Ja dhe “Babalja” mbaroi, po tani ?

27 Maj 2018, 19:05Blog TEMA

Nga Artur Ajazi

Ka marrë fund çdo hamendësi që shqiptarët kishin mbi precedentin “Babale 1,2,3” në mos qoftë e thënë të ketë edhe “Babale 4”.

Eshtë sfumuar madje çdo paragjykim dhe çdo pretendim i ngritur mbi “origjinalitetin e videopërgjimit”, dhe kjo pasi shqiptarët (duke mos përjashtuar demokratët) e panë dhe shijuan live të shtunën “protestën popullore të rrëzimit të qeverisë Rama”.

Më tepër se një protestë, ajo ishte një tallje me ata qindra militantë të PD që e besojnë akoma Lulzim Bashën, ishte një spektakël humuri tek shihje se si kryetarin e ruanin dhjetra roje edhe kur ai ja mbathi pas “fjalimit programatik” drejt selisë blu.

Diçka tjetër e asaj që Lulzimi e quante “protestë popullore”, ishte edhe fakti se ajo përfundoi fët-fët, 2 orë para afatit zyrtar që kishte përcaktuar Policia e Shtetit.

A thua nuk kishte se çfarë të thonin asnjë prej drejtuesve të PD për ata që kishin ardhur me autobuzë nga rrethet ? A thua nuk kishin çfarë të thonin aleatët e Lulzimit ?

Jo, ata ndoshta kishin shumë për të thënë, por ata munguan, qysh nga Monika e Ilirit dhe deri tek “aleati” tradicional Nardi, apo dhe Agroni. Kjo sepse ata e dinin se “Babalja” nuk mund ti mblidhte ata në shesh me pretendimet e Lulzimit , Ervinit, Enkeledit dhe Strazimirit.

Paralajmërimet dhe ultimatumet në fakt ishin të prera, “në 26 maj do të rrëzojmë Ramën dhe Xhafën”.

Për një moment ndoshta mund të bindeshe se kësaj here Lulzimi e kishte seriozisht, por ajo ç’ka panë shqiptarët për afro 2 orë të shtunën e 26 majit, ishte thjesht tallje për të mos e banalizuar më tej.

I mblodhën ata derëzinj, u dhanë sufllaqe dhe u paguan edhe biletat e autobuzit, i pajisën edhe me shashka, dhe i derdhën në sheshin para Kryeministrisë, duke u premtuar se “sot rrëzohet qeveria, sot marrim pushtetin”.

Më gallatë dhe më turp nuk kishte. I vetmi dhe i fundit orator që mori fjalën, ishte kryetari Basha, i cili në ligjeratën e tij 15 minutëshe, nuk la “kërcënim dhe akuza” pa derdhur mbi qeverinë dhe ministrin Xhafaj.

Efekti “Babale” kishte bërë të vetën deri në momentin kur kryetari Basha ka nisur dhe përfunduar fjalimin, pasi pas tij njerëzit po e kuptonin, se kishin ardhur nga ana e anës kot, kishin ardhur për tu bërë gazi botës, dhe jo për të rrëzuar Ramën e Xhafajn , dhe për të marrë pushtetin.

Ata e kuptuan se “Babalja” ishte fashitur, e kuptuan se as Salianji që mundohej ti ndërsente para gardhit të Ministrisë Brëndshme, dhe as Alibeaj e Spahia, madje as Doktori, nuk mund të rrëzonin qeverinë dhe Fatmir Xhafajn.

E gjitha ishte një lojë, ishte një alarm falc, si dikur “armiku majtas, armiku djathas”. Ishin tallur me ata që thirrën nga rrethet, i kishin përdorur ata sikur të ishin dele, dhe jo hallexhinj. Kulmi ishte kur ata “protestues” u lanë të vetmuar pasi Lulzimi ja mbathi, dhe protesta mbeti në duart e Salianjit dhe Spahisë.

Ky ishte uragani që do të rrëzonte qeverinë, kjo ishte protesta më e “fuqishme” që ka mbajtur ndonjëherë PD ? Përgjigjen në fakt e dha Doktori, i cili deklaroi se “Rama ja mbathi nga frika, por herën tjetër do ta kapim”.

Ajo që shqiptarët panë të shtunën e 26 majit 2018, do të mbahet mend gjatë në memorjen e tyre, dhe do të kujtohet si dita kur kjo parti, de facto mbeti pa kryetarin e saj, mbeti pa “prijësin e saj në betejë”.

Ndoshta tani Lulzimit i mbetet të gjejë variant të ri, ndoshta me “Babale tjetër”, duke angazhuar seriozisht kësaj here salianjë të rinj, të sprovuar në beteja për “rrëzim qeverie apo kapje kryeministrash”. Por deri atëhere, PD do të ketë humbur dhe do të jetë plakur shumë.

7 komente në “Ja dhe “Babalja” mbaroi, po tani ?”

  1. ce says:

    Partia e lullkes dhe Particka e lesheliqise sic quhet tashme lsc – ja ose levizja socialiste per cintegrim tashme e pane vete se sa te braktisur Jane nga populli, cizmja, babalja, kejdi dhe Florida kerpaci me dick ne dore ne salle , stratus me patllake duke prishur lodrat e femijeve, gangsteret e Belind kerricit duke djegur bunkerin, horrat e Mulit duke djegur kabinat e rruges kombit kane krijuar imazhin e nje opozite qe nuk eshte gati per te ardhur ne pushtet as ne zgjedhjet e vitit 2029, baxhella ti hape sure si ulkonj por nuk tremb njeri,,

  2. Cuku says:

    Te lumte.dora ,,,
    E ke tretur ,,,,

  3. Janulles, me sqepar kokes.... says:

    …po tani ? Tani po presim perlat e palloshit qe tha para disa ditesh, qe ne ditet ne vijim do dalin ne pah lidhjet e PD me kokainen e kapur. Me sa duket u harrua ai muhabet. Presin shqiptaret, nuk e cajne trapin. Sa te kene presidentin me te mire te gjitha koherave dhe urimet e palloshit ne fb, as nuk duan t´ja dine per njeri te gjalle ne bote.

  4. Dr Alban says:

    Para se te merreshit me ” babolen”…sot duhet te kishit vetem nje teme,te gjithe pa perjashtim,dhe kjo eshte ” Po- ja” e Gjermanise.
    Nuk ngeli bytheqire e bythelepir pa thene se Merkeli i tha Rames ” jo”.
    Filloi ” ora news dhe news24″ te thoshin se kane informacion nga ” merkeli” qe gjermania do thoshte jo…ndaj une,por shpresoj dhe shume shqipetar te tjere,iu dergojme te fala:
    Gazetar Lel-es( i njohur si bytheqire)
    Eni Vasilit( jevga qe ben sikur kupton)
    Ilva Tares( ma ke shpifur keto dy muajt e fundit…je katandisur turpi i gazetarise)
    Baboles…me falni,ketij korçarit Ylli Rakipit( apo babole ngelek ky ne çdo lloj situate)
    Andi Bushatit( ka degraduar)
    Antishqiptarit Fatos Lubonja
    Samiri i stopit( ky edhe kur frun ere ia ve fain rames)
    Arian Canit ( filo- pusht)
    Fejzos,shullakut,prec zogajt(!), etj nuk ka nevoj ti rendit,se skane me shikues.

  5. alma tirane says:

    tani do vazhdoje lulashka te tallet me ata debilat qe ka ne PD.

  6. Holandezi Fluturues says:

    “Çudia me e madhe tre ditë zgjat”
    Populli do ti fusi dhe nje gotë verë nga pas.
    Missioni anti- Shqiptar vazhdon ne kerkim te çudirave te tjera.
    Po ashtu vazhdon dhe apatia e qeverisë ne “[email protected] e mos t’ju bërit asgje..
    Ah “harrova” zotin.
    Me të s’luajne dot ai di t’jua marri hakun Shqiptarëve..

  7. saliu says:

    Meqenese PD-istat mbarun pune me Babalen, le te vazhdojne me Babolen (Lulin), duke kerkuar largimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje