Ku po shkojmë ne shqiptarët aktualisht?

19 Maj 2018, 13:50Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Ku po shkojmë ne shqiptarët aktualisht? Pa asnjë dyshim: drejt Bashkimit Europian. Korrupsioni, pengesa drejt Evropës, tani është i mundur.

Sepse aktualisht shqiptarët e kanë fituar luftën me antishqiptarët shekullorë, që janë përpjekur të errësojnë dhe të deformojnë historinë e Shqipërisë.

Gjithashtu shqiptarët tani kanë triumfuar kundër asimilimit në gjuhë dhe humbjes në territor.

Shteti i ri i Kosovës është prova e fitores territoriale shqiptare dhe prova e triumfit historik shqiptar antiasimilues kundrejt përpjekjes treshekullore sllave.

Por shqiptarët sot janë përpara luftës së fundit: ata duhet të luftojnë dhe të fitojnë luftën kundër të korruptuarve të politikës dhe qeverisjes korruptive shqiptare.

l.
Të gjithë këta të korruptuar të lartë sot në Shqipëri, janë hedhur në betejë kundër historisë europiane të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por janë drejt kapitullimit.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian, sot duhet thënë se është një akt i sigurt juridik, dhe është i garantuar nga aleanca solide amerikano-shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Por përplasja në Shqipëri do të vijojë dhe ca pak kohë me dëshpërimin e korrupsionit të lartë politik.
Kështu, një dëshpërim dhe frikë e të korruptuarve, ishte në fakt edhe përplasja kundër ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Dhe u pa qartë se përplasja e ditëve të fundit që korrupsioni i lartë politik shqiptar bëri kundër ministrit të Brenfshlm, nuk ka qenë fare një luftë “për moraliet”, por krejt e krejt një luftë antiamerikane e këtij korrupsioni, i cili në fakt po lufton për mbijetesë.

Në të vërtetë, kjo luftë antiamerikane e tyre, është një marrëzi dëshpërimi që këta individë të korruptuar do t’i dëmtojë edhe më shumë, se kjo, dita-ditës po e rrit rrezikun kundrejt tyre. Në funksion të Shqipërisë, antiamerikanizmi i tyre është kundër interesit kombëtar.

Si pasojë e kësaj, lidhjeja korruptive, që është ngritur kundër historisë së re shqiptare, po rrezikon dhe shumë të çorroditur që kanë qënë dhe janë në bashkëpunim me korrupsionin shqiptar: gazetarë dhe pronarë mediash; avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar, kryetarë bashkish etj..

Kjo në fakt ështe Beteja e fundit për Shqipërinë e qeverisur me drejtësi dhe moralitet, por mundja drastike që iu bë të gjithë këtyre të mërkurën që kaloi, ishtë disfata që për mendimin tim do të quhet përfundimtare.

Dhe sigurisht që duhet thënë se edhe kjo fitore e anti korrupsion në Shqipëri ishte produkt i forcës së politikës amerikane.
U tregua edhe njëherë se forcat e brendshme të korrupsioneve kryeministrorë shqiptarë nuk e mposhtin dot aleancën shqiptaro-anerikane në Ballkanin Perëndimor.

ll.
Po ku qëndron sot në fakt arsyeja e vërtetë antiamerikane e korrupsionit të lartë shqiptar ?
Kjo arsye është shumë e vjetër në historinë e Shqipërisë. Gjithmonë kjo ka qenë e lidhur me korrupsionin shqiptar të krerëve të korruptuar, dhe me shitjen e interesit kombëtar.

Shqiptarët ende nuk e dinë historinë e dhimbshme të tyre, e cila në tre shekuj ka qenë shitja e interesit kombëtar nga krerët e korruptuar, qoftë të fiseve shqiptare, qoftë të principatave shqiptare, qoftë të pashallarëve shqiptarë, dhe qoftë të qeverive të korruptuara të shtetit shqiptar.
Por edhe kjo do të shkruhet.

Beteja e fundit që po zhvillohet sot në Shqipëri kundër korrupsionit shqiptar, do të jetë patjetër shkatërruese për korrupsionin.
Por nëse e themi këtë: ku mund ta mbështesim për siguri arsyen historike?
Siguria e kësaj arsyeje vjen nga faktet historike që rrjedhin për të rishkruar historinë shqiptare. Dhe faktet e sotme rreshtohen te mbrojtja amerikane e shqiptarëve dhe te angazhimi i aleancës shqiptaro – amerikane kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor.

E gjithë tragjedia shqiptare kundër gjuhës dhe territorit të madh shqiptar në Ballkanin Perëndimor, ka ardhur nga Rusia.
Kalbëzimi i Perandorisë Osmane në dy shekuj rresht, 1700 – 1900, ka mbajtur me vete edhe qëllimin rus kundrejt ekspansionit të saj sllav në Ballkanin Perëndimor. Pikërisht këtu në këtë ekspansion, ajo është mbështetur te korrupsioni i krerëve shqiptarë që kanë punuar kundër interesit kombëtar, dhe te dobësia e theksuar e kishës ortodokse shqiptare, e cila i është nënshtruar presionit të kishës ruse dhe kishës greke në asimilimin e shqiptarëve dhe deklarimin e tyre si serbë apo grekë.

Kur të shkruhet e saktë kjo histori, vetëm atëherë do ta kuptojnë shqiptarët sesa i madh ka qenë hapi historik që ndërmori Fan Stilian Noli, si peshkop, në krijimin e Kishës Autoqefale Ortodokse shqiptare.
Por do të kuptohet me theks historik edhe sesa e madhe ka qënë për shqiptarizmin rezistenca madhështore e Kishës Katolikë Shqiptare dhe e malësorëve të saj heroikë.

lll.
Gjithsesi tani çdokush që është marrë me histori e di që historia e popujve përsërit vetëveten. Prandaj drejtimi i korrupsionit kryeministror aktual shqiptar drejt Rusisë dhe Turqisë, që tani është i dokumentuar, nuk është një akt i rastësishëm, por një akt që vjen dhe hyn brenda arsyes që formon rrjedhën e shëmtuar të historisë shqiptare.

E pra, pse të zgjatemi – pikërisht këtu vjen dhe spikat me forcë arsyeja aktuale e historisë sonë kombëtare: Aleanca shqiptaro- amerikane kundër ekspansioni rus në Ballkanin Perëndimor . Dhe kjo sigurisht që është edhe arsyeja që mbështet kapitullimin e korrupsionit të sotëm shqiptar.

Korrupsioni kryeministror njëzetvjeçare i lidhur tani kundër reformës për drejtësinë dhe vendosjen e moralitetit në qeverisjen shqiptare, nuk ka më asnjë shpresë.
Ky korrupsion i luajti të gjithë gurët, madje deri dhe me kërkesë për kryengritje, por dështoi me turp se nuk iu përgjigjën shqiptarët. Ajo ishte një brutus fulmen kundër Amerikës – kërcënim krejt bosh dhe i kotë kundër Amerikës.
Por shqiptarët nuk iu përgjigjën dhe nuk do të mund t’i përgjigjen, se ata shohin nga Uashingtoni.

lV,.
Në këto momente Zëri i Amerikës po tregon përditë pikërisht çfarë ne shprehëm më lart: përpjekjen e korrupsionit kryeministror shqiptar për të shkuar drejt Moskës si neosllavizëm, dhe drejt Stambollit si neootomanizëm.
Por kthesa që mori kryeministri aktual shqiptar në çështjen Xhafaj, tregoi se presioni amerikan kundër korrupsionit kryeministror shqiptar është mëse aktiv dhe me ushtrim forcr, por mund të jetë edhe ndoshta një reflektim i këtij kryeministri për të dalë nga lidhja korruptive antireformë në Shqipëri.

Në fund të fundit politika nuk pyet për shkakun, se merret vetëm me pasojën. Kryesore është të theksojmë se aleancën amerikano-shqiptare në Ballkanin Perëndimor nuk e cënon dot asnjë grimë korrupsioni i çoroditur kryeministror shqiptar.
Të gjithë janë të mundur. Nuk kanë më asnjë shpresë.
Shprehja latine për të mundurin është më efikase për t’u shkruar në këtë rast: sola spese victis nulam sperare salutam – e vetmja shpresë e të mundurit është që të mos ketë asnjë shpresë.

17 komente në “Ku po shkojmë ne shqiptarët aktualisht?”

  1. h says:

    Asnjë argument historik apo sociollogjik nuk justifikon dot faktin
    qe shqiptaret jane hajdute,te korruptuar dhe amorale sociologjike.
    Permendni shpesh si argument të forte faktin e perandorise osmane
    si pjese e se ciles shqiperia bente pjesë. Pyesni veten pa asnje influencë,
    Perse turqit pasardhes ditekt te osmanllinjve (te keqij )nuk jane te korruptuar,
    dhe hajdute kurse shqiptaret PO.Pastaj ne perandori benin pjesë edhe greket,
    jugosllavet,egjyptianet,etj por ata nuk bejne fajtore perandorine. Kjo ndodh
    vetem ne shqiperi duke shpresuar te largojne pergjegjesine qe eshte vetem e jona.

    Pergjigjja eshte e kote.

  2. lennard says:

    OK Z.Ngjela.Llafi yt ne vesh te Perendise dhe te DAJ SAMIT.

    1. Pioli says:

      Ngjela!
      Je komplet nje delirant qe nuk merr vesh as nga jurisprudenca aq me pak nga politika.
      Je nje sofist qe tjerr llogje dhe ato cka thua nuk i vlejne as gomarit tim.
      Kurre nuk ke shkruar ndonje gje per Pasigurine Juridike qe eshte shfrytezuar nga politika kunder kundershtareve politike.
      Nje nga arsyet e ekzistences se korrupsionit ne drejtesi eshte fakti qe ne Kodin e Procedures Civile eshte formuluar qe gjyqtaret i japin DETYRA eksperteve gjyqesore e jo vendim juridik per te perpiluar demshperblimet.
      Kjo ka bere qe ekspertet jo vetem te shkelin kodin e tyre te etikes qe i ndalon te bejne interpretime juridike,por edhe te luajne rolin e sekserit midis paditesit dhe gjyqtareve.
      Drejtesine duhet ta jape ligji e jo gjyqtari dhe aq me pak eksperti.
      Kjo fushe eshte lene ne heshtje sepse perben thelbin e ekzistences kriminale te korrupsionit ne drejtesi.
      Futju z.Ngjela kesaj dukurie mashtruese dhe mos u merr me perralla per femijet.

  3. taku says:

    e thjeshte taku ashtu si e do ti: po deshqiptarizohemi dhe po amerikanizohemi !!!

  4. taku says:

    e thjeshte taku ashtu si e do ti: po deshqiptarizohemi dhe po amerikanizohemi !!!
    po devirgjerohemi dhe po kurvezohemi
    po deshqipizohemi dhe po anglishtizohemi !!

  5. taku says:

    e thjeshte taku ashtu si e do ti: po deshqiptarizohemi dhe po amerikanizohemi !!!
    po devirgjerohemi dhe po kurvezohemi
    po deshqipizohemi dhe po anglishtizohemi !!

  6. taku says:

    e thjeshte taku ashtu si e do ti: po deshqiptarizohemi dhe po amerikanizohemi !!!
    po devirgjerohemi dhe po kurvezohemi
    po deshqipizohemi dhe po anglishtizohemi !!!!

  7. Mashtrimi amerikon says:

    kur shkruan taku une kam qef me parashiku
    Vllaznia fiton sot o taku ndersa teuta rrezikon bllofin taku!!!!

  8. Mashtrimi amerikon says:

    kur shkruan taku une kam qef me parashiku
    Vllaznia fiton sot o taku ndersa teuta rrezikon bllofin taku!!!!!!!

  9. Spaci says:

    Ky mashtrusi rri gjithe diten me dy bjonde,,, dmth 17 vjte burg i ka bo per qef … nejse, ju te temes nuk e keni lexuar shkrimin, ndyshte do ta kishit botuar ne rubriken ANTENA .

  10. Alb Nakba 2025 po afron says:

    Thjesht nga titulli se carcafi i Takut sja vlen te harxhosh kohe.

    Shqiptaret po shkojne e nxitojne ne Perendim ku i pret nje e ardhme me e mire se ne Albanistonin e Rames-Metes-Saliut dhe te Spartak Avukat Loqe s.-
    Me largimin ne vend t’ huaj ia besojne Takut te ardhmen e Shqiperise dhe femijve te Takut.

  11. K A Z A N I M E D I A T I K says:

    Nuk ja vlen te lodhesh syte te lexosh shkrimin, por dy fjale per titullin.

    Po shkojme per … ?

  12. Zeqo says:

    Duket nga komentet që në shqipëri kanë ngelur më budallenjte që nuk arrijnë as të përypin një lajm më të thjeshtë.
    Duan vetëm të përdhunohen nga një tufë katundarësh si saliu meta basha rama….
    dhe kjo është katastrofa më e madhe idiotët dhe budallenjtë që kanë ngel në Çyrykstan

  13. Pellazgos says:

    Shqipetare para tre shekujsh?
    Pi “Shqiperia” myslimane sikur eshte krijuar ne 1912 en keshtu e ka historia e botes,apo per tremije vjet histori dhe kater Perandori shqipetaret kane patur Shtet,mbreter,shkolla!

  14. @ says:

    Sa kohe qe do te na drejtojne, kjo klase politike (majtas e djathtas) dhe te tille “analiste” te paguar,
    qe gjenden me shumice ne median shqiptare, ne do te vazhdojme perjetesisht “ne pritje te Godose”..

  15. @ says:

    Sa kohe qe do te na drejtojne, kjo klase politike (majtas e djathtas) dhe te tille “analiste” te paguar,
    qe gjenden me shumice ne median shqiptare, ne do te vazhdojme perjetesisht “ne pritje te Godose”…

  16. ilir says:

    Egzibicionizmi e ka kete pasoje.
    Njerezit si Ngjela ,pasi shterojne ne ide,fillojne perserisin vetevehten,fillojne te shkruajne me gjuhe boshe(dead language of Komunisem) ,si akt i fundit u ngelet banaliteti.
    Shembul:Vittorio Scarbi. Pas 30 vitesh ne tv, e fundit gje per te terhequr vemendje ishte dalja lakuriq ne WC ,ulur duke ligjheruar me histeri.
    Ngjela eshte ne rruge e siper drejtne ketij akti final.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje