Kombëtarja shqiptare ka marrë mbrëmjen e sotme një humbje turpëruese me shifrat 3-0 në sfidën miqëosre të zhvilluar në Zyrih kundër Kosovës.
Pavarsisht humbjes turpëruese, Shqipëria e drejtuar nga italiani Panuçi deri më tani po rezulton një dështim duke zhivlluar një lojë katastrofike.
Kjo ka bërë që tifozët kuqezi të reagojnë ashpër në drejtim të teknikut Panuçi dhe kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka.
Në komentet e bëra në faqen zyrtare tifozët theksojnë se Kombëtarja ka mbaruar me vendosjen e Dukës sërish në krye të FSHF-së.
Gjithashtu, nuk kanë munguar dhe kritika te ashpra ndaj Panuçit ku nuk mungojnë dhe kërkesat për shkarkimin e tij. (TemA)
Panuçi deshtim total. Nuk hiqej ekipi keshtu, i gjithe, ne nje dite, qe vajti ne Europian dhe beri tri ndeshje shume te mira. Panuçi si Juliano tek “Partizani”…
E kupton Panuçi se ne ç’ derexhe eshte, kur te kritikon edhe Nishani qe nuk ka shtyre kurre nje top me kembe…
nje gje nuk kam pare nga eksperimentet e Panucit. Te eksperimentonte Etrit Berishen, organizator. Ku i dihet mund te jepte. Kjo eshte filozofia e Trainerit Panuci. Do zoti ti jape mend mos te vazhdoje me eksperimente te tilla , se gjera te keqija do te shohim.