Nga Gjergj Meta
Ndërkohë që nëpër ekrane tv, seli partish, korridore institucionesh, portale interneti, nga njerëz me dhe pa pushtet, të rreshtuar nga njëra anë apo tjetra, ose njerëz thjesht asgjëbërës dhe të zemëruar me gjithkënd, por të gjithë këta bashkë jo më shumë se një grusht individësh, ngrenë akuza dhe kundërakuza ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj të gjithëve, në sitet e kromit në Bulqizë një grua përsëri humb jetën duke u munduar t’u sigurojë bukën e gojës fëmijëve.
Gruaja e Bulqizës humbi jetën, por humbi edhe vendin e saj në vëmendjen e opinionit publik dhe të atyre që janë të mandatuar të kujdesen për të, d.m.th. qeveria dhe opozita. U harrua për së gjalli e për së vdekuri. Ç’kob që konsumohet kështu ndër ne! Asaj ia vodhën vëmendjen e kështu ua vjedhin përditë vëmendjen politika, ambasadorë, analistë e opinionistë, shumë njerëzve të periferive të vendit tonë.
Vdekja vjen, pasi ajo na përket natyrshëm ashtu sikurse na përket edhe ardhja në jetë, por ajo ka dinjitetin e saj, të cilin më shumë se çdo gjë ia përdhos indiferenca. Në këtë rast është më keq, pasi është indiferencë e institucionalizuar nga ana e atyre që qeverisin dhe cinike nga ana e atyre që duhet të ngrenë zërin.
E kjo të shkakton zemërim, por edhe pafuqi. Nuk them për të qenë politically correct, që nganjëherë mund të kthehet në një asnjanësi të pamoralshme, por me përgjegjësinë dhe bindjen se e dështuara më e madhe e realitetit shoqëror shqiptar është pikërisht politika, e qeverisë dhe e opozitës, që ka tërhequr zvarrë në vorbullën e saj edhe shoqërinë civile, duke e tkurrur atë e po ashtu edhe korin e fjalëbërësve mediatikë. Gruaja e Bulqizës, që sot nuk jeton më, akuzon më shumë se kushdo tjetër secilin prej nesh, edhe mua që po shkruaj këto rreshta e që kam përgjegjësitë e mia.
Por më shumë i drejtohet kakofonisë tiranase me gjithë instrumentistët e çakorduar të saj që nuk po dinë, madje nuk po duan të ndalen. Prandaj, mjaft për hatër të asaj gruaje e shumë të tjerave! Mjaft për hatër t’Zotit! Mjaft për hatër të Shqipërisë! A kemi Zot kund? A kemi njerëzi kund? A kemi atdhe kund? Ndaluni një herë! Dëgjoni për pak çaste. Po bëni si prindër të papërgjegjshëm, që rrihen e dhunohen e harrojnë fëmijët e strukur nën shtrat, të pangrënë e që qajnë pa zë nga frika se çfarë mund të ndodhë. Po na kujtoni xhunglën e mbijetesës dhe të pabesisë së instinktit.
Mosni kështu! Gruaja e Bulqizës sot ka një fjalë! Dëgjojeni! Ajo i drejtohet edhe Europës. Po po, ashtu e vdekur ajo sot i thotë asaj: mos më harro. Ti Europa e të drejtave të njeriut dhe e solidaritetit, e lirisë, barazisë dhe vëllazërisë. Ti me gjithë burokratët e tu, kthejuni shpirtit e hidhini sytë mbi këtë periferi tënden. Ishim periferi e një perandorie që na zhbëri identitetin kulturor, ishim periferi e një kampi ideologjik për 50 vjet që zhbëri njeriun në thelbin e tij e tash përsëri periferi e fundit e jotja.
Edhe sa kohë kështu? Edhe sa? Mos na prano në emër të atyre që duhet të na çonin drejt teje e që dështuan njëri pas tjetrit, por në emrin e ne njerëzve të thjeshtë, që kemi 50 % të fëmijëve dhe familjeve tona tashmë te ti. Thjesht na bashkoni me ata që tashmë janë aty ndër ju. Na bashkoni aty ku u këput filli. Por bëjeni ju, sepse vetëm ju dhe ne mund ta bëjmë. Ju dhe ne njerëzit e thjeshtë që ëndërrojmë thjesht, pa shumë luks e pa shumë teprime. Gruaja e Bulqizës ka shumë shoqe! Së paku, për hatër të tyre ndaleni pak zhurmën e shkundni ndërgjegjet tuaja.
Ne xhunglen shqiptare, duhet te amplifikohet sa me fort
Thirrja e deshperuar njerezore,
por dhe njekohesisht shpresedhenese e Gjergj Metes.
Mjaft me, me kafsheri dhe primitivizem!
O njerez VETEM ENVER HOXHA e mbajti kte vend dhe kte popull , i futi me zor ne pun te ter , i dha gjerat e nevojshme , i mbylli gardhin i la ne fathen e vet , nga 800 mij banor qe e mori vendin ne kohen e zogut e çoi popullsin ne 4.5 milion banor , na beri me shkoll na ftilloi na beri njerez , do thot ndonjeri nga ju qe nje pjes e njerezve u ben maskarenj ,e keni gabim ai i mbajti me dhun te ndershem ket popull , por ne realitet kta jemi ne ne te vertet siç jeni sot , ENVERI vetem na hoqi huqet e kqia me dhun dhe na vuri ne rresht , se na njifte mir ne si popull , çfar njerzish shkerdhata dhe antishqiptar ka mes nesh , kta i ngordhi neper burgje tjetri , te tjeret u fshehen si dobiça u hoqen si njerez perfekt nga frika ligjit , dhe kta mostra qe ne at koh u fshehen ishin SALIU me shok shikoni mostrat sot , kush nga kta mostra mashtrus e kriminel sot , nuk beri burg die , nuk beri se u fshe nga fryka , sot dolen siç jan saliu me PDne dhe me te ter kolorin e mostrave te kti vendi , prandaj shum njerez e rrespektojn ENVERIN se ajo pjes qe e rrespektojn çfar beri per SHQIPRIN e SHQIPTARET jan pjesa origjinale te rregullt qe ne at koh nuk kamuflohej nga frika , por e jetonte jeten me gjith te mirat dhe te metat e saj , kjo esht e verteta , pjesa e llumit te kti populli adhurojn figuren e zogut , se tek ai gjejn vetveten ,hajdutin mashtrusin tradhtarin gjejn figuren e njeriut qe ben qindin kjo esht e verteta .
Kush do ta degjoje,megafonet e pusht-tetit,keta qe per tre dit kan bere gati 50 shkrime
akuzuese ndaj Albert Veliut,me te vetmin qellim qe te beje vetvrasje?!Keta,qe nga nje
ane e quajn viktime te PD-s,por kurre viktime te shoqerise dhe Shtetit tekalbur shqiptare!
Alternativa,nese nuk je militant i partise ne pusht-tet,vdis ose largohu,dhe nese je kundra politikes
dhe te keqes se ketij pusht-teti,zhduku,se ndryshe te burgosin ose te heqin kafshaten e bukes,
dhe kush pa,ata qe kan vjedhur miliona,keta qe nuk pranonin testin e droges,sepse qe te gjith jan
pozitiv!
prape o zigur kari po boll o idjot se na cave trapin,,ti gomar ke lindur dhe ashtu do vdesesh,
Flm Gjergj Meta per fjalet e ndjera dhe te mencura!
Nje zë ne shkretëtirë, por qe te renqeth e te bën te mendosh e te veprosh edhe pse mendjet i kemu te helmuara
Faleminderit Dom Gjergji! Ke vene gishtin ne plagen qe na eshte mahisur keqas si popull.
Te mendosh nje shkemb dhe nje njeri te zi poshte tij,
te vdekur.
Te mendosh nje pirg dheu mbi nje njer te zi, nzjere prej tij.
Te mendosh zjar pushkesh te vjella nga vraseses me gjygje dhe njeres po ashtu te zinj.
Mendo dhe te paguar njeres per grykesi me kallashnikof,me mijra te pa fajshem,te embel te qeshur keta te fundit,
me besimin per drejtesi.
Mendo dhe kete zonjen,perendeshen,mbase iku per te na mbrojtur nga djajt.
Ne hotelin Z u ngrit nje dolli,deshmimtari X u be i famshem,ndersa gjithe shkronjat e analfabetit gajasen tu qesh.
Respekt per shkrimin dom. Gjergji shpresoj ta lexoje edhe ndonje nga kta te llaxores politike