      shqip-tar
      qytet-tar
      treg-tar
      katun-tar
      kenge-tar
      BUT-TAR
      Zgjohu kaqol dhe mos ju jep mendje te tjereve, se s’ke per vehte ?

  7. albaniafirst says:

    Pondet nuk jane pakice greke te shpengulur nga Turqia. Ato jane aziatike te fese ortodokse. Pondet jane aq greke sa c’ishin edhe maqedonet apo epirotet. Mjaft me mashtrime per qellime politike. Greket e sotem duhet te ndalojne se fallsifikuari historine. Jetojme ne epoken e internetit ku cdo genjeshter, qe dikur i ka patur kembet e shkurtera, sot eshte fare pa kembe.
    Maqedonasit dhe Epirotet ishin fise ilire. Greket e lashte kane qene te perqendruar vetem ne jug te Greqise se sotme, ne disa qytet shtete si dhe ne disa ngulime bregdetare qe shume shpejt asimiloheshin nga popullsite vendase, Jo me kot dikur gadishulli Ballkanik, quhej Gadishulli ILIRIK.

  8. Fred kostricani says:

    A keni degjuar ndonjehere per Greek mithologjy? nqs se po, atehere kuptoni se sa ka ekzistuar populli grek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje