REPLIKAT/ Ulsi Manja-çunit të Fahros: Babai yt darkon me ministrat socialistë. Çuni i Fahriut: S’krruhesh dot me të ti, ai është shumë lart

23 Maj 2018, 18:35Politika TEMA

Në Komisionin e Ligjeve, deputetët e PD-së janë përplasur sërish me mazhorancën, duke prishur takimin.

Kryetari Ulsi Manja ka debatuar me ta, dhe veçanërisht me Klevis Balliun.

Debati

Enkelejd Alibeaj: Ju keni nderin tuaj, por kush nuk është i përfshirë në krim, s’ka pse t’i dalë në mbrojte Fatmir Xhafës dhe Edi Ramës e Agron Xhafës. Historia është ajo që do ju gjykojë të gjithëve.

Tom Doshi: Mos flisni të dy se po bëni zhurmë. Le të flasë..

Ulsi Manja: Unë nuk dëgjoj Babalen në komision mor miku im.

Enkelejd Alibeaj: Ti do dëgjosh bëmat e Babales. Se në qoftë se nuk do të dëgjosh Babalen, nuk duhet të dëgjosh as Fatmir Xhafën, madje edhe më shumë se kaq, do duhet të ndëshkosh moralisht dhe politikisht edhe Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën. 26 maji është ditë kur shqiptarët do flasin, saktë, qartë dhe njëherë e përgjithmonë.

Klevis Balliu: E kam unë radhën për të fol, nuk do flas gjatë.

Ulsi Manja: Foli njëri për procedurë, ti këndove dje 2 orë muzikë popullore me motive pogradecare ke kënduar.

Enkelejd Alibeaj: Mos u përziej dhe ti si mbrojtës i krimit, lër deputetët të flasin. Ulsi, nuk e kam të gjatë.

Ulsi Manja: Në 26 maj në historinë e parlamentarizmit dhe pluralizmit politik në Shqipëri ka ndodhur dhunimi më i madh që mund t’i bëhet një opozite. Ajo opozitë ka qenë PS-ja, ju jeni dhe për të mbrojtur këto të drejta.

Ulsi Manja: Tregoni respekt për avokaten e Popullit sepse ajo flet në emër të popullit.

Enkelejd Alibeaj: Po ti s’ke respekt fare për popullin.

Ulsi Manja: Ty s’të dëgjoj fare nga ky vesh..

Klevis Balliu: Po ti dhe po të më dëgjosh s’më merr dot vesh mu. Se nuk je aty lart ti..

Ulsi Manja: Unë kam marrë vesh atë tjetrin, jo ty…

(Deputeti Klevis Balliu vazhdon dhe flet)

Ulsi Manja: Zonja Ballanca, vazhdoni dhe flisni. Mbledhjen e drejtoj unë.

Erinda Ballanca: Nuk mund të flas dot në të njëjtën kohë me 10 njerëz.

Bashkim Fino: Nëse nuk flisni, më mirë ikni..

Erinda Ballanca: Po dhe mund të iki.. nuk mund të flas me 10 njerëz. Më vjen shumë keq zoti Fino. Unë dua që të flas dhe ju të më dëgjoni..Ky nuk është konflikti im..

Ulsi Manja: O zonjë, regjistrohet audio…Kërkoja kolegëve të krahut këtej këtë kërkesë.. Po ik se nuk pranoj unë moral nga ai.

Klevis Balliu: Ti pranoje moral nga Saimir Tahiri. Ti e mbrojte 4 vjet dhe sot është në arrest shtëpie.

Ulsi Manja: Sot e mbron baba jot, është bërë avokati më i mirë. Shihe se këto ditë ka pas takim me ministrat e qeverisë socialiste.

Klevis Balliu: Lëre babën tim ti, se s’kruhesh dot aq lart. Je shumë poshtë për t’u marrë me atë pjesë.

Ulsi Manja: Unë nuk rri natën me socialistët dhe ditën me demokratët… Unë jam socialist.

Klevis Balliu: Ti s’je as socialist, ti je….

Ulsi Manja: Zonja Ballanca, nëse nuk vazhdoni do ta mbyll njëherë e mirë dhe nuk do ta kesh me të drejtën për të fol në këtë komision. Dakord?!

Erinda Ballanca: Nuk është problemi im ky… Nuk kam debat unë këtu.. Nëse ju nuk më dëgjoni. Nuk dua të behëm pjesë e politikës.

Ulsi Manja: Po ky është problemi yt…mbledhja mbyllet këtu.. 5 minuta pushim deri sa të mbarojnë konferencën e shtypit PD-ja, pastaj vazhdojmë mbledhjen.

Enkelejd Alibeaj: Ike dhe ti me bisht ndër shalë…

Klevis Balliu: Fshihu ku të duash, këtu do na keni. Më datë 26 do duhet me u përball.

Ulsi Manja: Mediat të dalin jashtë..

Bardhi Spahia: Ulsi mos ik.. Mos ik Ulsi..

8 komente në “REPLIKAT/ Ulsi Manja-çunit të Fahros: Babai yt darkon me ministrat socialistë. Çuni i Fahriut: S’krruhesh dot me të ti, ai është shumë lart”

  1. o fariiiiiiii
    po cfare tu desh klavisi deputet o dereziiii

  2. Naim Frasheri says:

    Babai Jot eshte nje Bythqirë Burr,dhe natyrisht nuk krahasohet me asnje Shqiptar.

  3. Johani says:

    Mut baba mut i biri ka pas thane Ahmet Sefa para disa vitesh,une mendoi se duhet bere nje rregull qe secili duhet ta kete kohen e vet per te diskutuar,e ai qe nuk do te diskutoi mundet te leh,por vetem minutazhen e vet,sa per alibeajn e tbirin e fariut lum PD qe e ka sepse me kete e deshmon me se miri se çfar partie eshte,por çti ban ketu i thone shqiperi dhe çdo kush mund te krijoje parti siq kane bere mbjellesit e droges ne lazarat e gjithandej ne shqiperi,e meqe tash Rama dhe Xhafaj nuk ju ka lane hapsire kund per te mbjellur drogen jane qertur tersisht dhe vetem po lehin,qeni kur qartet e ha edhe tzoin e vet por ama nese zatet ne “djale” nane kthehet dhe e veten nga bytha,te tille jane keta horra qe çdo ku lehin dhe prishin çdo mbledhje,edhe europa e amerika e kane kuptuar mjer ne se ke e kishin aleat per tete vjet,te gjithe po quditen se si ka akoma njerez qe i kane votuar kriminelet qe ekshillohen nga serbi fazlliq e dule grek.

  4. ben says:

    Se sa lart qendron Fahri Balliu e dime ne qe e kemi njohur qe ne gjimnaz. Nje spiun i sigurimit dhe bythelepires i Hekuran Isait qe e beri gazetar ke gazeta Bashkimi.

  5. Tyryry says:

    Ua Ballanca nuk paska folur?
    Vetem avokate e popullit nuk eshte kjo militante e PD.
    Juristet e kesaj komunikuan me mua sikur te ishin karagjoze dhe kjo heshti!

  6. xoni says:

    Faro dhe i biri jane RRK….

  7. Triangolo says:

    kerkohet kompjuter PC ( pa inteligjenc artificiale se korruptohet) qe te zevendesoj Edi Ramen, se nuk zgjidhet ndryshe problemi i atdheut….

  8. philadelphia says:

    babe e bir dy idiote dhe bq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje