Me 170 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës, policia: Rruga nuk është pistë aerodromi

27 Maj 2018, 09:36Kronika TEMA

Policia ka vijuar edhe mbrëmjen e së shtunës kontrollet në rrugë, për të parandaluar aksidentet.

Forcat blu kanë evidentuar raste ku drejtuesit e mjeteve lëvizin me shpejtësi që variojnë nga 164 km/orë deri në 170 km/orë.

Sipas Policisë së Shtetit, “Shpejtësi të tilla nuk mund të tolerohen pasi rruga nuk është pistë aerodromi”.

“Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore e Tiranes ne autostraden Tirane -Durres-Tirane. Jane evidentuar shpejtesi qe variojne nga 164 km/ore deri ne 170 km/ore. Shpejtesi te tilla nuk mund te tolerohen pasi rruga nuk eshte piste aerodromi.

Policia Rrugore e Tiranes konstaton me shqetesim se kryesisht ne fundjave shume drejtues mjetesh qarkullojne me shpejtesi tej normave te lejuara pa asnje shkak ne rast nevoje por thjesht qarkullojne per qejf.

Policia Rrugore e Tiranes apelon per zbatim te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve por dhe nga kembesoret, me qellim rritjen e parametrave te sigurise se jetes ne rruge”, thuhet në njoftimin e policisë. (TemA)

1 komente në “Me 170 km/orë në autostradën Tiranë-Durrës, policia: Rruga nuk është pistë aerodromi”

  1. IVONI says:

    .. ME SHPEJTESI MARAMENDESE ECIN ATA QE “KANE KRAH”, SERVILET , TE PERKEDHELURIT E SHTETIT APO TE “MATRAPAZEVE ” QE KANE ZAPTUAR SHTETIN ..! KETO I SHOHIM DHE I DIME TE GJITHE ..! KODI I QARKULLIMIT RRUGOR ESHTE PER TE GJITHE , QOFTE PRESIDENT , KRYEMINISTER ,GJYKATSA PROKURORE , DEPUTETE E SA TE TJERE ME POSTE , PRANDAJ KERKESA E LLOGARISE NGA ANA E POLICISE RRUGORE DUHET TE JETE E NJELLOJTE ..! POR NGA ANA TJETER , POLICIA RRUGORE DUHET TE JETE RIGOROZE EDHE ME NJEREZIT E THJESHTE , TE CILET SHUME HERE GJOBITEN FARE KOT , PASI POLICET DUAN “TE JUSTIFIKOJNE” RROGEN ..! .. O ZGJIDHNI NJERES KOPETENTE , O LERINI RRUGET TE QARKULLOHEN “PA ZOT”, SIKURSE DIHET ..!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje