Fahri Balliu ka bërë një analizë për gjendjen e Bashkimit Europian.
Sipas tij, Be është në gjendje kritike dhe anti-shqiptare.
Ndaj sipas tij, pa u reformuar BE-ja, nuk kemi pse të kërkojmë të anëtarësohemi në të.
Pjesë nga shkrimi i Fahriut
Presidenti i Francës, Macron, në Sofje, në Bruksel dhe në ndonjë prononcim tjetër ka thënë se, nuk mund të ketë zgjerim të BE-së pa u reformuar BE-ja. Por çfarë reformimi të BE-së ka parasysh presidenti i Francës?
Është i njohur lobi i skeptikëve të BE-së që nga krijimi i tij. Për hir të së vërtetës kur sheh sot strukturën drejtuese të BE-së, burokracinë tronditëse, shifrat e shpenzimit dhe aftësinë shpesh mediokre, të kap pesimizmi për vetë Bashkimin Europian. Gjendja e sotme e BE-së e krahasuar me gjendjen dhe ëndrrën e ideatorëve të saj të kujton ose më saktë të sjell ndërmend, krahasimin e një vepre poetike që zbret në norma tregtare.
Ne kemi shumë gjëra si botë shqiptare, si politikëbërje shqiptare, për të korrigjuar. Por çfarëdo që të bëjmë ne, defektet dhe mungesa e reformës në Bashkimin Europian është një pengesë serioze.
Kualitetet drejtuese menaxhuese të Bashkimin Eropian janë sot më shumë se kurrë me fraktura brenda, që nga drejtuesit kryesorë dhe duke zbritur poshtë tek menaxhimi diplomatik europian. Mogerini sot është nga pikat dramatikisht më të dobëta. Në një raport të brendshëm të Bashkimin Europian që ruan konfidencialitet të lartë, Mogerini kritikohet ashpër për sjelljet e saj diplomatike dhe të gabuara.
Sjelljet diplomatike të orientuara prej Mogerinit janë karakterizuar nga një subjektivizëm i thellë me preferencë që burojnë nga një edukim i vjetër ideologjik. Kjo dukuri lexohet haptas në Shqipëri, por edhe në Kosovë. Kjo praktikë e sjelljes në pikat e nxehta, siç është Kosova veçanërisht, shkon paralel me kundërshtarët të BE-së në vend që të shkojë kundër një vije tjetër. Guximi aventuresk i Mogerinit për të diskutuar me Thaçin, harta apo ndryshime të Kosovës, ka nevojë për një klithmë ndaluese, frenuese. Në këtë pikë ne duhet të jemi mirënjohës integritetit në zonjës Merkel.
Burime që nuk duan të identifikohen, duan të thonë se, ajo ka dhënë këshilla të rrepta për Thaçin, i cili me naivitet politik e ka gjykuar Mogerinin me mundësi, fuqi dhe kompetenca mbi të vërtetën, më të larta se ç’është e vërteta. Thaçi mund të jetë nisur me besim nga posti i saj, por ujërat e kthjellëta janë në thellësi, jo në sipërfaqe. Askush nuk ka fuqi të vendosë dhe të propozojë kufij për Kosovën, veçanërisht sipas shijes së kundërshtarëve të historisë së botës shqiptare. Prandaj kërkohet lidership i pjekur, i matur në Kosovë, se kufijtë e Kosovës së pavarur janë kufij të botës shqiptare. Po të kthehesh pak prapa, e të kuptosh se si përgjatë historisë angazhimi i aleancave të pista të ligjeve të xhunglës krijoi shtete makabre si, Jugosllavia dhe tjetërsoi popuj, gjuhë, dete, tokë, lumenj, që i bëri Zoti, nuk mund t’ia besosh akteve burokratike të nëpunësve sado të lartë të BE-së.
Sot BE-ja ëndërrimtarët i ka zëvendësuar me burokratë që maten me hijen e mëngjesit dhe i shantazhojnë politikanët e provincës shqiptare, përfitojnë prej tyre deri në korrupsion financiar, siç është rasti i ambasadores Vlahutin, apo ndonjë tjetri që këmben në Tiranë misionin politik me mision lirik. Nuk duam ta hapim kapitullin dhe rrolin e influencës së Sorros-it, që është një çështje me pasoja shumë të rënda në Shqipëri, sepse është emri i tij pas të cilit fshihet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, që mbolli 113 mijë ha tokë me kanabis dhe që noton në korrupsion borxhesh, koncesionesh, aferash, që po shpopullon Shqipërinë, që po godasin kolonën vertebrale të shoqërisë shqiptare.
Por le të rrimë vetëm tek rroli i BE-së në ndjekjen e politikës shqiptare dhe do të kuptojmë se ajo reforma që thotë presidenti i Francës, është e domosdoshme për të pastruar një herë vetë BE-në, për të qartësuar dhe maksimalizuar vlerat për të cilat është krijuar ëndrra e madhe e ‘De Gasperit, Adenaurit, Shumanit. Vetëm në këto pesë vjet të qeverisjes putiniste të ekstremit të majtë në prag fashizmi, janë prerë 38 mijë fletë arresti në Shqipëri dhe burgjet kanë vetëm të varfër. Peshqit e mëdhenj flasin për arrestim të peshqve të mëdhenj, por nuk kuptojnë vetveten dhe ndërkaq ambasadorja e BE-së në gjithë ditët e saj në Tiranë, ka zero deklaratë me gojë apo me shkrim, në mbështetje të opozitës politike apo të medias kritike ndaj qeverisë. Ajo funksionon krejt si të jetë në listën e pagesave qeveritare dhe në pesë vjet njerëzit e ngarkuar të BE-së për Shqipërinë, përveç standardit shumë të ulët të inteligjencës së tyre politike, janë shfaqur jo rrallë deri në kërcënime se zgjedhjet mund të bëhen edhe pa opozitën.
Në korridoret e Bashkimit Europian dhe në tavolinat me dreka dhe darka familjariteti i sëmurë, servilizmi dhe sharlatanizmi shkonte deri aty sa Rama në krye dhe ndonjë politikan tjetër në Kosovë dhe në Maqedoni, do të propozonin Mogerinin për çmim “Nobel të Paqes”. Po sigurisht BE-ja ka problem, por nuk është funerali i saj. Përkundrazi era e freskët plot qeliza të reja të vërteta në mbrojtje të vlerave morale, demokratike që solli zgjedhja e Presidentit Trump, e ka ndaluar përparimin e ndryshkur të mediokritetit me origjinë ruso-komuniste.
Në këto kushte, politikëbërësit shqiptarë e kanë jetike, ose të hiqen mënjanë, nëse s’janë aq të pastër dhe aq të fuqishëm për ta dashur vendin, ose përpara reformimit të BE-së, ose bashkë me të do të ketë edhe një reformim të thellë për ta. Por në këtë rast, fjala reformim nuk ka kuptimin e programeve në letër por e vendimeve që merr ndërgjegjja kombëtare.
JAAA DOLI I GJITHE HALLI I SHQUPIT , NUK E DUAN BE, SE JA FUT DY KEMBET NE NJE KEPUCE . EUROPA JA U DIN HALLIN E MADH MORD FARI ZIU , DHD PIKERISHT KJO ESHTE ARSYEJA QE ATA DUAN TA MARRIN SHQIPERINE NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT DHE BERISHAT & CO NE TE SEMES TE SHKOJNE .
Lum si ne qe kemi stratege si ky! Imagjino te kishte ky koken nga ka kembet cmund te bente?
Njelloi si fliste E.Hoxha, “ imperializmi amerikane, revizionizmi modern rus dhe borgjezia europiane” se ky Farua ka punuar ne “ Zerin e Popullit” ne ate kohe.
O QEREOS,
O QEROS,
SI T’U NIS,
ASHTU T’U SOS’ …
NJE URTESI POPULLORE SHQIPTARE KENDON :
‘O QEREOS,
O QEROS,
SI T’U NIS,
ASHTU T’U SOS’ …
Stil Balliu. Po aq i shpifur sa ne ate kohe kur si gazetar “i shquar” i “Zerit te Popullit” i shkonte nga mbrapa dhe i lepihej Ramiz Alise dhe anetareve te tjere te Byrose Politike. Nivel fshati.
Kur jep mend edhe ky bajge!
Vazhdo pace, pilaf dhe raki me filxhan se keshtu eshte mesuar rraca jote bastarde.
Shqipetare te dashur baskatdhetare..Pershendetje nga LA /California/Ju keni nje Gold midis jush.Mr Balliu.Jepini ate qe meriton…dhe mos vononi.
Vari koqet ketij k….,shife ne fytyre dhe vlersoje ne mendje e ne shpirt.
Epo u be fahri pacja te gjykoje perendimin… mire ky qe e ka mendjen vetem tek te ngrenet tani por na ka bere peshqesh fahri junior
Shkrim i nje ballisti ne nentor 44 .. Ky idiot primitiv nuk ka idene se si funksionon BE ,bota moderne ,politika dhe institucionet.Merr neper goje funksionaret si nje llafazan rrugac ,me shpifje te ndyra .Shpresoj te mos e lexojne .Ky derr i kenaqur ,njeri pa moral analizon Mogherinin ,sikur di se cthuhet ne ambientet e brendeshme te komisionit europian .Nga e ka marre informacionin ky mish me dy sy qe Thaci dhe Mogherini duan te ndryshojne kufijte …Sigurisht nga zyra e plakut helmues Berisha .O idiot i lindur ,Mogherini me diplomacine e saj ka bere me shume per shqitaret ne Shqiperi ,Kosove ,Maqedoni se sa te gjithe politikanet shqiptare te marre se bashku .Perkundrazi ,shumica e politikaneve te PD ,por edhe te tjere jane antishqiptare te terbuar ,duke filluar nga Sali gangsteri primitiv ,Lul spiuni dhe kompania e tyre .Nuk perjashtohen edhe politikane te tjere,pa permendur nje tufe korbash te medias me Balliun ne krye .Mero ,na kurse nervat ,mos publiko keta funderrina te shpirtit njerezor .
S e kuptoni se kush fol me i korruptuari njeri. Me 8 qelburi qe ka vjedhur ne kohen e sali kriminelit ka bere kerdin…rusia po vepron ne shqiperi o njerz. Kujdes…..
Ky fillozof i pa parë duhet mbajtur në mbrojtje ditë e natë non stop mbasi fillozofë të këtij ragu i ka zili gjithë bota që ti ketë. Është fat i madh që një fillozof të tillë ka lindud Slabinja e Mokrës. I bëj lutje prrefekit të Qarkut Korçë të ngrejë në Qukës, aty ku ndan rruga për në Slbinjë, një përmendore në kujtim të tij duke ngrënë paçe. Pikaaaaa….si ska pak cipë kokë tuli.
Nuk thone kote! Ku ka ze nuk eshte pa gje!? Me demek o Faro ta lem kete punen e BE-s dhe ti turremi ariut polar!? Ti themi muzhikut rus dhe carit te Rusise , bujrum dhe mireseerdhe, se Europen plake e sikterrisem, dhe nuk kemi c’e duam!
Keta konoshet tene , si ky leshkua shikojne paret qe ua tund Putini dhe jane terbuar fare , jane marosur , jane cakerdisur , i thone dores kembe , por nje gje eshte mese e sigurt , keta jane shume te rezikshem per kombin me deklaratat dhe pashtersite qe nxjerin nga goja …… ngeli Fahri Balliu te beje politike , e pidh te semes , dallkauk qe rinte si qeni dingo mbrapa Ramiz Alise …….
cfare mund te presesh tjeter nga nje drejtues i nje fletushke fashiste qe per nga shpifjet qe ben do ta kishte zili dhe Dr. Gebelsi i Rajhut te Trete,,,
Fahri Balliu njesoj si operatevet e sigurimit ne kohen e Enver Hoxhes. Me pardesy ngjyre muti,te ulur ne kafe duke menduar per aksionin e radhes. Per kete me vjen me shume inat sepse dikur kane qene propagandues te rregjimit dhe tani e shajne. Me e ndershme do ishte per te gjithe qe te tregoheshin me realiste. Vertete e tille ka qene koha dhe ka patur goxha njerez te poshter por sot keta jane shumefishuar dhe i gjen kudo.
Sa bole jeni.
Cdo teme qe te permbaje artikulli, i shkoni mbrapa si dele.