Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës: Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin “Babale”

26 Maj 2018, 19:28Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Tani që sheshi foli, të gjithë e dimë se Lulzim Basha bëri një gabim të madh më 26 maj. Njërin ndër shumë gabimet e ngjashme që ka bërë këto vite, poshtë zyrave të Edi Ramës. Thirri rreth vetes popullin opozitar për të treguar sesi përkrahësit e tij e përjetojnë aferën e audiopërgjimit-akuzë ndaj vëllait të Fatmir Xhafajt.

Dhe populli opozitar foli. Tha atë që Basha, Berisha dhe Kryemadhi me siguri nuk do të donin ta kishin parë dhe dëgjuar: sherri “Xhafaj” ka pak rëndësi për votuesin e djathtë. Pa folur më pas për indiferentët dhe kundërshtarët, të cilët ju drejtuan plazheve, ndërkohë që lideri demokrat ngrinte zërin në kupë të qiellit te këmbët e zyrës bosh të Edi Ramës.

Debati për aferën “Babale” kishte marrë prej javësh formën e tij më të ndezur, duke u kthyer në një kokëçarje për qeverinë. Sherre televizive pafund gjatë gjithë javës, akuza eksplozive nga njëra anë dhe tjetra, tendosje maksimale e të gjithë sistemit politik e mediatik të Tiranës.

Dhe papritur Lulzim Basha pati idenë të na tregojë se çfarë mendojnë për këtë gjë, ata që janë në mes: njerëzit e thjeshtë. Në vend që ta linte të maisur sa më gjatë sherrin e Babales në vitrinën e medias dhe sallat e politikës, ai pati tundimin t’i japë kësaj historie të vetem përmasë që nuk e kishte: masivizimin. Duke e dëmtuar me dështimin publik, edhe vetë skandalin për të cilin qe investuar aq shumë.

Protesta e ditës së sotme dha një verdikt shumë të pakëndshëm për opozitën. Nga vërtetësia ose jo e zërit të Agron Xhafajt, ajo e shpërnguli debatin dhe vëmendjen tek shifrat anemike të pjesëmarrjes në bulevardin qëndror të Tiranës. Duke kërkuar të verë vetullat, opozita duket se nxorri politikisht sytë. Siç dihet, të protestosh në epokën e dronave është gjithnjë e më e vështirë.

Sidomos tek Dëshmorët e Kombit, një hapësirë e stërzgjatur e hileqare, që kërkon qindra autobusë e mijëra protestues për t’u mbushur. Dhe të gjitha këto sot thjesht munguan. Syri i kamerave nga lart s’e pati aspak të vështirë të kapë boshin e frikshëm që rrethonte podiumin e zotit Basha, i cili me siguri e ka kuptuar gabimin sapo ka hedhur hapat e para në bulevard, pasi ka dalë nga selia e partisë së tij.

Sfida për sheshin ka qenë tradicionalisht sfidë për pushtetin në Shqipërinë e 30 vjetëve të fundit. Dhe opozita e humbi edhe një herë tjetër përballjen me indiferencën e shqiptarëve, por edhe me gabimet e saj taktike që e çojnë nga njëra protestë e gabuar tek tjetra.

Sepse sot, në vend që të kishim një gjysëm-proteste, për opozitën do kishte qenë njëmijë herë më mirë të kishte dalë me konferencat e zakonshme të shtypit apo statuset kërcënuese në Facebook. Morali i fabulës është i thjeshtë dhe iu rikthye edhe një herë Lulzim Bashës si një bumerang i hidhur: një protestë e munguar është shumë më e mirë se një protestë e dështuar!

19 komente në “Harakiri i panevojshëm i Lulzim Bashës: Sheshi bosh vrau në mënyrë fatale skandalin “Babale””

  1. timo says:

    Nuk ka më PD. Tashti ka BP (Babale Parti). Luli e pagëzoi me një emër të ri partinë e tij. Suksese Lul.

  2. Sit back and relaks says:

    E njejta skeme per te dhjere cdo kauze sic beri me protesten e kuksianeve edhe me kete te fundit. Meqenese Rama nuk i ben publike pikat e marreveshjesh qe beri me Bashen ath Basha vete ka detyrim to beje publike, per me teper qe sic thote ai vete marrevshja ka rene.

