Kthehu po deshe natën në shtëpi, në këmbë, në Tiranë

28 Maj 2018, 11:08Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Një pjesë e madhe e jona jeton brenda makinës së vet, zyrës së vet, shtëpisë dhe lagjes së vet. Zbret në mëngjes, rrufit kafen nga ekspresi, kontrollon a e mori celularin (aty ku ndodhen treçereku i botës dhe prej tyre ke në zemër maksimumi 10 kontakte), i cili gjithë ditën do bjerë për hallet e të tjerëve dhe rrallë për ty, por duhet dhe jeta pa të sikur ndërpritet, stakohet, ti gjendesh në askund, nëse nuk ke aparatin e vogël me app-se dhe zilet e preferuara.

Ndez makinën dhe nga parkingu i pallatit tek i zyrës; nëse të duhet të shkosh në një qendër tregtare për të bërë pazar, ka edhe aty parkim. Kudo është e njëjta rutinë me të cilën jemi njësuar aq fort, sa nuk e dimë më shijen e aromës së qytetit, e prekjes së tij me këmbët tona, përmes një ecjeje të shpejtë a të relaksuar, si ata nëpër filma – sepse sot ecja është luks, jo makina.

Në lagjen time ka ende shtëpi tiranasish, të cilët s’janë marrë vesh për pronat dhe për fat lagjja ku jetoj mban era jasemin, bli dhe një tip peme tjetër që nuk ia di emrin. Mbase është kumbull, po s’jam e bindur. Më pëlqen shpesh, në këto kohë – por në çdo kohë, po të mundja – të bëj një copë udhë në këmbë. Makina është një stres dhe kur mendoj flladin që të çan hundët nga era e jaseminëve e fut shpesh çelësin  e Fiati-t në çantë pa pendesë dhe eci deri në qendër. Nga shtëpia ku jetoj, Pazari i Ri, Qendra Toptani, Plaza por edhe Liceu janë pika krejtësisht të arritshme me këmbë.

Të shtunën, pas një darke në zonën rreth Liceut, vendosa të mos marr taksi dhe t’i jepja vetes kënaqësinë e vogël por luksoze të kthimit në këmbë në shtëpi, siç kisha bërë kur dola, duke e lënë makinën si një lopë që pushon nën hije në zhegun e verës. Kjo është e bukura e jetës. Dreq! Të ecësh mbi dy taka të vogla, me çantën që e kolovit sa andej këtej dhe të kontrollosh telefonin se mos ka ndonjë mesazh të mirë, ose ta kontrollosh kot dhe ta shkruash ti një sms.

Të ecësh e lumtur në qytetin për të cilin flasim gjithë ditën dhe e shohim nga makina. Minutat e para mendon se Tirana është yll, se jemi pak të fiksuar me makinën dhe fundja rrugët janë ndriçuar, Lana nuk gulçon aq si dikur dhe bliret e lulet e çelura të pranverës bëjnë punën e tyre. Papritur, ndjen se një makinë përkarshi teje ecën me marsh të parë. As tre metra larg teje është një pervers, që e di shumë mirë se gruaja që ecën në trotuar nuk do ta kthejë kokën. Por ai, që edhe provën e ka si trofe, ka një papërmbajtje që ngjan me qentë e lodhur por që ende dihasin e duan të kafshojnë, ama në fund largohen.

Ikën dhe shoferi i Benz-it. Mendon që mund t’i rikthehesh shëtitjes tënde të kthimit në shtëpi dhe se ishte veç një kombinacion i keq. Fundja qëllon të rastisë njeriu edhe ndonjë pervers kudo. Ia falim!

Është ora 11 e 34 minuta. Jo aq vonë për t’u trembur dhe përgjatë rrugës ka me shumicë kalimtarë të të gjitha moshave dhe gjinive. Je duke ecur, kur një tip vjen dhe të përplaset qëllimisht në shpatull dhe largohet.

Pyet veten: pse duhet ta bëjë një burrë këtë? Pse duhet të karambolohet me krahun tënd kur gjerësia e trotuarit tek Nëntëkatëshet ka vend të kalojë një marsh me burra e gra? Një zot e di, burrin e vetmuar, që po ta shohësh paradite mund ta marrësh edhe në punë, se duket tip normal. Akoma pa shkuar në vend rrudha e këmishës pas përplasjes, dy të tjerë, pak metra më tutje, i dëgjon tek thonë fjalë seksi por që nuk ngjajnë me seksin.

Janë dy perversë në të vërtetë, që duhet të kenë gra, të dashura, motra. Gjatë ditës me diell duhet të kenë një jetë dhe ata, kanë miq me të cilët bëjnë pushime, jetojnë në Tiranë dhe kanë jetët e tyre -po ta mendosh, pa neverinë që përhapnin duke ia zbehur natës mrekullinë e saj me ajër, blire, jasmine, kumbulla, muzikë live, pica, sufllaqe, koktejle dhe bori makinash.

Por, të mjerët, duket se janë në orarin kur kthehen nga njeri në qen. Iu lëshohen instinkteve shtazarake dhe të kujtojnë se këta, ai i Benz-it, burri që i pëlqente të karambolonte shpatulla, dy burrat që dinin më shumë fjalë të pista sesa sasinë e lekëve në kuletë; ekzistojnë edhe në Facebook, sidomos aty.

Nata dhe rrjeti e mban gjallë këtë soj. Komentojnë, shajnë, japin mend dhe flasin me siguri edhe për moral. Se ata nuk jetojnë në pyll, jetojnë në kryeqytet, kanë familje, nënë, babë, motra, të dashura, gra, shoqe, që mjerë ato bukuroshe kujt i vënë pjatën e ngrohtë përpara, kujt i falin zemrën dhe djalin në maternitet. Por, secili matet me fatin e vet dhe maniakë e perversë ka kudo.

Vetëm se 15 minuta rrugë njeriu do t’i shijojë për shpirtin e tij dhe mbërrin e neveritur në shtëpi, nga qyteti yt, që ende ka forma mesjetare epshesh, që të bëjnë të ndërrosh mendim dhe të mos dalësh më kurrë pa makinë. Shoqëria i bën qytetet. As politikani, as jasemini, as pllakat e trotuarëve, vijat e bardha dhe ditët e festave. Janë një hiç para fuqisë që i jep një shoqëri normale qytetit të vet. Ne nuk e dimë sesa keq jemi, për sa kohë nuk zbresim nga makina jonë dhe unë preferoj të mos i shoh më disa gjëra në sy. Nuk kemi kohë të ndryshojmë botën e askujt, as tonën!(Tiranapost.al)

63 komente në “Kthehu po deshe natën në shtëpi, në këmbë, në Tiranë”

  1. Bushi says:

    Bravo.Ke vetem lavderime per kete shkrim.

    1. Toni says:

      Po cne ti mi goce qe na bredh rrugeve ne mes te nates. Nga nata dihet cte pret. Jo ne Shqiperi por ne cdo vend te botes. Apo te han ai poshte dhe e nxjerr per fresk.

      1. Tamam says:

        Hahahahaha , tamam ?

    2. sali says:

      Po ndonje ore Seiko ke blere moj cupe? Kete qekur e hekurosi Like floriri i ka hipur tangerlleku!

      1. Tamam says:

        Hahahahahaha Tamam ?

    3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

      bourdhelooooooooooooooooooooooo sunitesh,nuk ka sesi te ndodh ndrishe,pis miliet…………..

      1. Free says:

        zakonisht perveslleqet neper kishat ortodokse i ke pa kufi kot nuk thone Gayreek

    4. Zontag says:

      Mos kujtove se jeton kohen e xhaxhit Enver,atij diktatorit komunist qe beri te dridhej rrugaci,hajduti,kurvari,perversi etj dhe qe grate e vajzat shkonin serbes ne mes te nates ne turnin e trete?
      Harroje ate kohe diktature komuniste!
      Tani jetojme diktaturen e krimit,perdhunimit,vrasjes,grabitjes dhe kete e quajme…demokraci!

    5. Thanasi qe ta plasi says:

      Do kene qene pjanece se ty moj vajze nuk ta ben njeri ate nder.

  2. Vertetesia says:

    S’kam koment. Lloje bagetise eshte futur dhe ne qytet.

  3. Dash says:

    Jane kohe te veshtira zonje, kjo qe pershkruan eshte e vertete ,mendoj se edukimi fillon qe nga ligji qe duhet te jete shume i rrepte ne rregullimin e maredhenieve mes njeresve dhe te kaloje permes mediave qe eshte e kote te spjegoj perse dhe te perfundoje ne familje…(meqe ra fjala bej nje shkrim edhe per mediat dhe degjenerimin e tyre,se per mua mediat kane peshen kryesore ne kete shoqerite semure) …….pershendetje

  4. Odiseu says:

    Ekselent! Ke thene gjithcka per te gjitha ne, dhe fatin e keq te shoqerise qe na ra per pjese ta durojme!!

  5. zi says:

    Ligji i pare ne ekonomine e tregut,kapitalizem eshte;
    pershtatja.
    Pershtatuni zonje, qe te ndjeheni e lumtur.

    1. Tamam says:

      Hahahaha Tamam ?

  6. ecja says:

    kazhankë, shkruhet ”më këmbë” dhe jo ”në këmbë”. edhe anglezët thonë ”on foot” dhe jo ”by foot” siç thuhet ”by train”, ”by bus” etj etj

    1. @ ecja.... says:

      Meso shqip vllai se e ke gabim. Jo “më këmbe” por “në këmbë” po mos u merzit ke shoke sa te duash, biles me te “ditur” se ti.

      1. Mesuesi i klases se katert fillore says:

        E ka fare mirë Ecja 1 – thuhet “më këmbë” kur ecën. Përgëzime për komentuesin Ecja 1. Janë gjëra “të holla” të gjuhës, por janë.

  7. sul korriku says:

    Je shume e mire dhe e edukuar. Te gjithe mund te ndihmojme “te behemi” madje edhe ata perverset e nates mund te rregullojne ndonje paregullsi qe ndodh diten.
    Por ka ca veshtiresi qe do te duhet ti pranojme. Tirana pak vite me pare ishte 200 mije. Sot nuk dihet sa eshte. Nuk besoj te kete qytet tjeter ne bote me te tilla rritme rritjeje te popullsise (dhe çfar popullsie)
    Megjithate per perverset qe veprojne ndaj te pambrojturve duhet forcuar ligji.
    Stadiumet e Anglise jane pa gardh por huliganet e droguar behen “esell” sapo ju vjen ndermend ligji.

  8. Illyria-Shqiperia says:

    Bravo!

  9. as nuk e kuptojne se kto jane shkaku i gjithckaje
    negative qe ekziston sot ne shoqerine shqiptare .

    lkthehuni vetem per nji vite andej nga keni ardhur
    dhe ka me u cudit BOTA e shndruar Shqiperia ne Europe

    1. E modhe says:

      Hahahahahahahah, e modhe

  10. Ada says:

    Une eci ne kembe ne Tirane ne cdo ore te dites pasi te ardhurat qe kam sme lejojne te ble nje makine dhe keto qe thote zonja me ka rastisur te me ndodhin ndonjehere madje dhe ne mes te dites , por jo aq shpesh mbase dy tre here gjithsej.
    Kam pershtypjen qe zonja po perpiqet te tregoje se paska bere heroizmin me te madh te jetes se saj paska dale nga makina nje here te vetme dhe tani perpiqet qe te mbushe mendjen e saj qe jeton ne nje xhungel perverse dhe sduhet te ece me kurre ne kembe.

    1. Si gjithe te tjeret says:

      Ada, je e nderuar.
      Ky shkrim mbase duhet te quhej “Mira Kazhani zbulon Tiranen.” Ose ka dashur te thote qe “mua me gjuajne rruges.” Edhe ne kohen e Enverit qe nje polic mbante nje lagje, prape kishte ngacmime rruges, fishkellima, madje edhe njerez qe nuk terhiqeshin nga e tyrja, dhe e konsideronin vajzen e botes, ose gruan e tjetrit si prone te tyre.
      Mira – jemi po ata njerez qe kemi qene sot e 100 vjet. Po ata te pagdhendur, qe vetem ligji na ben pune, por ti sot a paske zbuluar. Ku ke qene deri tani? Ne guacke? Tere grate e Tiranes perballen me kete realitet perdite, dhe jane perballur vazhdimisht me te. Nuk te shaj idene e shkrimit, sepse eshte reale, por menyra si e ke shkruar, eshte per te shitur .. pordhe.

    2. mik says:

      Bravo Ada. Taman koment rracional.
      Nuk e kuptoj pse shume komentues pretendojn ( duke perfshire dhe artikull shkruesin ) te hiqen se jane ma te edukum e ma t’ kulturum se vendi ne te cilin jetojn !! Te gjith ne jemi prodhim i vendit dhe i shoqerise ku ne jetojm. Nje sjedhje e ndryshme nga shoqeria ku jetojm, asht anormalitet. Pra, c’ka ky artikull qe bertet pa pas nevoje ?! Nuk asht se keto njerez qe pretendojn se prodhojne kulture ma shume se vendi ku jetojne, i ka hedh dikush me parashute ne nje vend primitiv, dhe befas, dallojn ndryshimin me vendin e tyre te origjines.
      Keto lloj fenomenesh shoqerore i has ne te gjith boten. Me thoni ju lutem, vetem nje vend te botes ku nje mashkull ( apo edhe nje femer ) nuk provokon seksin tjeter per qellime seksuale ?!! Nqs nuk do te kete provokime seksuale, bota ka marr fund.
      Per momentin, Shqiperia nuk ka fort nevoje per kesi lloj artikujsh, mbasi kemi probleme ma urgjente per te zgjidh. Cdo gazetar/e, nqs kerkon audience, duhet te preki pikat ma delikate te shoqerise shqiptare, e jo kesi lloj budallalleqesh.

      PS: Edhe jasht kryeqytetit banojn njerez, biles, edhe ato jan shqiptare.

  11. Jimi says:

    Si gjithmon e pelqyshme! E meritojme. Them e meritojme pasi edhe une si edhe ti pavaresisht gjinise te kundert me ty, jam i neveritur nga keta ekzemplare qe ti i pershkruan!

  12. ashtuhe says:

    mire do ishte dhe te mesoje te shkruaje pakez e pastaj te shkruaje

  13. saliu says:

    E shkelqyer, te le pa fjale.
    Faleminderit, kemi nevoje per tema te tilla qe e bejne shoqerine te ndjeshme.

  14. Mire we e kuptove. Neser do kuptove edhe me shume .sesa materialist jeni she kush jeni .

  15. Ani says:

    Eh.. ceshtje e kultures se shoqerise. Te njejten gje me thoshte nje gjermane qe dikur ne rini kishte bere nje udhetim ne Itali, ishte neveritur nga ngacmimet, fjalet e hedhura (madje edhe nga djem fare te vegjel) duke qene edhe e shoqeruar…ka popuj e popuj… me Veriun e Europes nuk hahemi dot, sado perpjekje qesharake bejme per t’i imituar.

  16. Krau says:

    O Mira Kazhani, e bere veten si me qene ndonje modele super yll. Ne 100 metra rruge gjithe Tirana paska gacmuar bukurine tende! A pika qe ste bie!!!

    1. I modh says:

      Hahahahahahahahahahahahahahhah,imodh :)))))

  17. ana says:

    kjo tregon qe je akoma ne forme te mire, pra seksi. Urime dhe shijoje sa te mundesh kete moment.

  18. Ledion says:

    Mira, nga keto bageti kane celur dhe njerezit e politikes. Ministri pervers qe ka dashnore ne Ministri, ish Ministri i mbertheckave, Shukri Vrima pale pastaj gjobevenesit e tenderave. Mos te na vije keq per keto politikane per ate qe jane. Produkt i ketij populli jane.

  19. keto qendrojne dhe jane te zakoneshme edhe ne qytete te europes se ka lloj lloj kafshesh,por ajo qe po ndodh ne Tirane nga fshataret e ardhur,eshte se jane bere te gjithe me qen,dhe te dhjerat e qenve mbushin trotuaret dhe mund ti shkelesh.
    te zotet e qenve jane bere me qen se sa qente e tyre,te zotet e tyre jane bere me agresiv se sa qente.
    mund te shpetosh nga kafshimi i lloj lloj rracash qensh por nuk mund te shpetosh nga kafshimi i egersirave (njerez), po e pe me inat qenin ose trembesh nga qeni.
    nuk mund te pish nje kafe ne qetesin tende se do hyjne dy egersira qe shoqerojne qente,dhe qente zihen me njeri tjetrin dhe ti nuk guxon te thuash nje fjale se egersira fshatar qe shoqeron qenin mund te kafsoj egersisht.
    ja keto duhe te ne shqetesojne me shume se sa perplasja e nje burri me nje femer apo edhe e kunderta se edhe grate jane bere agresive sidomos ne timon kur i bien borive si gangstera dhe parakalojne si shumakeri…

  20. rrema says:

    Ke te drejte o Mira, kjo eshte nje dukuri e zakoneshme prej provincjalesh, fshatere e malok derra jo pse kane lindur ne male por nuk pershtaten dot sepse ne mal kane pas gomar tani kane makine dhe dihet si e kan blere, ne ne Tirone per keta kemi nje shprehje KATUNAR SURRAT PARUR QEYTETAR NUK BOHESH KURRE……… sja vle mo me u mor me kategori te tilla.

  21. Lumi says:

    Ke the drejte, ne qahemi per ekonomine po jemi beterr ne kulture. Sjellja pasqyron kulturen dhe njerezit qe rrihen e vriten me njeri – tjetrin Jane te keqedukuar. Ne Tirane kane zbritur shume nga te rriturit ne pyll qe nuk e kuptojne apo nuk e durojne dot nje femer naten neper rruget e qytetit.

  22. K says:

    Ata që kanë ardhur në Tiranë sot ,kanë ndjekur edhe dhitë dhe ujkun me e kap e jo më femrat dhe pa malore. Ti mirë që paske shpëtuar pa u kafshuar .

  23. emigranti says:

    Mira-ka nje spjegim fare te thjeshte per kete qe keni shruar. Si ne cdo vend te botes, ka edhe ne mes te popullit shqiptar njerez te niveleve te ndryshme. Pergjigja e pyetjeve qe shtroni eshte se kur masa e inteligjences dhe e pjeses me te mire te popullsise, e lodhur nga nje politike aspak produktive dhe thellesisht e korruptuar emigron, atehere tek popullsia vepron i ashtuquajturi parimi i eneve komunikuese, qe presupozon dy ene te mbushura me uje qe jane te lidhura me njera tjetren ku nivili i ujit eshte i njejte ne te dyja enet. Kur heq nje sasi uji nga njera ene, niveli i ujit perseri mbetet i barabarte. Kjo tregon se nga ena qe kishte nivel me te larte te ujit, ky i fundit kalon tek ena nga e cila u hoq nje sasi uji. Eshte ky ligj qe vepron edhe ne shoqerine njererzore, pasi boshlleku i krijuar me largimin e pjeses me te shendoshe te popullsise u mbush nga ata per te cilet juve flisni ne artikullin tuaj. Per keta lloj kafshesh, nje femer e re qe ecen rrugeve naten me siguri kerkon qe ta shohin dhe ngacmojne, per te mos thene me teper. Keta harrojne se kane vete nena dhe motra dhe me siguri nuk do ti vinte mire qe dikush te bente te njejten gje me nenat apo motrat e tyre.

