Shqipëria e drejtuar nga trajneri Krisitan Panuçi është një dështim total deri më tani.
Një skuadër që nuk të ngjall asnjë emocion, ekip pa ide, pa dëshirë dhe me një lojë katastrofike që nuk të jep asnjë dëshirë për ta ndjekur.
Kuqezinjtë morën një humbje turpëruese në miqësoren vllazërore të zhvilluar sot në mbrëmje në Zyrih kundër Kosovës me rezultatin e thellë 3-0.
Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Kosovës që i dha një leksion të pastër Shqipërisë që ka zhvilluar një 90 minutësh për tu harruar, duke mos e rrezikuar për asnjë moment portën e mbrojtur nga portieri Samir Ujkani.
Nga krahu tjetër Kosova ishtë në një lartësi për tu admiruar duke bërë një paraqitje fantastike,ç’ka dhe vetë rezultati i fitores e tregon mësë mirë.
Arbër Zeneli hapi serinë e golave në minutën e 21-të të takimi për Kosoën ku i vetëm përballë Berishës nuk fal duke e dërguar topin në rrjetë dhe pë t’i mbyllur 45 minutat e para me rezultatin 1-0.
Në fillim të pjesës së dytë është sërish Arbër Zeneli që dyfishoi rezultatin me anë të një goli mjaft të bukur të goditur nga distanca duke mos i dhënë asnjë shans Berishës që të reagonte.
Megjithatë, Kosova nuk do të ndalej pasi në të 67-ën Zhergova shënon dhe golin e tretë për ekipin e tij duke volusur përfundimisht në 3-0 rezultatin e takimit.
Një fitore shumë e merituar për kombëtaren e Kosovës që shfaqi një futboll mjaft të bukur, ndërsa nga krahu tjetër Shqipëria ishte për turp! (TemA)
Kliko KËTU për të ndjekur të gjithë rastet e ndeshjes dhe më poshtë golat e takimit
Goli i parë i shënuar nga Zeneli
Goli i dytë i shënuar nga Zeneli
Goli i tretë i shënuar nga Zhergova
Suksese Kosoves se ka nje ekip plot me talente. Shqiperia ka ekip amatoresh. Manaj e Ndoj lojtare qe as per ekip lagjeje nuk bejne.
Ju qifsha amrando duken dhe panucin
Po ku ka pasur Kombetare Shqiperia
Sot luante Kosova e Panucit me Kosoven e Shalandit,,
Kombetarja shkruhet Albania dhe duhet te luajne shqiptaret e Shqiprise
Nuk quhet Albanezet qe nuk ngeli njeri pa luajtur ,si han pa porta
Si nuk e hapin gojen futbollistet Shqiptare te Shqiperise qe nuk luajne
Ne Kombetare duhet te luajne
Alban Hoxha ,,,Selmani,,,Kolici,,( portiere)
Vangjeli,,,Mici,,,,Shameti,,,,,Malota,,,,,,,Bicaj,,,,,Imami,,,,,,Hysaj,,,,,,(mbrojtje)
Lilaj,,,,Muzaka,,,,,Bregu,,,,,Abazi Roshi,,,,Shtubina,,,,,Licaj,,,,etj ( mesfusha)
Plaku Balaj,,Guri,,,Cikalleshi,,,,etj ( sulmi)
Me mire te mos mernim pjese ne kam. Europian. Por te kishim dhe ne.Kombetaren tone
Futbollistet Shqiptare ne Kombetare e Panucit jane emigrante ,,,,,
Shifni reagimin e Kosovareve per ata qe luajne ketu,,,,
Vdesim per nje cike Patriotizem te shtirur si ne ne Shqiperi dhe ata ne Kosove
Komplet shtirje e shpifur,,,,,
Edhe kombtarja Shqiptare eshte si vet shteti Shqiptar sharlatannnnnnnnnnnnnnnnnnnnn
Kosova ka per te dominiar Ballkanin ne Sport por edhe si Shtet
Urime Kosoves
ndeshja ishte e shitur, jo per leke por thjesht per te ritur prestigjin e kosoves ne arenen nderkombetare meqe nuk kishte fituar asnjehere.
kombetarja shqiptare nuk e mori hic mundimin qe te bente nje xhiro nga porta e kundershtareve per 70 min rresht.
u vleresuam vetem per sorrollatje te kota ne fushe, pasime te gabuara dhe qorre.
ndeshja nuk u luajt 11 kunder 11 por 22 kunder shqiperise…….
NDESHJA ISHTE E DHURUAR dhe lojtaret e kombetares shqiptare luajten pa gjak pasi nuk kishin arsye te beheshin kurban per nje pefundim qe dihej qe ne fillim.