    1. Lili says:

      Nuk ka nevoje :shiko vetem me sa milliona u shpetbleu ky nga qeveria ne Vlore e ne Tirane,per te kuptuar se jane bashke ne grabitjen e Shqiperise

  3. Mihali says:

    Populli thot:”kur degjon qe do te behet mer me vete nje luge te vogel.

  4. Holandezi Fluturues says:

    Nuk I heq presje atyre qe thua me siper Skender.
    Por ashtu si edhe komente ne shkrimin e meparshem.
    Dua te shtoj se nuk deshtoi Lulzimi.
    Pasi jane gjera qe dihen.
    Ai aty eshte nje kukull..
    Ustai i vertete, ideatori, mentori, strategu eshte Saliu!
    Me shume se Lulit ju thyen atij hundet sot..
    Bindja ine eshte se ajo e sotmja ishte varrimi politik i Saliut..
    Qe dhe ne kete rast duhet te gezohet se skane per ti shkuar me shume njerez dhe ne atij te vertetin qe Po i afrohet..

  5. Azio says:

    Skender,Pse nuk e quan ti proteste,grumbullin e injoranteve rreth Lulit?
    Ata i kane mbetur tani.Ne ne protesten e rradhes,pjesmarrja do jete me e zgjedhur: Flamuri,Enkelejdi,Salianini,Grida,dhe me trimi kauboj Strazimiri me ptllake me uje ne brez.
    Mjere ku u katandisur eshkreta PD.
    Ne duart e copave te mishit te derrit me lider Lulushen.
    A Po harro e doktor Sali Adhamudhin.
    Pika qe s’je bie more te paturpeshem.
    Tani protesta do tebehet sic i thote populli:Prit gomaree te sjellll bare. Kur te vij bari Sala ngordh ,Luli me kompanine e vet te shqupit do te jape shpirt.
    Bravo protesta pa protestues e pa ide.

  6. Lili says:

    Edhe s’keni pa gje halla, se me kete te pabese, ka me ardhe koha qe ka me qene vetem Ky ne PD.

  7. Sit back and relaks says:

    E njejta skeme per te dhjere cdo kauze sic beri me protesten e kuksianeve edhe me kete te fundit. Meqenese Rama nuk i ben publike pikat e marreveshjesh qe beri me Bashen ath Basha vete ka detyrim ti beje publike, per me teper qe sic thote ai vete marrevshja ka rene..

  8. Sit back and relaks—> says:

    E njejta skeme per te dhjere cdo kauze sic beri me protesten e kuksianeve edhe me kete te fundit. Meqenese Rama nuk i ben publike pikat e marreveshjesh qe beri me Bashen ath Basha vete ka detyrim ti beje publike, per me teper qe sic thote ai vete marrevshja ka rene…

  9. Sit back and relaks—> says:

    E njejta skeme per te dhjere cdo kauze sic beri me protesten e kuksianeve edhe me kete te fundit. Meqenese Rama nuk i ben publike pikat e marreveshjesh qe beri me Bashen ath Basha vete ka detyrim ti beje publike, per me teper qe sic thote ai vete marrevshja ka rene….

  10. kuku says:

    cucu-kiki-dada

  11. A says:

    Mire ky qe smblodhi dot as 1000 veta,po ky tjetri qe mblodhi 1 500 polica(!) .
    Shtet jo shaka

  12. florence says:

    ore edi rama para protestes liroi nga burgu hajdutet e rruges tirane elbasan, normale qe monika dhe likja bejn demostrata, sa her monika ben demostrata kryeministri jone i paafte liron nga burgu hajdute kriminele te korruptuar, pra kryeministri jon dhjen ne brek nga likja dhe monika

  13. Lili says:

    U pa sa jane gati me u ba harakiri per berishen e Lulin: kurkush,e ky eshte lajm i mire,po qe detyron qeverine.
    E detyron me vepruar per ate per te cilen u votuar,pra nje vetting te vertete edhe grabitcaret me u denuar.Tash Rama nuk ka pretextin e opozites berishiane,e cila u pa sa perfason njereze.
    Pra qeveria tash duhet te veproje;populli dha leje per aktion ketu duke mos i mbeshtetur grabitcaret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje