Sekretari Organizativ i PD, En(n)o Bozdo thotë se protesta e opozitës në 26 maj nuk do jetë e dhunshme.
I ftuar në studion e Report Tv zyrtari demokrat tha se PD s’ka bërë thirrje për dhunë dhe as nuk ka ndërmed të organizojë një “21 janar” në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
“PD nuk ka zhvilluar asnjëherë protestë të dhunshme. S’kemi bërë asnjëherë thirrje për dhunë, s’do bëjmë 21 janar dhe s’do çojmë njerëzit drejt kasaphanës.
Se sa do zgjasë, çdo do ndodhë atë ditë në protestë, janë detaje të organizimit. Mesazhi kryesor duhet të jepet nga qytetarët atë ditë.
Thirrja ime është ejani si europianë, mënyra për t’i thënë Edi Ramës se ky zullum i madh, ky dëshpërim i madh, duhet të marrë fund dhe fund merr vetëm me një përgjigj qytetare të cilës do t’i prijë Partia Demokratike.
Duhet t’i themi jo narkoshtetit. Qytetarët të ngrihen sa të mos jetë vonë”, deklaron En(n)o Bozdo, sekretar organizativ i PD.
Për herë te parë ka të drejtë, pasi nuk mund të ketë kasaphanë si të 21 janarit, pa qenë kryeministër kryekasapi Sali Berisha. Vetëm ai vret njerëz
Bozdo iu rikthye çështjes “Xhafaj” duke akuzuar ministrin e Brendshëm se mbrojti vëllain e tij nga akuzat e drejtësisë italiane.
I pyetur nëse PD është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, Bozdo tha se opozita është gati për çfarëdolloj skenari. (TemA)
Ky Klloun nuk durohet fare.cfare mysybetesh ka nxjerre PD e Lul-Sumes!!!!.Jane vetem per Hu nga Prapa.
undefined
O Eno tarallaku….qe nuk do te kete 21 janar ne daten 26 maj e di edhe bufi se k/ minister eshte nje qytetar dhe nuk eshte ai shpellari qe deklaron publikisht qe po me sulmuat kullen e k/ ministrise do te jene 4 snaipera dhe ai pese qe do te qellojne drejt kryetarit te opozites dhe turmes.
E kuptoni cfare partie jeni ? Prandaj populli nuk do tju votoje kurre me !
Jeni parti e nivelit BABALE.