  24. Franci says:

    Problemi eshte qe ne kohen e Saliut te pare zbriten nga malet ne Tirane specie qe ne te perditeshmen e tyre ndesheshin me shume me arij, ujq, qen, dhelpra etj.e shume pak me njerez e aq me pak me femra.
    Shikoje ne ambiente publike hedhi pa qeder mbeturina ne rruge, te dalin perballe ne trotuar ne drejtim te kudert, kolliten e te teshtijne ne fytyre pa vene doren perpara, llahen rralle, nuk perdorin kurre deodorant per sqetullat e i vjen era kerme…..e te tjera e te tjera.

  25. Jak Boston says:

    Zonjes apo Zonjushes Kazhani urime dhe falenderimet e mia per shkrimet qe ben dhe temat qe trajton.
    Vetem ne nje pike mendoj pak ndryshe ose e thene me mire kam tjeter perfundim.
    Kjo pike eshte ajo qe thua qe s’do te shetis me. Edhe bebet qe sapo ngrihen te ecin dhe sa bejne hapin e pare rrezohen dhe rrezimi eshte normal dhe perseri ngrihen dhe perpiqen te ecin dhe c’do perpjekje jep rezultat me te mire deri sa ata ecjen e kane gje normale dhe rrezimi pastaj konsiderohet jonormal.
    Mendoj se dhe ju Mira duhet te dilni perseri ne kembe se pari ju ben mire juve, po edhe qytetarise.
    I kuptoj shqetesimet e ngritura dhe pajtohem me shkrimin tuaj, por nese ne ua leme rruget dhe shetitoret vetem ketyre njerezve atehere mbas disa koheve do te kemi shoqerine apo qytetarine e rruges dhe qytetarine e makinave dhe secili do pretendoje se po ben gjene e duhur kur ne te vertete asnjeri s’po ben gjene e duhur.
    Pra duhet te nderlidhemi dhe komunikojme mes nesh pamvaresisht se ku e mendojme veten se jemi nga niveli, ne kete menyre i dituri meson realitetin pjese e te cilit eshte dhe i padituri apo ai ngacmuesi i bezdisshem i rruges, por edhe keta te fundit mesojne nga pjesa tjeter me e civilizuar dhe mund te ndikoje ne permiresimin e tyre dhe une e di qe ky permiresim s’do jete 100 %, po sado i vogel qe te jete permiresimi prape me mire do jete dhe me keq jo.
    Ne fund te fundit per njeriun gjuha prandaj eshte kaq e rendesishme, pasi i nderlidh njerezit nepermjet fjales ashtu sic jane e ashtu sic dine.
    Prandaj Mira e dashur dil prape ne kembe dhe do shikosh qe shetitja tjeter do jete me e kendeshme se parardhesja dhe po kalove nga e njejta rruge edhe ata te bezdiseshmit do te te mbajne mend si fytyre dhe do te fillojne ose te trajtojne me mire ose te bezdisin me pak apo aspak, pasi ti gjate shetitjes tende po ju jep nje mesazh atyre edhe pa folur me ta dhe ky mesazh eshte “do shihemi perseri ” ose ” une te njoh ty si fytyre “, apo ” une kaloj shpesh ketu “.
    Me shume deshire do te rezervoja kohe kur te jem ne Tirane te benim nje shetitje ne kembe bashke dhe te diskutonim kete teme dhe jam mese i sigurte qe do te bindesh qe ke nxjerre perfundim te gabuar nga nje shkrim i qelluar.
    Dil Mira shijoje qytetin ashtu si eshte dhe permiresoje cilesine e atyre qe jane ne rruge pa makina.
    Jam i sigurte se edhe cilesia e atyre me makina nuk eshte aspak me e mire se ajo e rruges, por ngaqe jane te mbyllur si ne kafaz vetem dukjen e kane ndryshe.
    Komplimentet e mija Mira per shkrimet qe ben dhe qe une i lexoj me kenaqesi.
    Kalofsh nje vere te kendeshme dhe me sa me shume shetitje.

    1. Bajram says:

      no coment. nice

  26. Të Lumtë MIRA, i ke dhënë një leksion të gjithë Prof.Dr. që merren me Psikologjinë, që në të vërtetë janë si ata që në orët e mbrëmjes harbohen deri në perversitet.

    1. Llacka says:

      Ti qeke llack’

  27. Alpet.al says:

    Mira, perpiqu ta balancosh kete ndjesi cgebjyese me idene se je akoma ne forme dhe e deshirueshme.
    Shume gra, ne te gjithe boten, dalin ne rruge hd ambjente te tjera publike, pikerisht per te shijuar keto ngacmime qe shkaktohen nga vibrimet e parades femerore tek seksi tjeter.
    Shqiperia nuk eshte as ne krye e as ne fund te listes se ketij “agresiviteti” mashkullor.
    Kudo ndodh keshtu, derisa fjala apo xhestet nuk shoqerohen me veprime, prekje apo ndjekje (stalking), ku fillon e vepron ligji/polici.
    Mos beni ububura te kota dhe, sidomos, mos lini te nenkuptuhet se keto ndodhin vetem ne Shqiperi.
    Gjej tema te tjera per t’u bere interesante.

  28. Ali Pashai says:

    A je martuar apo akoma vazhdon te mbetesh dashnore…

    1. Imodh says:

      Hahahahahahahahahahahahahahhahahahahah i modh :))))))))

  29. tironsi says:

    Si eshte jeta, vjen nje moshe qe edhe “te gjujtmen” e do sipas stilit tend! ?
    Me dhene te drejten, e bera komentin vetem ne respekt te kohes qe harxhova per lexim.
    Shkrimi; hajdemoooo
    Tematika; sipas moshes
    Vleresimi; lere fare
    Keshilla; Mira qëllofsh! ?

  30. Plaku Xhuxhumaku says:

    Para se te vinit dora juaj ne Tirane, Tirana iahte qyteti me i qete ne bote. Dora juaj e beri te vije era djerse deh era pordhe. E more vesh o Mira Kazhani.

  31. Peço says:

    Në orën 11e 30 PM? Kësaj i thonë : ” Hajde moj bela dhe krruam atje ku më ha.”

  32. FORSTER says:

    Kjo zonja me kete artikull ,ka shume te drejte ,por kafsha eshte kafshe,s’behet kurre njeri,kane ikur ato kohe kur njerzit ecnin ne muzgun e nates dhe benin serenata ,tani eshte koha e demokracise edhe me 12 te dites ruaj kuleten se ta marrin prej dores dhe te bejne per spital,ky fenomen ndoth ne vendet e Europes -Lindore ,jo ne te gjithe boten.

  33. Vasil Gjika says:

    Disa nga keta tipat qe kane gacmuar Miren edhe vajza te tjera po lene mesazhe edhe ketu …

  34. vathi says:

    kjo quhet seksual harassment..ku ne amerik policia ben cmos qe qe kapet personi keqberes…menjehere bllokohet rruga dhe policia si grenxat bekne kontrollin e zones…shpesh me 2..3 helikoptera ne ajer deri sa kapet personi….atje shqiperi hesapi dhe I lini gjerat ashtu pas dore …dhe shqiperia eshte e fundit…..si ne shtetet e jugut afrikan….

  35. gac says:

    E ka fajin Edi Rama.Ketu deshe te Dilje?

  36. ilir says:

    po kur ne parlamen i kujtone deputetit motren nenen vajkzen, c’te duke ty?
    Nuk eshte gje fare tentativa qe shuhet shopejt nga pergjigja apo qendrimi, si ne rastin tend.
    ju vjen keq dhe kritikoni policine kur godet ndonje kolegun tuaj, jo ne detyre, e cti beje shteti apo policia ngacmimit pa shenje?

  37. Leon says:

    Tani qe te pash ne foto te them me mire qarkullo me makine,apo ke “rregullu”cicat dhe i the vehtes te besh nje prove ne rruge …?

  38. enter"" says:

    Ata qe komentojne kunder shkrimit duket qe jane meshkuj te frustruar….PA DASHNORE…se po te kishin dashnore do ishin cfryre e zbrazur.
    Gjithsesi te tilla ngacmime, fatkeqesisht, ndodhin kudo, ne mes te Romes e ne mes te Manhattan,
    Madje ndodhin edhe neper punera e kudo tjeter.

    Nje fishkellime nuk eshte asgje. Edhe nje e ecur e makines me marshin e pare nuk eshte asgje, vetem te mos prekin me dore. Fjalet e hedhura nga cunat (kuptohet, jo ato te ndyra), kane qene dhe do jene pjese e lojes. Ketu nuk ka te keqe.
    Thjesht me prekje e kercenime nuk duhet arritur kurre.

    Sa me shume te dalesh naten aq me shume do mesohen edhe ujqerit e nates dhe do e flene mendjen, do u behet shprehi, do lodhen, e nuk do flasin me. E me pas, do shkojne neper shtepite e tyre, dhe do masturbohen nen eren e Jasemise apo te blinit.

  39. Jimi says:

    Dikush me qelim keqdashes kerkon ta personalizoje eksperiencen e mires per kete fenomen,te paraqitur ne artikullin e mesiperm? ! Me duket se arikulli ka qellim pergjithesues per fenomenin dhe besoj qe nuk behet fjale per Miren, por behet fjale per te gjitha Mirat, qe rendom ndeshen me kete fenomen. Une mendoja se te gjithe komentusit do te solidarizoheshin me MIren! jo per Miren, por per te gjitha Mirat , te cilat jane, nenat, grate, vajzat , motrat,tona. Askush nga ne seksi i “forte” meshkujt nuk do te te pranonte qe te degjonte dike qe te fyente nje pjestare te familjes me nje fjalor vulgar, mbase edhe komplimenti i pavend nuk do te ishte i pranushem, e jo me denigrimi me nje fjalor rrugaceror! Une jam i sigurte qe keta komentues te cilet e kritikojne apo ironizojne Miren, po ti ndodhte nje gje e tille nje pjestareje te familjes se tyre, ngjarje mund te kishte perfundim dramatike? Ne seksi i ” forte” kur ngacojme seksin e “dobet” harrojme qe ato nuk jane vetem “femra”, por ne rradhe te pare ato jane ato qe na kane sjelle ne jete , jane sic thashe edhe me larte, motrat dhe vajzat tona!

  40. alb says:

    Oscar Wilde kur e pyeten se me cfare pershtypjesh kthehej nga Amerika u tha ; Amerika eshte nje vend ku shoqeria ka kaluar nga feudalizmi ne kapitalizem duke anashkaluar civilizimin.
    Paramendoni se cfare do mendonte Wilde per Shqiperine ku rruga para parlamentit quhet George Bush.. Lere po ta coje pastaj ne Kamez e Bathore tek Rruga Sali Berisha, Rruga Amerika apo rruga xhelal mziu. Do ishte cmendur fare. Do tI dukej vetja si ne planet tjeter.
    Ke te drejte moj Mira por shqipfolesit keshtu jane . Fajin duket t’ja kerkosh erdoganit dhe jenicereve osmanllinj qe pasi hanin mish ne hell e pinin raki kumbulle suleshin me doren poshte duke u krruajtur per ndonje haneme !! Dhe kur mendon qe kete pune kan bere 500 vjet me shpjegon edhe habine qe kur vajta nje here me pushime ne Antalia tentoja tu flisja shqip turqve se me dukeshin si tironsa puro,Kavajsa e Fushkrujsa.

  41. asd says:

    Artikulli eshte i kote. Tirana eshte qytet i qete;
    Nuk te ngacmon kush vec po te jesh ndonje seksi rrotekurve e papare me breket perjashta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje