Ish-këshilltari i Bujar Nishanit, shuplakë Lulzim Bashës: E ka futur PD-në, në një kurth pa rrugëdalje

23 Maj 2018, 08:58Politika TEMA

Ish-këshilltari i Bujar Nishanit gjatë kohës që ky i fundit ishte president, Ndriçim Kulla, ka bërë një shkrim mbi debatet e fundit për video-përgjimin e famshëm.

Ai thotë se Lulzim Basha e ka futur në një kurth pa rrugëdalje Partinë Demokratike.

Opozita është në të drejtën e saj që të shikojë një kauzë për të protestuar ndaj qeverisë në historinë e ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij, duke kërkuar me këtë rast, dorëheqjen e ministrit të Brendshëm për shkak të historisë së vëllait.

Por opozita duhet ta dijë se në qoftë se në qershor Bashkimi Europian merr vendim për të filluar negociatat me Shqipërinë për anëtarësim, atëherë kauza e opozitës do të kthehet kundër saj, pasi shqiptarët do të mendojnë se këto që thotë opozita nuk janë të vërteta, ndryshe Europa nuk do të merrte një vendim pozitiv. Kështu, është në lojë besueshmëria e opozitës ajo që lideri Basha e theksoi veçanërisht në fjalimin e tij në kuvendin e fundit të PD-së, si vlerë për t’ u arritur.

Ana tjetër e këtij kurthi është se qeveria ka krijuar një kauzë të saj të cilën do ta përdorë në rast se vendimi i BE-së për Shqipërinë në qershor do të jetë negativ. Qeveria po thotë çdo ditë se opozita ka qëllim që të ndikojë në vendimin e BE-së, pra nënkuptohet se nëse vendimi është negativ fajin e ka opozita”, shkruan Kulla.

Por në fund të qershorit nuk do të mbahen mend këto detaje, por do të kërkohet shkaku se përse vendit iu mbyll porta e BE-së. Opozita në këtë rast mund të thotë se BE nuk mund të merrte vendim pozitiv për Shqipërinë me një ministër të Brendshëm si Fatmir Xhafaj, por a do të ketë besueshmëri ky qëndrim i opozitës kur shqiptarët shohin zyrtarët europianë që vijnë e takohen me Fatmir Xhafajn edhe pas ditës së vendimit negativ për Shqipërinë, nëse ndodh që të merret një vendim i tillë.

Në këto kushte, më shumë besueshmëri do të ketë kauza e qeverisë e ngritur kundër opozitës, sikur kjo me të gjitha këto që bën ka synim që të ndikojë në vendimin e mbledhjes së nivelit të lartë të Bashkimit Europian në qershor për hapjen e negociatave për anëtarësim, pra që vendimi të jetë negativ për Shqipërinë”, vijon më tej ai.(TemA)

8 komente në “Ish-këshilltari i Bujar Nishanit, shuplakë Lulzim Bashës: E ka futur PD-në, në një kurth pa rrugëdalje”

  1. Sal says:

    Mjere Shqiperia me Saliun,Lulen “tulipan te Hollandes” Like flririn me Monen dhe PD-LSI! Keta jane kriminele antishqiptare!

  2. spartak says:

    O Ndriçim .
    Tani , që po marr vesht , se keni qenë këshilltar i Nishanit , pra , bashkëudhëtar me çunin e Ballinjve , po t’rekomandoj , të shkosh e bësh sa ma shpejt të gjithë vaksinat kundër katunarisë Fahri Balliu & Co , se vallaj , me t’kap virusi atyne , s’bon hajër mo , as për 100 vjet .
    Mos u merr me Lulin e Lilin , po veni men vaksinave njëherë .

  3. mustaqe miu says:

    Mire e ke more Ndriçim po pse nuk ja ke thënë këto Bujarit kur ishte president sepse tani kjo nuk pin ujë. Bujari e ka mendjen te bej thirrje te dhunshme. Kur ishte me mustaqe dukej pak si biçim burri, ndersa tani qe i ka heq mustaqet ka dale si ashtu……. i qeruar.

  4. Bushi says:

    Shume mire thote.Bravo respekt.Me keto qe po bene Basha dhe Berisha,jane apostafat per te penguar negociata me Be.Kjo eshte pergjegjesia e opozite,qe po pengon vendin tone te futet ne BE.Pd-ke,gjithmon ka qene kundra vendit,kundra ndrkombetareve.Kj parti duhet te nxiret jashte ligjit si parti fashiste.

  5. Devolliu says:

    Ketej nga anet tona burravet si ky Nishani i thone thjesht: “loqe e shfryre”.

  6. Kurre nuk degjova nje Lajme nga Shqiperia e Kosova per nje mini hap ne industri,tekologji,avancin eushtrie,e nedicine,perpos,ajo parti e kakes veri keshtu.dhe ajo parti e mutit beri ashtu.= me logjika e mentalitete ottomane-Gullullullullu.

  7. faro says:

    Arsyetime krejtesisht te besueshme!
    Po luli perse ben sikur nuk i di?

  8. Marku says:

    Tirana , Tirana dhe vetem Tirana I ka pasur dhe I ka qeverite dhe politikanet me antishqipetare . Keta kriminele te regjur qe po I marrin shpresat dhe shpirtin atij popull te lodhur nga skamja, kane fytyre qe te bllokojne shqiperine ne negociata .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje