Gjatë protestës së opozitës kanë ngelur të lënduar 11 punonjës policie të cilët mësohet se janë goditur me sende të forta.
Efektivët aktualisht ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë ku po marrim ndihmën e parë dhe po ekzaminohen.
Drejtori i Policisë së Shtetit ka bërë një vizitë në spital ku ka deklaruar se Policia e Shtetit sot bëri detyrën.
Veliu vizitoi edhe kryeredaktorin e “RD” Bledi Kasmi, i cili u përlesh me policinë duke shtyrë një rrjetë teli mes tyre.
Kasmi ngeli i plagosur me një gur të hedhur nga simpatizantët e PD dhe LSI. (TemA)
Me ne fund nje polici qytetare. U lumte!