Nga Klementin Mile
Lajmet më të bujshme të ditëve të fundit kanë qenë fyerjet me fjalor banal të analistëve të njohur për njëri-tjetrin, siç kanë qenë rastet e Gazmend Bardhit dhe Mustafa Nanos, të Alfred Lelës dhe Shpëtim Nazarkos, të Lorenc Vangjelit dhe Klodiana Lalës, të Arjan Çanit dhe Denis Dyrnjasë.
Këto fyerje kanë qenë garnitura e një pjate skandalesh me në qendër dy ministrat socialistë, Tahirin dhe Xhafajn.
Pikërisht në sulm ose në mbrojtje të tyre janë lëshuar bataretë e fyerjeve nga njerëz që, siç kemi qenë dëshmitarë shumë e shumë herë të tjera më parë, janë të aftë të artikulojnë me elegancë dhe etikë të admirueshme çështje nga më komplekset.
Ky fenomen, pra, nuk është ndonjë lapsus individual që mund të shpjegohet me “shkarje” të gojës apo të mendjes së analistit.
Te fyerjet e analistëve ka diçka sintetike. Filozofi gjerman Kant, kur bënte dallimin ndërmjet gjykimit analitik dhe gjykimit sintetik, thoshte se i pari nuk na jep informacion të ri për subjektin që trajton, ndërkohë që i dyti, duke qenë sintezë e subjektit me një predikat që nuk është cilësi e domosdoshme e tij, na jep informacion të ri për subjektin.
Me fjalë të tjera, ndërsa gjykimi analitik është tautologjik (e barazon një gjë me vetveten, duke na treguar vetëm pjesët përbërëse të saj: A-ja është A), gjykimi sintetik është paradoksal (e barazon një gjë me diçka të ndryshme prej asaj vetë: A-ja është B).
Esenca e analistëve, për sa kohë ekzistojnë si të tillë, është të bëjnë analizë. Pra, të shprehin në mënyrë sa më shteruese faktorët, shkaqet dhe pasojat e një fenomeni (të cilat fenomeni i shfaq, por vetëm analisti ka aftësinë t’i dallojë), problemet dhe zgjidhjet e një situate (e cila pret të analizohet), apo kostot dhe përfitimet nga një vendim (të cilat analisti i dallon më mirë se të tjerët). Kjo gjë pritet prej Nanos, Nazarkos, Lelës, Vangjelit etj.
Të paktën nga publiku, i cili e merr seriozisht në konsideratë ekzistencën e tyre si analistë. Dhe duhet thënë se të lartpërmendurit, deri para pak ditësh, kanë qenë në lartësinë e pritshmërive publike.
Por fyerjet pa fre të kohëve të fundit e kanë vënë seriozisht në dyshim gjykimin analitik të analistëve tanë. Nëse e analizojmë situatën e analistëve vëmë re se i motivon diçka sintetike – diçka që nuk i përket domosdoshmërisht dhe apriori analistit si subjekt.
Ky është një motiv që e tejkalon temën e debatit, e tejkalon fenomenin, ngjarjen apo vendimin, i tejkalon rregullat e arsyetimit dhe, përfundimisht, e tejkalon etikën e komunikimit.
Analistët, të cilët më parë kur shkëlqenin në punën e tyre nuk na thoshin ndonjë gjë të re, por vetëm elemente të asaj që dihej, sot me dështimin për të bërë analizë po na thonë se ekzistenca e tyre, qysh në krye të herës, paskësh qenë e lindur nga sinteza.
Nuk ka rëndësi nëse kjo është sinteza e një mbrojtjeje të paepur me një vilë në bregdet, apo sinteza e një shkrimi militant me një shumë të madhe parash, apo sinteza e një komenti të hollë me një vend pune për familjarët.
Problemi i thellë është se kur analiza lind nga sinteza, analiza i përket botës së dukjes, jo asaj të qenies.
Ajo pushon së qenuri. Me këtë nuk po them se analistët nuk duhet të kenë motive materiale në punën e tyre.
Por nëse të vetmet motive që i lëvizin janë ato materiale, e aq më tepër të lidhura me shërbime ndaj klaneve të ndryshme të politikës, nuk ka pse habitemi që debatet mes tyre të degjenerojnë në fyerje me fjalor rruge.
E ndoshta pikërisht këto fyerje janë shenja më e qartë se Reforma në Drejtësi po ndodh. Edhe në mos sjelltë drejtësi, por vetëm vullnetin politik të superfuqisë amerikane në periferinë shqiptare, ajo po e kërcënon ekzistencialisht sintezën që i polli “analistët”.
Pedagog në UET
Se mos ju veje mendja qe disa nga keta analistet jane njecik atdhetare dhe nuk durojne dot pusht- lleqet qe gatuhen ne studiot televizive dhe nga njeher i mbyet e drejta qe derrmohet me demek te qenit ” korrekt” perballe deleve?!
Apo ju jeni profesora e ç’ pune keni me te menduarit korrekt?!
Une uroj qe ndonje dite,te nxjerri pistoleten live Nazarkua,Nanua,Vangjeli e tua numuroj ne balle…pastaj ju si profesora,beni nje sontazh dhe shikoni sa perqind e popullit do jete dakord me ” aktin jo- korrekt”!!!
Shikoni dhe degjoni o profesora.Ne vend qe te ngriheni e te beni namin se si nje parti politike kerkon te vi ne pushtet me dhune,ju merreni me te qenit ” korrekt” ne studio televizive.
Po i afrohemi nje lufte civile ( gje te cilen nuk po e nuhatni ose nuk po ngrini zerin) dhe ta dini qe kesaj here do jete nje here e mire,mbase do jete dhe me e pergjakshmia ne historine tone,por do mbarojme me tradhetaret.
Puna e pare eshte kush i beri analiste?! A kane profesionin dhe shkollen qe duhet! Eksperiencen qe nevojitet! Nuk po flas ne mbron te majten apo anasjelltas! Bindjet politike lejohen te shprehen dhe te demostrohen! Kush i paguan perseri nuk eshte problem! Por krijimi i lajmeve te reme,gjysem te vertetat,genjeshtrat manipulimet jane pjese e punes se “analisteve”! Nuk me shokon nje “analist” qe t’i thote gjerat ashtu si jane dhe pastaj po te doje t’i komentoje sipas pozicionit te tij!Por keta jo vetem jane te shitur por edhe kamikaze-jenicere osmanllinj! “Analist” sot eshte figura me e percuduar edhe se politikane apo prokurori dhe Gjyqtari!Hajdute,dallkauke,medioker,mercenare ,pederaste,impotente, idiote,te semure psiqike,llafazane te klasit te larte, njerez qe vuajne nga “marrezia e madheshtise”, e cfare nuk jane keta gjirize dhe llymi i medias shqiptare dhe gjeni nje emer cilesor te keq qe nuk i shkon analisteve shqiptare! Te rroje konspiratori komunist Sali dhe presidenti like floriri per te miren e PD-LSI dhe Shqiperise!
Analistet shfaqin vizionin e tyre apo perpiqen t’u imponohen kolegeve te tyre dhe me tej opinionit.
Ne se eshte keshtu, kjo nuk sjell asnje dobi.
perse nuk e publikuat ?