Opozita falënderon qytetarët për protestën: Të bashkuar kundër krimit dhe drogës, Fatmir Xhafaj duhet të largohet

28 Maj 2018, 15:58Politika TEMA

Partitë opozitare kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për shtyp pas përfundimit të mbledhjeve respektive të grupeve parlamentare të  PD e LSI.

Duke  shprehur mirënjohje për qytetarët që ishin të pranishëm në protestën e së shtunës opozita bën me dije se “qëndrimi i saj dhe qytetarëve të bashkuar kundër krimit dhe drogës për një Shqipëri Europiane është i vendosur dhe i pakapërcyeshëm: Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe t’i hapë rrugën një hetimi të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot”.

Më tej në deklaratë thuhet se Edi Rama po vazhdon në mënyrë kriminale mbrojtjen me mekanizma mafiozë presioni dhe manipulimi të Fatmir Xhafajt.

Deklarata e Opozitës së bashkuar

Opozita e bashkuar shpreh mirënjohjen dhe respektin e thellë për të gjithë qytetarët që protestuan me dinjitet dhe atdhetari kundër krimit, drogës, korrupsionit dhe qeverisë së kapur prej tyre, si dhe për qindra mijëra të tjerë që mbështetën protestën në çdo anë të Shqipërisë.

Ata dëshmuan vlerat europiane të popullit tonë përballë qeverisë së lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, dëshmuan qytetarinë e popullit tonë përballë harbutërisë së qeverisë.

Ata bënë të qartë se shqiptarët nuk pajtohen me krimin dhe drogën dhe, mbi të gjitha, nuk mund të tolerojnë një qeveri të kapur nga krimi.

Qëndrimi i opozitës dhe qytetarëve të bashkuar kundër krimit dhe drogës për një Shqipëri Europiane është i vendosur dhe i pakapërcyeshëm:

Fatmir Xhafaj duhet të largohet nga Ministër i Brendshëm dhe t’i hapë rrugën një hetimi të pavarur dhe të pandikuar nga pushteti që ai mban sot.

Policia e Shtetit duhet të çlirohet nga kapja prej klanit Xhafaj, i cili zëvendësoi klanin Tahiri-Habilaj, duke vazhduar të mbrojë krimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.

Edi Rama po vazhdon në mënyrë kriminale mbrojtjen me mekanizma mafiozë presioni dhe manipulimi të Fatmir Xhafajt.

Largimi dhe hetimi i tij dhe vëllait të tij sipas Ligjit Antimafia, si dhe ndalja e kërcënimeve dhe presioneve kriminale të Edi Ramës ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve në procesin ndaj Saimir Tahirit dhe figurave të larta qeveritare, që janë nën hetim për lidhje me krimin dhe korrupsion, janë kushte të pakalueshme për integrimin Europian të Shqipërisë.

Lufta kundër krimit dhe drogës është kushti kryesor i hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

Qeveria e Edi Ramës e lidhur me krimin dhe drogën po e mban Shqipërinë peng, të izoluar nga Europa dhe në varfëri e mjerim.

Ne nuk do të pranojmë dhe nuk do të lejojmë kurrë që e ardhmja e shqiptarëve të sakrifikohet për Fatmir Xhafajn, Saimir Tahirin dhe Edi Ramën.

Edi Rama ka zgjedhur krimin dhe i ka dalë zot krimit. Opozita ka zgjedhur shqiptarët dhe do t’u dalë zot shqiptarëve dhe aspiratës tonë kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. (TemA)

7 komente në “Opozita falënderon qytetarët për protestën: Të bashkuar kundër krimit dhe drogës, Fatmir Xhafaj duhet të largohet”

  1. raul says:

    ah si keni ngelur nga ai miting qesharak, si te dhjere , mendonit se do mernit pushtetin me zagaret qe thyen kabinat e rruges apo me gangsteret qe drejton gernetaxhiu belin kerrici, apo me shoret me dick ne dore te lesheliqise,,,. sa poshte keni rene. mendoni per ndonje kauze tjeter per zgjedhjet e viti 2029 kur cizmeparticka te kete shkuar per lesh,,,,

  2. Sali kari kolegu i çunit Faros says:

    Sali çunin po ta qijne ne bythe
    Zeni e Argita ne burg shpejt
    Monika kokelopes I rrjedhin periodat nga goja
    Luli pshesha kos po ha

  3. VLORA says:

    Mos e vrisni shume mendjen per popullin ,se sa ju do u pa te dielen.Moj opozite pse nuk kerkoni zgjedhje te parakohshme ,qe te fitoni thelle dhe ta shporrni Edi Ramen.Ngelet duke shprehur budallalleqe cdo dite.Fatmir Xhafen nuk e hiqni dot po nuk deshi vete ai dhe Edi Rama.Per ju ka 100 vjete ymer.Por sic thote ai gazetari ,kerkoni breke hekuri,se Zeni ka filluar te kerkoj,se si duket punet keni shume gjynahe juve.Prandaj nuk jeni te besushem,ne gjirin tuaj gjene hajdut,vrases,drogaxhinj ,qe i kane lyer duaret me gjak, sip.sh.Saliu .Luli, Mona,Noga,Stazot.Keni shume nuk i numrojme dot.Negociatat do te hapen,po ju beni cbeni merrni masa per breke hekuri

  4. HolandeZIU Fluturon me pras says:

    Jeni zhytur kaq shume sa edhe te doni te hapni krahun , se beni dot.
    Dmth ju Po thoni ik ti qe te vij une..
    Po si nuk e kuptoni xhanëm qe jeni bere si gogola.
    Nuk e kuptoni qe i trembni njerëzit.
    Sa te jeni ju aty 100 vjet ymër kane keta..
    Dmth Po na thoni se Saliu, Luli, Monika jane burra me e gra me te mirë se keta qe jane..
    Po jo mor shokë dhe shoqe..
    Ku muhabet ka rradhe!
    Dhe rradhen e keni ju..
    Ikni ju se pastaj ja tregojme vendin edhe te tjereve me vote siç ju treguam juve.. (popull)..

  5. Azio says:

    Ah more,po keta te opozites qenkan vertete truthare.
    A e kuptoni Ju more te shkrete qe populli te shtunen qe bete proteste,se Ju vuri vizen njehere e pergjithmone?
    Pse keshtu do beni protesta ju me 200-300 pjesmarres,ku pjesa me e madhe ishin mercenare nga rrethet,te paguar prej jush? Nuk keni rrugedalje tjeter vecse te pergatiteni per tu perballuar me drejtesine,per poshtersite qe keni bere si vjedhjet,vrasje tradhetite e sa ESA zullume te tjera qe ja keni nxiree popullit per keto 27-28 vjet demokracia.
    Ne historise e Shqiperise Ju do mbeteni njollat me te zeze ne jeten politike e shoqerore te vendit.
    Ju keni per tu tregue si kripa ne uje,ne mos keni filluar te trentenni Tani.
    E ardhmja e juaj eshte FERRI.

  6. Kombi says:

    ORGANIZO DHE NJE PROTESTE TJETER QYTETARE ,QE TE KUPTOSH QE JE DREJT DEGRADIMIT .

  7. timo says:

    Gjysma gjeli dhe gjysma pulë nuk bëjnë dot një të tërë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje