Rreziqet e një basti publik…

29 Maj 2018, 18:52Blog TEMA

Në emergjencë për institucione

Nga Edmond Arizaj

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, një nga tre denoncuesit e parë të “përgjimit nga dëshmitari X”, ka deklaruar, në formën e bastit publik, se ekspertiza e përgjimit mes Albert Veliut dhe Agron Xhafës (i pretenduar) do të dalë fals.

Ky bast publik, sado ironi të ketë brenda, e thënë nga një jurist i mirë, një deputet, dhe një njeri shumë më i formuar dhe kulturuar se mijëra shqiptarë të tjerë, mbart një tufë dyshimesh e rreziqesh mbi vete. Atë që shoh unë si më të madhin dhe më të habitshim, është se mos ndoshta tashmë nuk u besojmë më as institucioneve jashtë vendit?!

E bëj në formën e pyetjes, sepse kam ende një shpresë se nuk është e vërtetë. Nuk mbaj mend në këto 28 vitet e gjasme-demokracisë, që një opozitë të ketë besuar tek intitucionet e brendshme, por të paktën tek ato të partnerëve nuk ka pasur dyshime. Të forta të paktën. Ndërsa mendimi që po zë vend prej disa ditësh dhe që u shpreh fare mirë edhe nëpërmjet sfidës së Alibeajt, është se “këta” mund të ndërhyjnë dhe të manipulojnë edhe institucionet jashtë Shqipërisë. Nuk mendoj se institucionet botërore janë të kristalta, por paragjykimi përherë është jo i kristaltë, për të mos thënë i pistë.

Pas kësaj më lind e drejta të pyes: A di ndonjë gjë më shumë Alibeaj që është i gatshëm të vendosë edhe një bast publik? Dhe mbi të gjitha, pyetja që do të doja të kisha një përgjigje, jo vetëm nga Alibeaj, është: Tek cilat institucione beson Partia Demokratike, nëse jo shqiptare dhe jo ndërkombëtare?! Mua më duket se problemi i mosbesimit tek institucionet, është më i madh se sa rotacioni i pushtetit. Ky problem ishte edhe kur në krye të partive respektive ishin Berisha dhe Nano, po njëlloj është edhe tani kur janë “të rinjtë” Basha-Rama. Nëse nuk arrijmë të kemi besim tek institucionet dhe “paranoja” kalon edhe më tutje, atëherë si do mundet të ndërtojmë ndonjëherë administratë që nuk do lëkundet sado të ndryshojë qeveria? Gjithë të tjerat, koha ka treguar se janë vecc palaccollëqe të politikës shqiptare, që ashtu si nxjerrin dhëmbët të hënën duke i hungëritur njëri tjetrit, po ashtu të martën ecin krah për krah duke tundur bishtin, pasi kanë gjetur koordinatat e përbashkëta gjatë natës. Jemi dëshmitarë, dhe jo X, se kjo ka ndodhur me dhjetëra herë, dhe njerëzit janë përdorur po aq herë.

Po aq dëshmitarë jemi se të vetmet që e kanë pësuar sa herë janë skërmitur, apo përqafuar ata, kanë qenë institucionet shqiptare, që janë bërë më të brishta e më të goditshme dhe afërmendsh në shumë raste edhe më të paafta.

Ndoshta ka ardhur koha që vetë institucionet të marrin në dorë fatet e tyre. Pa pyetur për mosbesimet dhe ndërhyrjet e errëta të politikës. Pa i përzgjedhur “peshqit” që do kapin. Vetëm në këtë mënyrë besoj do i jepet fund pafundësisë së përdorimit të tyre nga politika, sepse kjo e fundit me dashje nuk ka për të hequr dorë ndonjëherë. Por sigurisht që për këtë duhet pak moral, guxim dhe ndjenjë detyre të cilën ta kanë besuar. Ne jemi në emergjencë për institucione të besueshme, por edhe për pak besim tek institucionet.

