Nga Ben Andoni
Siç ndodh rëndom në të gjitha vendet e vogla, ku banorët mundohen të identifikojnë sa më shumë gjëra universale të lidhura me vendin e tyre, edhe shqiptarët nuk bëjnë përjashtim. Ata mëtojnë se janë të vjetër. Në himnin e tyre është e përcaktuar se të gjitha kombet mund të shuhen por vetëm ata janë të zgjedhurit specialë të Zotit. Ata kanë origjinë mitike me këtë apo me këtë figurë dhe mundohen të veshin me legjenda gjithçka. Ky fenomen në kohë të ndryshme ka shtresëzime të ndryshme, varësisht nivelit por edhe kohës ku jetohet. Qysh në krye të herës, Shqipëria konsiderohej si një vend i vjetër nga banorët e vet, më i lashti në botë, atë që sot e kësaj dite shqiptarët, sidomos ata me nivel kulturor të mesëm dhe poshtë e kanë si moto identiteti. Në frymë të kësaj mohohet gjithçka, që s’ka lidhje me shqiptarët, zbehet ai fill që lidhet me fqinjët dhe shqiptarët mbeten qendër e botës.
Shqiptarët e vazhduan këtë ndjesi deri në Luftërat e Mëdha Botërore, por përballja e tyre me Luftën e Dytë do jetë shumë zhgënjyese. Shqiptarët dhe mbreti i tyre jo vetëm e shitën vendin e tyre, por në masë bashkëpunuan me okupatorin. Në Kosovë, atëherë strukturë organike e Shqipërisë, ata ishin pjesë e formacioneve SS kundër shqiptarëve dhe serbëve, pa morën pjesë kundër hebrenjve, ashtu si treguan një nivel të dobët atdhedashurie me lëvizjet e tyre. Janë reale citimet që bëjnë komandantët gjermanë asokohe. Ata kanë vlerësimet më të pakta për këto njësi, por nga ana tjetër edhe për çdo gjë të shqiptarëvet. Në materialin e Ëehrmacht-it ka akuza direkte për administratën shqiptare, që tregohet hileqare por edhe që qëndron në dy karrige. Konjuktura e tyre u duket e pështirë, por edhe aspak me sens në ato rrethana politike. Paradoksalisht, në kujtesa dhe shkrime të këtyre personazheve, ata na hiqen si personazhe të pastra e kështu me radhë.
Por më i dhimbshëm është vështrimi përçmues në kohë për Shqipërinë, deri në ofendim nga vetë shqiptarët. Duket se Shqipëria urrehet më shumë nga vetë bijtë e saj. Princ Vidi dikur në përpjekjen e tij të madhe për sheshimin e mosmarrëveshjeve të shqiptarëve do të shprehej se vendi do të shpëtonte nëse vendi do të hiqte qafe dy njerëz: Ismail Qemalin dhe Esat Pashë Toptanin. Të mendosh ishin njerëzit kryesorë në vend.
Në kohën e Luftës së Dytë Botërore personazhet anti-patriotë u shtuan, por sërish jo pak nga shqiptarët mendonin se çështja e pushtuesve ishte e zakonshme, kurse problemi i brendshëm ishte ai që duhej të zgjidhej. Kaq e rrënjosur është kjo saqë edhe ndaj sot e kësaj dite ne vuajmë pa fund mosmarrëveshje të pakuptimta mes vete.
Në Shqipëri ka një garë në art sesi të tregohet më atraktiv vendi për të huajt, duke e nxirë atë, ashtu si në kinematografi për ta paraqitur vendin si të errët dhe grotesk në mënyrë që të pëlqehet nga të huajt.
Të gjithë shqiptarët duken në garë në këto ditë të fundit kur Shqipëria është në finish të hapjes së negociatave për t’u anëtarësuar se kush do t’ia bëjë vendit rrugën më të vështirë. Ofendon pozita dhe përdor një retorikë ofenduese por nuk i lë asgjë opozita që po nxjerr themelet dhe po shan me çfarë të mundet sensin e Shqipërisë për drogën dhe krimin.
Dhe, nuk mbaron këtu. Ka një kënaqësi gati perverse kur ndonjë organ i huaj shkruan se në Shqipëri është zbuluar aksh sasi drogë. Po a mundet që një pjesë e Shqipërisë të përfitojë dhe një tjetër jo?! Jo kjo është e pamundur ashtu si është e pacipë ta shesësh vendin tënd, në formën që bëhet tek ne.
Shqipëria i ka mbijetuar regjimeve ekonomiko- sociale të ndryshme, i ka shpëtuar asimilimit të huaj, por duket se do e ketë më të vështirë me politikanët e saj, që po e shfarosin nga shqiptarët e saj. Të dhënat thonë se pas pak dekadash do ekzistojnë vetëm një milion shqiptarë! Duket se të gjithë duan të ikin dhe e urrejnë vendin, që do të jetojë edhe pas shuarjes së kombeve. Ka një ngutje për shqiptarët të hidhen kundër shqiptarëve, qoftë dhe pa ngacmimin e dorës së huaj si na pëlqen ta quajmë. Një gjë dihet qartë dhe është konstatuar me kohë. Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve janë vetë shqiptarët, thoshte Faik Konica. Ai, njeriu, që e kishte shprehur këtë citat të jashtëzakonshëm ishte po vetë personazhi që nuk la gjë pa artikuluar kundër bashkatdhetarëve të vet, duke flirtuar me Mbretin që e urrente dhe ata që e hodhën atë, duke ofenduar, por edhe shfaqur cinizmin e vet. Jo s’ka përjashtim, në çdo kohë, Armiqtë e Shqiptarëve jemi vetë ne shqiptarët! (Homo Albanicus)
O shoku, me gjithë respektin po ti s’paske marrë vesh asgjë as nga historia e as nga shqiptarët. Nuk je askush të flasësh nën emrin e tyre. Nëse do të hedhësh baltë mbi shqiptarët , mjafton të hedhësh baltë mbi veten.
Eshte nje hiene ky fare ‘ben andonis’…OOO Hiena greken!!1 mos keni ‘marak’ problemin tone !!!! Akoma ju me perralla! Vazhdoni ! Flamurin shqiptare po e ngrejne me krenari shqiptaret ne trojet e tyre etnike mijra vjevare… tani e ka rrallen Selaniku, Janina Preveza, Arta etj Koha po vjen .Shikoni …si Gomari qe po e ha ujku nga bithet….e thote beje Zot enderr…jo tek koka ! O hiena te Europes perrallat tuaja nuk pengojne Shqiperine Natyrale..JO me per 100 vite …por shume shpejt! Ju hiena te qelbesirave a e shikoni rrealitetin ??????????????
Sakte!!!
Kur e dime problemin por edhe zgjidhjen perse nuk veprojme?!
PO SIKUR TE MBETESHIM NJE MILION QE NESER?!
Shum e sakte,bravo skam cfar te shtoj.Kujdes se do sulen tani patriotat e dhjere arnaut.
OOO Hiena greken!!1 mos keni ‘marak’ problemin tone !!!! Akoma ju me perralla! Vazhdoni ! Flamurin shqiptare po e ngrejne me krenari shqiptaret ne trojet e tyre etnike mijra vjevare… tani e ka rrallen Selaniku, Janina Preveza, Arta etj Koha po vjen .Shikoni …si Gomari qe po e ha ujku nga bithet….e thote beje Zot enderr…jo tek koka ! O hiena te Europes perrallat tuaja nuk pengojne Shqiperine Natyrale..JO me per 100 vite …por shume shpejt! Ju hiena te qelbesirave a e shikoni rrealitetin ??????????????
i vetmi ven ne bote qe ska hekurudha, cpret mo?
i vetmi ven nbote qe zgjedh President njeriun qe i vodhi kursimet e jetes?
i vetmi ven nbote qe ekonomia ecen m’mire se gjermania?
i vetmi ven nbote ku presidenti e kryministri marin pjese ne ceremoni per rruge te asfaltuara deri ne 1 km ose 5 km?
i vetmi popull nbote qe i fal detin Grekut dhe fajton janullatusin dhe Greket si te poshter?
i vetmi ven nbote ku uji dhe energjia elektrike vidhet dhe hyn ne burg po po te vjedhesh banken e shtetit brena 24 oreve nuk hyn ne burg dhe shperblesheh me miliona se u ofendua nga karakteri ?
i vetmi ven nbote qe nga nje Lazarat u ba i tani Lazarat, pra AlbanistanLazarati?
i vetmi ven ne bote qe te prsih shtepine apo pallatin e ndertuar ilegalisht qe shperblehesh me 13 milion euro kur ta prish shteti?
i vetmi ven nbot ku me mire te hahet bar se sa te tradhetosh Partine dhe xhaxhin E?
i vetmi ven nbote ku Kryeministri dhe lideri i opozites takohen tek per tek ne cader dhe vendosin fatet e Shqiperise ne kurriz te miletit , sidomos atij militant te tipit Spartak Braho?
Doni ma per belulin?
Më pëlqeu mënyra sesi Ben Andoni merr përsipër të flasë jo vetëm në emër të të gjithë shqiptarëvet, por edhe të vendeve të vogla. Këto të fundit duhet të jenë entuziazmuar gjer në ngazëllim që zoti Andoni më në fund denjoi t’i marrë në konsideratë. E kam fjalën për ndonjë vend të tipit Vanuatu: tani duhet të jetë në orgazmë e sipër. Helas, comment les temps ont changé.
ARMIQTE e shqiptareve dhe shqiperise kane vec nje identitet: MUSLIMON BROTHERS,dobicet e sulltan muratit…..
OOOO Hiena te ndyra Shqiperine natyrale e bejne shqiptaret… Filloj me krahinen shqiptare te kosoves , por eshte vetem nje pjese e vogel kjo , e pushtuar akoma .. Flamuri yne shpejt do valoje ne JUGUN TONE akoma te pushtuar! Ju vazhdoni me perralla!
Nuk është e vërtet se vetëm shqiptarët kan bashkpunu me nazistat po mbreti i jugosllavëve po françezët SS e Kosovës kanë luftu nëpër Europë kanë pranu se ju ka heqë qafe falangat ma kriminale që ka patur në botë ato çetnike ata kanë gozhdu njeriun e gjallë në lis kan kastru djem të ri një është e vërtetë që shqiptarët nuk kan shqiptarizu miliona rom si popujt e tjerë ballkanik përjashtu SLLO. dhe KRO ky po urrejka shqiptarët
Ben deficenti, eshte tipiku i karakterit paradoksal shqiptar. E nis shkrimin tu shajt kombin se medemek ne qenkemi te vetmit qe themi se jemi te lashte. I ngjit dhe nje tufe genjeshtrash historike per ta ngjitur me allci gjasme, sikur ne s’qenkemi as per lufte, hileqar e te gjitha, e pastaj bene si i cuditur pse njerzit medioker si puna e tij, e nxijne Shqiperine tek te tjeret.
Po ti o mavri, s’gjete gje te mire te thoje per ne shqiptaret?
Me fal po te paguajne gje per sasi fjalesh apo punon me norme? Se vetem nje njeri qe shkruan sa per te marr nje rroge, bene te tilla pacavure, pa sens.
Ik mer idjot.
Mendoj se shqiperine e Kane vjedhur sistematikisht tosket ,,,,,grykesia e tyre eshte e pamase,,,,,mjaft TE permendim nanon,majkon,shehun,,,hoxhen,,,,,ahmetin,bufin,finon ,meksin,meten,ramen,,,,,I vetmi perjashtim I keq ishte berisha nga geget por dhe ky ishte I ndikuar shume nga komunistet toske,,,vetem zogu ka qene kryeminister tamam,prandaj qe TE eci shqiperia duhen larguar tosket nga qeverisja,dhe TE formohet nje qeveri nga gege TE shqiperise te mesme,so njerez JO hajdute…..
Edhe ky,qe mos ta dallohet nga shqiptaret qe anatemon ketu,i udhe nje lopate balte shqiptareve…
Sa ‘shqiptar’na behet pa vetdije!
Ju, o miq SHQIOTARE, jeni fare drite-shkurter. S’ kuptoni fare realitetin: Shoqeria njerezore zhvillohet nepermjet kontradiktash. Jo vetem brenda kombit Shqiptar, por brenda chdo kombi kudo qofte. Miopia juaj qendron ne ate qe e veshtroni kombin tuaj me gjyslyket e atyre qe helmonin dhe thernin shqiptaret sepse i luteshin Zotit ne gjuhen e tyre dhe jo ne gjuhen e okupatoreve te bekuar. Ju, o drite-shkurter, jeni te kurdisur per t’iu bere jehone shpifjeve, sidomos per shkatrimin qe iu be dinjitetit dhteteror dhe kombetar me asgjesimin e rrenjeve te prones private dhe kometare dhe vrapin per tu pasuruar nepermjet portave te shqyera nepermjet politikes me krere te babezitur per te vene prone me politike poshtruese per Kombin e Mrekullueshem.
Shqiptar nuk eshte ai qe eshte genjeshtar, i pabese, kusar dhe qaraman. Nen keta tipa qendrojne ata qe pasurohen me veprime zyrtare te chdo drejtimi e chdo niveli.
Nqs ka nje komb ne bote qe urren vendin e tije ato jane Shqiptaret. Dhe shumica e kane me hak ta mendojne keshtu.
Ne fund te fundit nuk ka toke te keqe por njerez te keqije, dhe ne Shqiptaret jemi kampion te ligesise.
OK, jam koshient, jo te gjithe natyrisht, por truri yne eshte mbushur plot me parazite.
Sakte, qe ne (populli shqiptar) jemi pergjegjes per te keqijat tona,
por problemi eshte se po ne jemi, “hem qerose, hem fodulle”.
Prandaj nuk mundemi qe ti rregullojme punet “me forcat tona”.
Duhet mbledhur mendja dhe te kerkojme ndihmen e te huajve.
Bashke me Kosoven, nen nje Protektorat Nderkombetar..
Sakte, qe ne (populli shqiptar) jemi pergjegjes per te keqijat tona,
por problemi eshte se po ne jemi, “hem qerose, hem fodulle”.
Prandaj nuk mundemi qe ti rregullojme punet “me forcat tona”.
Duhet mbledhur mendja dhe te kerkojme ndihmen e te huajve.
Bashke me Kosoven, nen nje Protektorat Nderkombetar.
Sake!
I vetmi vend I bots ku hymni kombtar kulmon me fjalen tradhetor. Pra nje komb qe I kno tradhtorit me hymn kombtar
Yb
Te gjithe popujt kane njerez qe bejne marrezira qofte poshte e qofte larte, por ne kemi shume mbi kurriz kunder vetes dhe kjo vjen nga çthurja demokratike liberale qe jemi te lire. Ne na mbajti diktatura per 50 vjet, ndersa sot shikoi: ne te kater cepat e botes dhe po degjove nje kronike te zeze ne bote, patjeter qe duhet te jene dy shqiptare. Por shkrimet ketu asgje nuk rregullojne se ca i bejne me aventurirer ka injoranca dhe ca i ben indiferent nga pamundesia per te ndikuar. Fatkeqesia me e madhe tek ne kane qene ata qe merren me politike sidomos sot. Ata jane nje bande interesash dhe mbrapa marrin turma idiote si ai lumi qe terbohet kur bie shi dhe merr drunje e hunje e çdo gje qe gjen perpara. Parcelimi i njerzeve e ben te pamundeshme unitetin e kombit sepse perplase interesat per pushtet dhe pasuri dhe keshtu njerezit ngelen vetem gjallesa fizike, por asnjehere shpirterore. Largimi ndjenjave dhe shpirtit e ben kombin nje kercu te thate qe mund ta marri kush te doje ta perdore apo dhe ta djeg ne zjarr. Dhe per kete po punohet rende dhe shpejte, duke kujtuar se do rrojne nga dy shekuj keto gjallesa e duke mos menduar per brezat. Analiza e zotit Ben Andoni eshte shume e sakte.