Një recetë për t’ia lënë Edi Ramës, dështimin në derë

29 Maj 2018, 09:00Politika TEMA

Nga Alfred Peza

Më 28 qershor, në Bruksel mblidhet Këshilli Europian, ku pritet të vendoset fati i mëtejshëm i procesit të zgjerimit të BE dhe i aspiratës së gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor, për tu bërë pjesë e tij. Në takimin e Kryeministrave dhe krerëve të 27 shteteve anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Maqedonia presin që të marin PO-në e madhe të çeljes së negociatave të anëtarësimit, pas rekomandimit pozitiv që dha për këtë, Këshilli Europian.

Nga sot e deri atëherë, procesi i negocimit për Tiranë dhe Shkupin do të vijojë në mënyrë bilaterale me secilin prej vendeve anëtare të Unionit. Shqipëria duket se ka lënë pas skepticizmin e Gjermanisë tashmë dhe ka ende punë për të bërë me Holandën, por mbi të gjitha me Francën e Macron.

Kryeministri e ministri ynë i Jashtëm, Kryetari i Parlamentit, Presidenti dhe lideri i opozitës janë aktorët kryesorë të kësaj axhende negociatash. Por, në fund të fundit, mbi kokën e shefit të mazhorancës ose do të vendoset kurora e fitores, ose mbi të janë mprehur e vazhdojnë të mprihen pa ndërprerje që tani, majat e shigjetave që pritet të nisen papushim, nga ana e kampit opozitar.

Në Maqedoni, këtij procesi i parapriu vendimi i Gjykatës Themelore të Shkupit, për dënimin me 2 vjet burg të ish Kryeministrit Nikola Gruevski, lidhur rastin e blerje me një çmim prej 580 mijë eurosh të një makine Mercedes Benz, me paratë e buxhetit të ministrisë së Brendshme. Kjo duket se e ka ndihmuar klimën politike që të mos ketë zëra kundër në planin e brendshëm. E vetmja pengesë mbetet ajo në raport me Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë. Një pengesë që duket tashmë vetëm çështje ditësh, që të zgjidhet.

Ndërsa në Shqipëri, ndër tri grup- çështjet kryesore që diktojnë këtë proces, si; reformat për plotësimin e 5 prioriteteve kyçe; marrëdhëniet me fqinjët ku me Greqinë ato janë drejt zgjidhjes; e fundit, ka të bëjë me funksionimin e dialogut mes mazhorancës dhe opozitës. Opozita ndryshe nga sa pritej, në vend të frymës konstruktive të dialogut apo të një pakti paqeje të përkohëshme, për hir të një çështje kaq madhore sa ëështë çelja e negociatave të Shqipërisë me BE, ka zgjedhur alternativën e luftës.

Një alternativë që kulmoi në fazën e saj të parë me mitingun e 26 majit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit dhe që pritet të vijojë me protestat e reja deri në 28 qershor. Synimi nuk fshihet më dhe është shumë i qartë: Rrëzimi i qeverisë Rama. Me arsyetimin cinik që e shoqëron atë: Për të ndihmuar në çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE?! Sepse sipas PD, LSI dhe aleatëve të saj, shqiptarët e meritojnë Europën, por jo me Edi Ramën, por me një qeveri të drejtuar prej tyre! Dhe se këtë, nuk e bëjnë se duan pushtet për vete,- siç deklaroi Lulzim Bashan në fjalimin e mitingut të së shtunës. Përkundrazi. Të gjithën këtë e bëkërkan, vetëm për popullin dhe në emër të tij.

Dakord. Le ta marim si të mirëqenë se të gjitha qëllimet e kësaj sjellje të opozitës sonë, nuk kanë lidhje me ato që thotë Edi Rama. Pra, me frikën nga reforma në drejtësi, me zbatimin e një projekti prej “Esadistësh të rinj”, me minimin në metrat e fundit të përpjekjeve më shumë se çerek shekullore për çeljen e negociatave. Le të besojmë pa asnjë paragjykim dhe me idealizëm të pastër, tek qëllimet shumë të larta të udhëheqësve të opozitës sonë.

Atëherë pyetjen që shtrohen janë dy:

Nëse negociatat hapen, a do e kërkojë ajo edhe pas kësaj, rrëzimin e Edi Ramës?

Nëse negociatat nuk hapen siç edhe parathonë liderët e minorancës, atëherë pse nuk ia lënë Kryeministrit pataten e nxehtë të dështimit në dorë, duke bashkëpunuar me të dhe qeverinë e tij, deri më 28 qershor?

Një muaj nuk është asgjë në jetën e një njeriu dhe as të një opozite. Le të jetë ky muaji i dështimit të qeverisë së Edi Ramës, derisa Bruskeli të refuzojë çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE. E pas kësaj, opozita me gjithë të drejtën e saj, le të dalë në rrugë, të bëjë protesta derisa ta rrëzojë atë nga pushteti. Duke patur moralin në anën e vet dhe dështimin e qeverisë në anën tjetër, qëllimi i liderëve të opozitës arrihet shumë më kollaj pas kësaj.

Duroni edhe pak. Sepse vetëm 30 ditë kanë mbetur. Kaq sacrifice, mirë për Shqipërinë por të paktën për vete, nuk e bëjnë dot?!

12 komente në “Një recetë për t’ia lënë Edi Ramës, dështimin në derë”

  1. Holandezi Fluturues says:

    Shume sakte nga ana gazetareske Alfred.
    Por stonon kur merr persiper avokaturen.
    E kuptoj qe edhe qeveria e jote dhe do t’a mbrosh kuptohet me lene.
    Por per avokat merrni Maksin ju..
    Pasi Alfred ne nje demokraci te shendoshe.
    Kur gjerat nuk funksionojne fajin e kane te dyja palet.
    Egzaktesisht kjo eshte Europa.
    Palet hapin rruge dhe gjej e konsensus.
    Dhe nuk tregojne me gisht vetem s’ben tjeter.
    Edhe sikur opozita te rreshkas per ne humnere nuk i futet shkelmi ta zhysesh me poshte.
    Por i jepet dora te dali prej batakut ku ka rene..
    Thuaj qe kjo ju intereson per qellime afatshkurtra.
    Se te gjithe afatshkurter jeni..
    Populli eshte afat gjate dhe europian!

    1. mesuesi says:

      A mund te ma sqaroje njeri ku qendron faji e Edi Rames nese ne 28 qershor nuk votohet pro?????? Se rekomandimi nga komisioni europian, ai qe ve notat mbi realizimin e detyrave nga qeveria, ishte pozitiv. A mos do alfredi te na thote qe edi rama tani drejton bashkimin europian dhe eshte kryeminister i halleve te cdo vendi anetar ne te????

      Dhe si eshte e mundur qe pas kaq vitesh gazetar te shkruash si nje nxenes i keq tetevjecareje………

      Tung

      1. 2025 BE says:

        Kur komentuesit ne Fcebook komunikojne me Kryrministrin, analfabetizmi i tyre eshte i dukshem dhe per cudi ata fyen dhe quhen injorante , malok e ku ta di une ne nje kohe qe problemi qendron te arsimimi i tyre ne shkollat e Saliut dhe Rames dhe kuptohet pergjegjes me ne fund jane vete mesuesit e pashkolluar mire ose me diploma fallco nga Kristali dhe Plepat.

        Kur vendi dhe shteti preken nga korrupsioni, nivel i larte i papunesie dhe mungese totale investimi, rritje ne krim e mireqenie e ulet per popullaten pergjegjes eshte qeveria dhe ai qe e drejton ate.


        Nese do t’ii bashkohesh familjes evropiane dhe organizartave te ndryshme boterore duhet te plotesosh disa kushte dhe te jesh gati te perballosh detyrimet qe vijne me pjesemarrjen ne to.Ne rastin kur Shqiperia kerkon te hyje ne Evrope, kjo do ndodhe e garantuar me 2025, duan apo sduan Bashat, Saliu/Meta apo Rama, duhet te kete plotesuar kushtet dhe te jete e gatshme nga ana ekonomike.Ne rastin e Shqiperise kushtet jo vetem qe nuk jane plotesuar por perkundrazi ato po behen edhe me te veshtira per tu arritur sepse vete shteti dhe qeveria nuk kane deshiren e sinqerte ose me qellim po e vonojne ate edhe pse duken sikur po shqyhen.
        Kjo ishte pergjigje ndaj pyetjes pse Rama mban pergjegjsi po mos te fillojne negociatat? Pergjegjes eshte Kapter Ramiu dhe ekipi i droges qe ai perfaqson.

        1. ben says:

          2025 BE-kur thua se “… kushtet nuk jane plotesuar ..”, per cfare ksuhtesh e ke fjalen? Rama nuk mund te detyroje opoziten te sillet sic duhet, pasi eshte me se e qarte se ata e kane frike hapjen e negociatave. Aresyeja eshte fare e thjeshte, pasi me hapjen e negociatave, do vazhdoje e pershpejtuar procesi i vetingut dhe me siguri do hapen dosjet me te medha te korrupsionit te PD-se dhe LSI-se, por edhe ato te PS-se. Kjo eshte e qarte si drita e diellit. Nuk them se qeveria Rama ka bere cdo gje mire, pasi probleme ka patur, ka dhe do te kete si ne cdo vend tjeter, pasi kjo ndodh edhe ne vendet me te zhvilluara te globit.
          Duke u kthyer ne ate qe juve pretendoni ne lidhje me gjoja kushtet qe nuk qenkan plotesuar, Komisioni Europian, ne raportin qe nxorri, shprehej qarte dhe pa ekuivoke se Shqiperia dhe Qeveria Rama i kane plotesuar te gjitha kerkesat qe i jane vene si kushte per hapjen e negociatave (5 kushtet) si dhe per kete aresye rekomandonte hapjen e negociatave. Me hapjen e tyre, nuk mbaron procesi i kompletimit dhe thellimit te reformave, pasi gjate procesit te negocimit, vendi do te jete nen monitorim te vazhdueshem.
          Tani, ne te gjithe e dime se politika eshte “kurve” dhe cdo gje mund te ndodhe. Franca dhe Hollanda qe historikisht kane qene pro ruse per aresyet e tyre te ballancimit te fuqise me Gjermanine, mund te vendosin veton dhe ne te mos kemi mundesi te nisim negociatat, por eshte fare pa kuptim qe negociatat per anetaresim ne BE jane hapur me Serbine dhe Malin e Zi, kur dihet qe keto vende jane shume larg protesimit te kushteve per anetaresim dhe te mos hapen me Shqiperine. Ne se kjo ndodh, per mendimin tim, ne duhet te shohim per alternative te tjera aleancash me vende si Kina.

    2. @ says:

      Mos i bej qefin Pezakut..
      Edhe nga ana gazetareske, shkrimi eshte me poshte nivelit amatorial..

  2. joel shkodra says:

    Eh, por pas 28 qershorit vjen korriku e gushti e duam te shkojme ne plazhe e jo ne protesta.

  3. Iliri nga Gjermania says:

    Ate receten e Plakes tende po na tregon Plere.

  4. Hosteni says:

    Faji i Edi Rames qendron ne faktin se deri tani ka vertetuar se eshte vetem nje demagog. Mund te binde vetem militantet e tij apo mediat bythelepirese me pallavrat e reformes ne drejtesi, qe deri para disa ditesh na u quajt e kryer. Me nje Vetting qe ne vend te ishte nje stuhi na doli vetem nje fllad veror. Nuk mund te shantazhosh EU duke thene duhen hapur negociatat qe te mund te luftojme krimin. Asnje ” peshk te madh” deri tani, biles njerin nga peshqit e medhenj e quajti presidentin me te mire te gjitha koherave. Zero transparence ne marreveshjen e famshme me peshkun tjeter te madh Bashen. Zero transparence ne marreveshjen me Greqine. Njohje minoriteti Bullgar, vetem e vetem per t ´i lepire bythen Bullgarise e cila tani ka kryesine. A do me per Belulin o mesues. Kam sa te duash, por po e mbyll me kaq se me duhet te iki ne pune. Tung.

    1. ben says:

      Hosteni-sa muaj u vonua Ligji per Vetingun pasi opozita nuk shkonte ne Parlament? Po u arrestuan sot “peshqit e medhenj”, neser gjykatesit e Saliut do ti nxjerrin ne rruge. Komisioni i Vetingut ka nisur punen nga niveli me i larte i gjykatave dhe prokurorise per te zbritur deri ne nivelet me te ulta, por kjo eshte nje pune kolosale qe kerkon shume kohe, pasi duhet te shqyrtojne miljona dokumente per te arritur ne rezultatet e duhura. Vetingu nuk eshte nje proces qe mbyllet me nje muaj, dy apo dhe me disa vjet. Ai do jete nje proces i vazhdueshem per te mbajtur nene kontroll gjygjesorin kur ai te arrije ne nivele normale, por per ta prure deri aty nuk do jete aspak e lehte, sidomos me nje opozite destruktive si ajo e sotmja.
      Lul Basha me Monen nuk e kane hallin ke Rama si person, por per ate qe Rama kerkon te arrije, qe presupozon burgun per kryemaskarenjte, shushunjat Berisha e Like Floriri, per te vazhduar me Bashen, Monen dhe maskarenjte e tjere qe u rrine nga pas. Nese Rama nuk e ben kete, atehere ne duhet te dalim te gjithe ne protesta, por jo sot kur vendosen fatet e vendit dhe e ardhmja jone dhe e femijeve tane. Sot ne nuk duhet te protestojme per cizmet e Mones apo parate e Lulit. Kush nuk e kupton kete eshte nje idjot.
      Ne lidhje me ato qe shkruan per transparencen ne negociatat me Greqine apo per njohjen e minoritetit bullgar, mbase deri diku keni te drejte, por cfare na prish pune ne nese qeveria ben negociata apo njeh nje minoritet me 100-200 veta? Berja e politikes eshte nje proces i veshtire dhe kompleks, ku nje leshim ne njohjen e nje minoritet minimal per hir te nje objektivi me madhor nuk eshte demtim interesash kombetare. Persa i perket negociatave me Greqine, ato me siguri do behen publike, por per aresye te sensibilitetit, besoj se te dy qeverite jane dakorduar qe te mos japin detaje. Nje gje eshte e sigurte se te dyja qeverite kane pranuar te negociojne mbi bazen e ligjeve nderkombetare dhe pranimin e eksperteve nderkombetar ne se nuk arrijne te bien dakort.

  5. florence says:

    MESUESI ta them un ku qendron faji edi rames, e para i gjith ballkani ka futur politikane ne burg, kurse edi rama vetem nxjerrcnga burgu, e dyta ne vend qe te fuste ne burg sali berishen, lulin, moniken, liken e te tjer edi rama as nuk e vuri ujin ne zjarr perkundrazi i shtoi hajduter dhe te korruptuarit me njerezit e vet, kshuqe europes i ra goja ne toke duke i thene ketij rrypit tone qe kemi per kryeminster ore arresto ndonje se le nam, hic ky i joni, si do hysh ne europe me liken president, me lulin ne opozite me salen qe ngeli ne demostrat, europa shef edhe ben sikur sshef, ky i joni esht trap me pak llafe.

    1. ben says:

      Florence-nuk eshte Edi Rama qe fut njerez ne burg, por gjykatat. Si nuk hoqet dore nga metodat enveriste edhe sot pasi kemi 28 vjet qe jemi larguar nga komunizmi? E beri kete gje Saliu me Nanon dhe e dime te gjithe se cfare doli me vone. Nano doli nga burgu si hero, u be K.Minister dhe beri me shume dem ne ekonomine e brishte te vendit se sa para-ardhesit apo pas-ardhesit e tij.
      Po qe es Rama do fusi ne burg ata qe thoni juve, do te akuzohet si diktator. Me kete nuk dua te them se ato qe thoni juve nuk e meritojne burgun. Per kete ju jap plotesisht te drejte, por nuk eshte ky momenti. Kur te happen negociatat dhe ne se keta lapangjoze qendrojne akoma jashte hekurave, atehere edhe une do bashkohem me juve per te denuar Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje