Nga Artur Ajazi
Spektaklet (ose shakaja) më të fundit i opozitës, ndërthurur me skenare të vjetra të tipit “prodhim’98”, ishin dhe do të mbeten, fillimi i fundit të një rrugëtimi të lodhshëm të një grupimi eksperimentuesish që kanë ozurpuar prej 5-6 vitesh Partinë Demokratike. Asgjë nuk e ka poshtëruar këtë parti më shumë se dalja e treshes Salianji-Alibeaj-Bardhi, të cilët të urdhëruar nga “I Madhi”, nxorrën nga bodrumet e partisë “videon e rrallë që tregon lidhjet e krimit me pushtetin”. Asgjë nuk e ka poshtëruar dhe nuk e ka njollosur më shumë këtë parti, se dalja e shpeshtë dhe fatkeqësisht pompoze e treshes mashtruese, e cila pa asnjë dyshim ka treguar para shqiptarëve sa poshtë ka rënë opozita e kësaj PD. Duke dashur të marrë “flamurin” e opozitarit, (duke humbur shpresat tek Monika e Ilirit) edhe kësaj here Lulzim Basha ka tentuar të mbledhë rreth vehtes “mijëra vetë” për të kërkuar dorëheqjen pa asnjë shkak bindës juridik të ministrit të rradhës të kësaj qeverie.
Dhe fakti ishte se, as 100 apo 120 vetë, nuk erdhën në protestën e treshes Salianji-Alibeaj-Bardhi, dhe gjithçka ka rezultuar një bllof i turpshëm, veç faktit të disa vezëve të hedhura, dhe thirrjeve emocionale të ndonjë personi të porositur qysh nga selia blu. Kjo e mërkurë ishte protesta e rradhës, ky ishte edhe dështimi i rradhës, paçka se Lulzimi nga Sofja porosiste Palokën dhe treshen e tij se “shtoni ultimatumet, përdorni taktikën e frikës dhe uraganit popullor”. Tek shikoje protestën e të mërkurës të njoftuar nga PD para dyerve të Ministrisë Brëndshme, as më pak dhe as më shumë kuptoje se kjo opozitë vetëm e tillë nuk është, se kjo Parti Demokratike kurrë nuk do të ngrihet në nivelin e një force politike të përgjegjshme dhe të besueshme, që kërkon të marrë në dorë fatet e vendit.
Të kapur fort pas “videove të regjistruara nga dashamirës të PD” kjo parti është kthyer prej kohësh në “parti dedektivësh privatë”, dhe që kurrë nuk duan të bashkëpunojnë me strukturat e shtetit, me organet legjjtime, për të zbardhur dhe dërguar para ligjit cilindo që ka kryer krime. Marrja e vazhdueshme me “regjistrime audio”, apo me “video të realizuara nga persona që janë pjesë e trafiqeve”, e ka lënë mbrapa në kohë dhe mentalitet, partinë e cila u formua qysh para 28 vitesh, si një forcë politike që bazohej mbi vlerat dhe virtytet e demokracisë amerikane, dhe që mbronte fort të drejtat e njeriut dhe barazinë para ligjit.
Nuk mbahet mend në asnjë rast në gjithë këto vite, që PD të ketë bashkëpunuar institucionalisht me organet e drejtësisë në të gjitha rastet kur ajo ka deklaruar dhe publikuar “regjistrime dhe video autentike” që sipas saj implikojnë ministra dhe deputetë. Në asnjë rast , drejtuesit e asaj partie, nuk kanë shprehur gatishmërinë dhe nuk kanë qenë solidarë me organet e drejtësisë, por kanë preferuar të bëjnë vetë “hetuesin, prokurorin, gjyqtarin, shikasin”, duke u bërë krejtësisht të pabesueshëm. Pothuajse çdo ditë, treshja e Lulzimit, del me variante të reja mbi “videon e vëllait të ministrit” ashtu siç dilnin çdo ditë me variante të reja “zbulimesh” edhe për emra të tjerë të kësaj mazhorance. Por çudia më e madhe (e cila në fakt është vetëm shqiptare) është se treshja e Lulzimit, prej 5 vitesh gishtin e drejton vetëm ndaj ministrave të Ramës, duke harruar bëmat e ish-ministrave të PD, apo ish-drejtorëve të saj, që në 8 vitet e pushtetit demokratikas, mbushën thasët me para, dhe që sot janë milionerë. Por duke mos u ndalur me treshen e dedektivëve, Lulzim Basha ka tentuar të prishë imazhin e vendit edhe duke bllokuar foltoren e Parlamentit, teksa ka kërkuar të recitojë “vargjet e lira mbi villain e ministrit”. Të jesh opozitë e besueshme, natyrisht duhet të jesh një opozitë realiste, natyrisht duhet të afrosh rreth vehtes jo ish-ministra dhe ish-drejtorë të dhjamosur në para, jo Monikën e LSI e cila dje foli edhe në “emër të popullit”, por emra dhe figura të cilat i përkasin elitës intelektuale dhe janë “pa njollë” dhe moral të pastër.
Të fitosh besimin dhe të kërkosh votën e popullit si majtas dhe djathas, natyrisht duhet të krijosh fizionominë e opozitës që nuk shpif, që nuk akuzon dhe nuk denoncon për interesa të ngushta, por që lufton me forcën e fjalës bindëse në foltore të Parlamentit dhe sheshet e qyteteve. Kulminacionin e hipokrizisë “fronit opozitar i bashkuar” e ka treguar me Monikën e LSI, e cila jo vetëm ka kërkuar nga “shqiptarët e thjeshtë të ngrihen për të rrëzuar qeverinë Rama”, por u ka qarë hallin “hallexhinjve” që sipas saj “nuk kanë asnjë shpresë në këtë vend”. Habia më e madhe e çdo shqiptari, tek dëgjon milioneren e LSI tek qahet se “po vuan nga kjo qeveri”, apo se “kabinetin qeveritar e ka mbushur Rama me të korruptuar”. Sikur të mos kishte parë ky popull videon e ish-kryeministrit të qeverisë Berisha, ndoshta do ta kishte besuar paksa kryetaren e LSI. Pavarsisht akuzave dhe denoncimeve, pavarsisht fabrikimeve me video dhe “dëshmitarë X”, një gjë mbetet e sigurtë , Lulzimi dhe Monika, kurrë nuk do të mund ta pengojnë rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësmit në BE. Ndoshta rrugëtimit të tyre të lodhshëm i ka ardhur fundi. Shqiptarët janë zgjuar, ata duan shtetin ligjor, duan politikanë të pastër dhe seriozë, duan opozitë të paimplikuar në afera, dhe jo manipulatorë votash dhe milionerë hipokritë, që nuk u besojnë as partitë e tyre.
???
jo sa poshte ore, por sa thelle eshte futur ne llumin e katranosur.
turp qe demokratet nuk e shporrin ate lulzimin dhe te rindertojne nje parti demokratike te hajrit.
por me mire, se nja 25 vjet atje ku jane do te jene shpellaret.
Kjo treshja qe dite shpesh pompos dhe ne fund skifo, po i ul audiences Portokallise. Kjo treshja tashme quhet aktoret e portokallise te pd.
PD keshtu ka qene qe kur lindi
E zhytur ne vjedhje dhe kundra shtetit ligjor
Ju qe habiteni jene shume te rinje ose nuk keni patur dhe nuk keny sy te shikoni dhe mendje te kuptoni
Na ishte sec na ishte..
nga artur ajazi
Jo mor vllezer ! Nuk mund te drejtoje neser shtetin Lulzim Basha ! Si mund te jete kryeminister nje njeri me precedent penal ? Nje mash ne durate Saliut ? Si mund te degjojme nje njeri qe tee flase per drejtesi,kur vet e ka mohuar drejtesine? Po pse kaq budallenje na quan ne ,popullin ,ky njeri? PO ka te drejte te flase kur
1. Te dali para drejtesise ,kesaj drejtesie qe po ngrem, e te asaj drejtesie qe kishte apo do ky. Vendimin e drejtesise do ta respektoi i gjithe populli. PO nuk e njohim ne Llall gjumashin ,per te cilin ulurasin opozitaret ? Me t honi pse qenkerka kamikaze Arta Marku ,apo kjo prokurorja e krimeve te renda e cila sapo ka marre detyren,e i ndergjegjshem qenkera kushuriri i dyte i Saliut,Hajdermataj? A shikoni se si e kane rjepur popullin drejtesia e Lulit,Nishanit ,allajbeut qe ulurasin ?