7 komente në “Rreziqet e një basti publik…”

  1. Ageron says:

    Mondi- ajo qe ka thene Alibeaj eshte shume e thjeshte: eshte investuar personalisht Mamalja qe regjistrimi te dale fallso- ne kuptimin qe kampioni i “zerit te ageronit” te mos perputhet me “zerin e degjuar ne pergjim”. Ku hyn institucioni nderkombetar ketu? Si ma verteton ti se kampioni i zerit te ageronit eshte i ageronit? Kur u mor ky kampion, dhe a ka video gjate marrjes se kampionit te zerit?

    Mamalja tha eshte falso, cdo thone prokuroret genjeu kryeministri? Do e marrin te pandehur se tentoi te prishte provat?

    Kete ka thene Enkeledi: Mamalja eshte investuar personalisht qe pergjimi te dale falso.

    Ama cdo ndodhte nqs del autentik, ku do futet Mamalja?

  2. Che Guevara says:

    Kam respekt per analizat e zotit Harizaj,por ne kete rast dyshoj se nuk e ka kuptuar thelbin e asaj cfare ka tentuar te hedhe ne treg Alibeaj!
    Alibeaj hedh bast se ekspertiza e Babales do nxjerre se vidio pergjimi eshte fallco!
    Dhe ketu Alibeaj nuk e ka me shume dyshimin ne institucionin nderkombetar te perzgjedhur per kete ekspertize,por tek fakti,qe ai e di fare mire se VIDIO PERGJIMI ESHTE KOMPLET ….FALLCO!

    1. do vijë një ditë says:

      Bravo, Che Guevara ! E degjova ate nate ne tv dhe kete mendova. Duke e ditur, se eshte mall qe e kane prodhuar vete, dmth fallco, ai e di qe do dali e verteta, por aludon per kete se gjoja nuk do te analizohet drejte per ta hedhur fajin tek expertiza. E di si derri te verteten dhe e di si qeni qe do dale, por sulmon, perseri si me babalen, per te shpetuar dhe kete here expertizen. Banale, idiote, njerez te erresuar nga syte dhe mendja, te keqinj per popullin dhe vendin e tyre, por edhe deri ne kriminele qe duan ta lene Shqiuperine shtrire ashtu si e kane bere, per ta çnderuar sa here te duan. Po ngrihet Shqiperia dhe ashtu si ju Ali-beu me çimkat e tua e eproret e tu qe mbron, do tu çnderoje juve deri ne burg. Prokuroria dhe gjykatat sa me shpejte te zbardhin çeshtjen qe per ne eshte e qarte plotesishte dhe te marrin denimin e merituar. Keshtu prokuroria dhe gjykata tregon se u ka ardhe nje fije mendje , ndryshe duhet tu nxjerrim themelet edhe ketyre.

  3. orli says:

    Zoti gazetar! Keta monstrat e shqupit dhe lesh e lise nuk ju kane besuar asnjehere institucioneve nderkombetare por vetem plepistave, a nuk e hodhen poshte ekspertizen FBI per 21 Janarin po ekspertizen e ilir shtangistit?!

  4. Alban Dega says:

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze! Nga Saranda ne Tropoje. Ua pshrren gazin ne goje !
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

  5. bapka says:

    Kur z Alibeaj eshte i sigurt ne vertetesine e videos , perse mbas daljes te babales ne skene , neper intervista ne TV po ja linin ne dere njeri tjetrit ?
    Shpejt u kujtua per manipulimin e videos . Ekspertiza nuk behet, as nga plepistat e as nga kristalistat .
    Le te mendohet per ndonje variant tjeter, se edhe ky qe paraqiti mban ere Babale !
    Rrofsh babale qe na ngatrove !

  6. TRYLYLYJA says:

    ALIBEAJ, një mi gjirrizi, , i fryrë kushedi se në cilin kacek
    radikal-fobi-përhapës, duhet lënë si peshk pa ujë.
    Jo se është i rrezikshëm,as m…tin s’ta ha dot, por sepse ideologjia që atë ka ushqyer, rrezikon kërkon të përhapet.
    S’është Luli rrezik, por shkollat ku janë mësuar Alibejsat, Zhulalsat rradikalsat ,që si duhen Shqipërisë.
    KUJDES ALIBEJSAT, E SALUSHRAT, se LULUSHRAT bimë sezonale janë, s’janë barëra tē këqinj që si zhduk dot.!
    ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje